
Studime mbi Shqiptarët dhe Trojet e tyre në Kosovë
Një përmbledhje artikujsh nga burime të ndryshme që trajtojnë aspekte të larmishme të çështjes Shqiptare në Kosovë nga pikëpamja etnografike dhe historike. Brerore mban përgjegjësi vetëm për mbledhjen e artikujve dhe publikimin e tyre. Të gjitha të drejtat e tjera i përkasin autorëve. Kjo nismë nuk sjell fitim material as për revistën online e as për pronarët e saj. Përmbledhja u jepet falas të gjithë lexuesve.

Fati i Perandorive nga Sir John Bagot Glubb
Dhurata jonë për ju, me rastin e këtij “panairi” të pazakontë. Ky përkthim ofrohet falas për të gjithë lexuesit e interesuar. Marrja e pjesëve nga libri për t’u postuar diku tjetër lejohet vetëm duke cituar burimin. Përkatësisht, emrin e përkthyesit dhe revistën online. Lexim të mbarë. “Sër Xhon Glub ndryshe i njohur si Glub Pasha, lindi më 1897. Gjatë Luftës së Parë Botërore luftoi në Francë, nga viti 1915 deri më 1918. Më 1926, pasi la ushtrinë e rregullt, shërbeu në qeverinë e Irakut. Nga 1939 në 1956 drejtoi të famshmin Legjion Arab Jordanez. Që nga dalja e tij ne pension, ka botuar 16 libra, kryesisht mbi Lindjen e Mesme, si dhe ka dhënë leksione anekënd botës.”

Doktrina Politike e Fashizmit nga Alfredo Rocco
Një libërth i veçantë që meriton një vëmëndje po aq të veçantë, megjithatë jo për arsye të gabuara. Ky libër nuk është manifest apo doracak dhe nuk duhet interpretuar si i tillë. Interpretimi i drejtë duhet bërë në dritën e një tjetër gurthemeli, që përmes kontekstualizimit të mëtejshëm, si dhe marrjes së gjërave të duhura nga pikëpamja parimore, do të na mundësojë krijimin e një ideologjie burimore në të mirë të kombit Shqiptar. Për ata që kanë dyshime, një ideologji burimore nuk mund të krijohet duke u nisur nga tekste komuniste ose liberale. Për Rocco-n, fashizmi është një fenomen thelbësisht italian, historikisht italian, dhe jo mishërimi Italian i një ideologjie universale që buron nga një ur-fashizëm jo i konkretizuar diku në botë. Në kontekstin tonë, gjurmimi i një ur-fashizmi mund të bëhet përmes zbërthimit të teksteve pothuaj parimore të kohëve të shkuara, dhe përthithja e një tabani po aq parimor nga to.

Kërkimi për Mbijetesë nga Sir John Bagot Glubb
Nuk mund të mos e përkthenim pjesën e dytë të përsiatjeve të John Glubb mbi një pikëvështrim të ri të studimeve historike. Mund të qëmtoni në këtë libërth, optimizmin e tij mbi të ardhmen e Britanisë. Edhe pse kjo pjesë e dytë përqëndrohet specifikisht tek e ardhmja e Britanisë, John Glubb ka arritur edhe një herë të shkruajë rreshta të vlefshëm për këdo që di ç’lexon dhe pse. Ky libërth mund të konsiderohet si një dritare e reflektimeve të një ushtaraku me shumë përvojë, në përballje me dekadencën e kohës së tij. Si çdo libërth tjetër, edhe ky ofrohet falas për çdo lexues të interesuar. Marrja e pjesëve nga libri për t’u postuar diku tjetër lejohet vetëm duke cituar burimin. Lexim të mbarë.

Doktrina e Fashizmit nga Giovanni Gentile & Benito Mussolini
Doktrina e Fashizmit, botim i vitit 1932 nga organet zyrtare të regjimit. Libri është i plotë, vjen së bashku me shënimet e nxjerra nga botime të mëparshme. Për hir të saktësisë, kemi sqaruar që në titull, por edhe më tej se kjo doktrinë nuk është shkruar vetëm nga Benito Mussolini, por në një përmasë të pamohueshme nga filozofi i idealizmit aktual, Giovanni Gentile. Përkthyer nga Vasil Alarupi. Lexim të mbarë.

Rivolucioni Fashist nga Vasil Alarupi
Një histori e shkurtër e fashizmit, shkruar nga Vasil Alarupi. Prek disa aspekte themelore të lindjes së lëvizjes fashiste, ngritjes dhe ardhjes në fuqi përmes të famshmit marshim në Romë. Sigurisht që nga një libërth i tillë nuk duhet pritur ndonjë mbështetje e madhe në referenca, apo ndonjë ekspozim i episodeve të fshehta. Ofrohet thjesht një shpjegim i ngjeshur, sesi një lëvizje mund të ngrihet nga hiçi për pak vite, përmes këmbënguljes dhe veprimit, të arrijë në sundimin e një shteti jo pak të rëndësishëm.

Nacional Socializmi dhe Raca nga Anthony James Gregor
Anthony James Gregor është specialist i studimeve mbi fashizmin dhe Nacional Socializmin. Profesor i shkencave politike, objektiv në analizë. Është pikërisht ky objektivitet i analizës dhe i hulumtimit, cilësia më e vlefshme në këto kohë të errëta ku mbizotëron stili polemik, sidomos për ideologji të këtilla si Nacional Socializmi dhe Fashizmi. Eseja trajton historinë dhe zhvillimin e teorisë racore të Nacional Socializmit nëpër tre periudha. Periudha e parë mbulon përkufizimin Hitlerian të racës, periudha e dytë kombinimin e kërkimeve Nacional Socialiste me veprat e Hans F.K Guenther, kurse periudha e tretë, teorinë tashmë të pjekur e të përfunduar. Periudha e tretë mund t’ju habisë, ashtu siç na habiti neve, përkthyesve dhe botuesve të kësaj eseje. Si gjithmonë, libri ofrohet falas për të gjithë të interesuarit. Marrja e pjesëve nga libri lejohet vetëm duke cituar burimin. Lexim të mbarë.
