Kina dhe Plani Morgentau: Mësimet që nxjerrim nga këto dy ngjarje.

Pas mbarimit të luftës së dytë botërore, dy ishin planet kryesore se çfarë do bëhej me Gjermaninë: Plani Marshall dhe plani Morgentau. Plani Marshall nuk ka nevojë shumë të shpjegohet. Amerika ndihmoi rindërtimin e Europës me anë të kredive që i dha shteteve europiane. Europa ishte nën mburojën amerikane për sa i përket ushtrisë dhe ky ishte fillimi i rendit botëror liberal. Por nuk duhet të harrojmë planin Morgentau pasi ishte thjesht koinçidencë qe u vendos që të zbatohej plani Marshall dhe jo plani Morgentau.

Por çfarë përmbante plani Morgentau dhe cila ishte ideja kryesore?

Hans Morgentau ishte nje hebre i ardhur në Amerikë gjatë luftës së dytë botërore. Shumë persona e kanë konsideruar si çifutin që donte të shkatërronte përfundimisht Gjermaninë dhe racën ariane etj. Kjo nuk na intereson në këtë artikull. Ajo çfarë na intereson janë idetë e tij. Plani Morgentau vërtet mund të cilësohet si një plan shumë mizor, sidomos duke pasur parasysh që ishte një plan i drejtuar përkundrejt një shteti tjetër europian dhe jo përkundrejt ndonjë kolonie afrikane apo arabe.

Plani Morgentau parashikonte ndarjen e tërë territoreve gjermane ndër fituesit, moslejimin e shfrytëtimit te rezervave të qymyrit në zonën e Ruhr-it nga gjermanët, shkatërrimin e çdo lloj industrie gjermane dhe nxitjen e emigrimit të inxhinierëve gjermanë në Amerikë apo në vende të tjera europiane dhe përfundimisht kthimin e Gjermanisë në një ekonomi tërësisht bujqesore.

Sipas Morgentaut gabimi kryesor i vendeve fituese te luftës së parë botërore ishte fakti që i lejuan Gjermanisë ringritjen e industrisë së saj. Para luftë së parë botërore Gjermania kishte qënë vendi më kompetitiv përsa i përket industrive kimike dhe teknologjive të reja. Është e vërtetë thotë Morgentau që Thysen dhe Krupp prodhuan gjatë kohës së paqes lugë dhe pirunj por, dhe këtu ai citon Stalinin:

„Çeliku që sot prodhohet për të prodhuar lugë e pirunj nesër mund të prodhohet për të prodhuar tanqe“.

Morgentau kishte të drejtë. Me ardhjen e Hitlerit, stabilizimin e ekonomise gjermane, riarmatosjen dhe gjithashtu fokusimin e ekonomisë gjermane në qëllime ushtarake industria shumë e fuqishme gjermane e ktheu Gjermaninë në një monstër që mundi të luftonte më fuqinë e vet tërë Europën. Pa industri, popullsia gjermane, ndonese një ndër më të mëdhatë në Europë, nuk do mund të shkaktonte dëme.

Morgentau tregon mënyrat se si Gjermania Naziste krijonte kartela doganore me vende si Polonia për të shtypur fuqinë e mundshme industriale të këtyre vendeve, tregon fuqinë e korporatave multinacionale gjermane dhe se si këto korporata mbronin interesat gjermane dhe në Shtetet e Bashkuara dhe gjithashtu tregon se si përgatitjet për luftë të SHBA-ve u shtynë për ca kohë sepse baza industriale e vendit nuk ishte e plotë. Tani ta krahasojmë pak këtë situatë me kohën e sotme.

Amerika ka zhvendosur bazën e vet industriale në Kinë. Kjo sjell jo thjesht një humbje të vendeve të punës në kohë paqeje por dhe rrezik në kohë lufte. Kina po tregohet e suksesshme, çdo dite e më tepër, jo thjesht në industritë klasike të rënda e të lehta por dhe në teknologjitë e reja të informacionit, rrjetet e internetit, teknologjite kuantike etj. Çdo dollar i shpenzuar ne produkte kineze çon në rritje të mëtejshme të ekonomisë kineze dhe të industrive që një ditë mund të përdoren për qëllime ushtarake.

Morgentau është i përshtatshëm për kohën tonë dhe për një arsye tjetër. Një nga kundërshtimet që jepej në kohën para luftës së dytë botërore se pse Hitleri nuk duhej ndaluar ishte fakti se Gjermania ishte një ndër ekonomitë më të mëdha në Europë dhe se shkatërrimi i ekonomisë gjermane do ishte problematik dhe për shtetet e tjera europiane. Morgentau thotë se ky ishte thjesht një justifikim.

Fillimisht në çështje kaq të rëndësishme ku bëhet fjalë për luftë apo paqe dhe për shkatërrim apo fitore ekonomia ka një rol deri diku dytësor. Problemi i dytë sipas Morgentau-t është fakti se ekonomia gjermane, vërtet ishte e madhe, por madhësia nuk përkthehej direkt në fitime për ekonomitë e tjera. Proteksionizmi i jashtëzakonshëm gjerman, mbytja e industrive të vendeve të tjera më të vogla por dhe e vendeve europiane të mëdha, të tëra këto më shumë shkatërronin ekonomitë e vendeve europiane se sa i ndihmonin ato. Situata me Kinën sot është pak më ndryshe.

Kina, ndryshe nga Gjermania e atëhershme, shpenzon shumë para në vende të tjera. Qoftë si konsumatore e mallrave të këtyre vendeve, qoftë si blerëse e industrive të këtyre vendeve. Në vendet më pak te zhvilluara Kina gjithashtu shpenzon para me turizëm, me ndërtim infrastrukture etj. Ka disa probleme ama me këtë mënyrë zhvillimi biznesi.

Fillimisht është e vërtetë që Kina shërben si treg për shumë industri europiane dhe amerikane. Problemi është e ardhmja. Vende si Brazili, Australia, Kili etj nuk duhet ta kenë frikë të ardhmen nëqoftëse Kina bëhët fuqi botërore për arsyen e thjeshtë se këto vende kryesisht merren me eksporte lëndësh të para. Nëqoftëse industritë kineze do rriten, do rritet dhe kërkesa për lëndë të para.

Problemi qëndron te vendet perëndimore. Nëse Kina arrin të prodhojë çdo gjë vetë, asnjë teori ekonomike liberale e avantazhit krahasues nuk ka për ta ndaluar Kinën që të bleje produktet e veta dhe jo të perëndimit. Shembuj të tillë ka plot: Huawei, Geely, kompanitë kineze të prodhimit të avionave etj. Problemi i fundit është dhe problemi që kemi përmendur gjithmonte: Një fuqi gjigande ekonomike (në këtë rast dhe industriale), krijon dhe një fuqi gjigande ushtarake.

Nuk duhet të fiksohemi shumë tek shifrat e GDP apo fuqisë financiare. Të qenit fuqi financiare botërore nuk e ndihmoi Anglinë shumë kur po bombardohej Londra nga bombat gjermane. Frika më e madhe duhet të jetë e konkurruesve industrialë ne rajon, si psh Japonia. Është deri diku rregull në ekonomine dhe gjeopolitikën botërore: Nuk mundet kurrë të koekzistojnë dy fuqi industriale të mëdha në të njëjtin rajon. Industritë kineze, në një të ardhme jo shumë të largët, do e shkatërrojnë totalisht ekonomine japoneze. Si mund të përkthehen gjërat e thëna më sipër në një mësim për Shqipërine?

Filimisht, si vende ballkanike që jemi dhe jo shumë te zhvilluara, nuk ka shumë vend për zhvillim industrie. Industria mund të zhvillohet brenda mundësive, qoftë e lehtë apo e rëndë. Rëndësi ka kryesisht të jemi në një pozicion drejtues në Ballkan në këtë pjesë(sepse deri tani jemi humbës).

E dyta: Si vend që nuk mund të krijojmë vetë çdo lloj armatimi, fuqia ekonomike dhe blerëse është shumë e nevojshme. Rritje e madhe e ekonomisë na duhet gjithashtu. Dhe për ta mbyllur na duhet gjithashtu ringritja e industrisë shqiptare të armatimeve. Në rast mos shitjeje armësh nga vendet ku i blejmë sot, na duhet siguria që do kemi armë deri në gjetjen e një aleati që do jete i gatshëm të na i shesi. Në asnjë mënyrë nuk duhet lejuar ngritja e një fuqie tjetër industriale, ekonomike dhe ushtarake në Ballkan. Deri tani është Greqia e tillë, por nuk duhet lejuar ngritja e një fuqie tjetër kundërshtare ndaj nesh(si Serbia psh) pasi një konkurrent rajonal del e tepron. Nuk na duhen më shumë.

Digiprove sealThis blog post has been Digiproved © 2019