Pyetjet më të shpeshta:

Më shumë se një portal. Më së pari Brerore është një grupim prej të angazhuarish, të shqetësuar për të tatëpjetën që kombi shqiptar po merr. Se dyti, Brerore është një projekt, dhe si i tillë kërkon të përmbushë disa objektiva. Këto objektiva qendërzohen rreth idesë së rindezjes. Rindezja e shkëndijës kombëtare.

Nëse dëshironi, sigurisht. Barra e shpalosjes së mozaikut shqiptar nuk na përket vetëm neve. Prandaj jemi të ndërgjegjshëm se nevojiten përvoja të shumëllojshme, copëza të tjera që vetëm shërbejnë për të plotësuar dhe forcuar kornizën e projektit tonë.

Brerore ka dy shtylla themelore.

  1. Ndërtimi i mozaikut shqiptar politik/kulturor

Energjitë kombëtare nuk kanë shteruar, ato vetëm kanë rrëshqitur nëntokë. E shohim si detyrë tonën nxjerrjen dhe pasurimin e tyre.

  1. Lehtësimi i vuajtjeve shpirtërore të kohës

Jemi të bindur se tranzicioni i dytë shqiptar vetëm sa ka nxitur e thelluar krizën shpirtërore të nisur nga vendosja e regjimit komunist. Prandaj, duke mos dashur ta privojmë njeriun shqiptar nga një dimension transhendental, kërkojmë të shërojmë plagët e vjetra.

Shkrimet, sugjerimet dhe idetë tuaja mund të na i çoni me email, një anëtar i stafit tonë do tju kontaktojë. Në çdo kohë këto shkrime mund ti aksesoni, pasi do të integroheni në portal si user i veçantë. Gjithashtu keni të drejtë të zgjidhni username-in tuaj unik, dhe nëse doni të mbeteni anonim. Username-i juaj gjithashtu do të përmbajë disa gërma të veçanta për të qartësuar rolin tuaj si kontribuues dhe jo si anëtar i stafit.

Mund të na kontaktoni tek faqja jonë në Facebook, Instagram ose tek emaili ynë: brerore@outlook.com

Me shkrime, ide, sugjerime ose art. Vetëfinancohemi kështu që nuk kemi nevojë për donacione.