Kulti i individualizmit (të mos e ngatërrojmë me kultin e individit) është ngulitur thellë në mendjen e njeriut, të ashtuquajtur, “modern”. Me pak fjalë, kulti i individualizmit është ideja që ne ekzistomë në botë si elektrone të lirë, tërësisht të pavarur nga askush në asnjë mënyrë, pa asnjë detyrim ndaj askujt tjetër përveç vetës sonë. Ky adhurim i të qenit askushi është edhe thelbi i mendimit Neoliberal, ku asgjë nuk ia vlen të ruhet, pasi teorikisht mund të zëvendësohet lehtë me një tjetër. Nëse njeriu merret si individ në ketë këndvështrim, vlera e tij si qenie është zero. Ai është pa vlerë, zëvendësohet nga gjithkush. Pavaresisht se sa fort brohorasin individualistët, të jesh individualist nuk ta rrit vlerën duke të ndarë nga grupi, ajo ta heq atë tërësisht.
Pse po pyesni veten? Sepse bota është e ndërtuar nga grupet. Ajo që sot quhet “tribalizëm”, “kolektivizëm” apo çfarëdolloj “izmi” i ri që lind nga lojërat fjalëformuese të elitës politike, nuk është asgjë tjetër veçse lidhja natyrale dhe organike që ekziston midis njerëzve, siç kam shpjeguar në një shkrim më parë. Gjithmonë, përderisa do të ketë njerëz, do të ketë grupe, dhe perderisa do të ketë grupe ata do të ndeshen me njëri-tjetrin për të mbrojtur interesat e grupit. Me dashje ose pa dashje, ne do jemi gjithmonë pjesë e të paktën një grupi, ata që e quajnë veten individualistë duan gjitha të drejtat dhe liritë e të qenit pjesë e grupit pa marrë asnjë përgjegjësi. Ata janë, duke mos dashur të jap nuanca Hoxhaiste, tradhtarë të kombit par excellence. Po atëherë, pse individualizmi po paraqitet si arritja me e madhe e shekullit të 21të? Kjo është fare e lehtë. Dobësimi i një grupi forcon grupin tjetër, dhe ai grup që përforcohet nga dobësimi i kombit është elita politike.
Individualizmi u paraqitet kombeve për t’i përçarë dhe për tu marrë gjithë forcën politike që ka një komb i bashkuar, të cilin nuk ka ushtri që e ballafaqon. Kombi ndahet në të majtë dhe të djathtë, progresiv dhe konservator e me rradhë. Grupi i madh ndahet në grupe të vogla që duke u zënë me njëri-tjetrin për idiotsira nga më të ndryshmet, nuk hasin kurrë problemet e vërteta. Këta fronte të vogla, të dobëta dhe pa kapital njerëzor nuk përfaqësojnë asnjë sfidë për elitën politike, që i përdor më keq dhe ashpër se Zotëria përdor Skllavin. Kjo vihet re më së shumti në Amerikë, ku individualizmi ka gërryer kulturën Amerikane, kthyer familjarë kundër njëri-tjetrit dhe tensioni politik është në kulm; ku brënda një brezi komunitetet qindravjeçare janë shkatërruar me dhunë dhe njerëzit ndihen më të vetmuar se kurrë; ku opioidët shkaktojnë mijëra vdekje në vit sepse vetmia e individualizmit ka i çuar në depresion të theksuar.
Në kontekst historik, drejtuesit e parë ishin gjithmonë të ardhur nga turma, pra njerëz të zakonshëm, që përmes veprave madhore e kishin treguar vlerën e tyre. Këta njerëz kishin respektin e gjithë grupit dhe flisnin për gjithë grupin. Ata ishin individë të mëdhenj, por jo individualist, çdo vendim që ata merrnin ishte për të mirën e grupit. Kjo pikëpamje sfidohet shpesh nga individualistët, që arsyetojnë se këta drejtues i kanë kryer veprat e tyre madhështore vetëm për fitimin e tyre personal, duke mos e kuptuar që grupet janë gjitha të përbëra nga individë që bashkëpunojnë në simbiozë të plotë me njëri-tjetrin si qark i mbyllur. Një grup përbëhet nga individë, dhe individët kujdesen për mirëqenien e grupit. Po të mos e kishte dashuruar me gjithë zemrën e tij Iliadën dhe Odisenë, Aleksandri i Madh nuk do ta kishte nisur kurrë udhëtimin drejt Indisë. Dëshira e tij për tu kujtuar dhe tu bërë pjesë e eposit të kombit që i përkiste u realizua, ai tani radhitet në panteonin e botës perëndimore si një nga figurat më të shquara të Greqisë., emri i tij është kthyer në sinonim për gjithë kulturën.
Në veri të Shqipërisë kjo traditë vazhdonte ende në shekullin e 20. Me të vërtetë kishte dinasti, por të gjithë ishin të barabartë para kanunit si simbol i vullnetit të gjithë fisit, dhe drejtuesit e paaftë largoheshin me ose pa dëshirën e tyre. E gjitha ndryshoi mbas ardhjes së Mbretit Zog në pushtet. Ata formuan dinasti drejtuese, tani quheshin “monark”, dhe martoheshin me monarkë të tjerë duke krijuar një grup në vete tërësisht të ndarë nga kombi që ata sundojnë. Një shembull konkret është “Mbreti ynë” Leka II, që i ngjason më shumë një Australiani sesa një Shqiptari. Shtuar kësaj, këta monarkë të rinj nuk vinin nga dinasti të legjitimuara, dhe nuk ishin pjesë e Regjimit të Vjetër, duke e kthyer kështu legjitimitetin në arbitratizëm. Regjimi i Vjetër nga ana tjetër pashmangshmërisht degjeneroi me kohën, duke i dhënë jetë problemeve të reja, njëri prej tyre dhe ai i elitizmit ekstrem, injorimit të popullit.
Ishte një problem i tillë që shkaktoi Revolucionin Francez. Familjet Mbretërore, individualistë të vërtetë që donin vetëm të mbronin interesat e tyre personale, dërgonin kombin kundër vetes. Lufta Austro-Pruse u luftua vetëm sepse dy mbretërit nuk donin të hiqnin dorë nga kurora, dhe pasojat i vuajti kombi Gjerman që ende sot e kësaj dite është i ndarë në dy, Republika federale e Gjermanisë dhe Republika e Austrisë. Kjo ndarje midis kombit dhe grupit që i drejtonte ishte edhe shtysa kryesore që i dha lindje Rex Publica, Republikës, si rikthimi i pushtetit në dorë të kombit. Prerja e kokës i tmerroi mbretërit. Ata filluan tu afroheshin më shumë kombit, hoqën stemat e tyre dhe morën flamuj kombëtar filluan edhe të silleshin si nacionalistë. U desh që një komb i tërë të ngrihej dhe thyente një tabu mijëvjeçare që elita politike ta kuptonte fuqinë e vërtetë të grupit.
Pasojat e Revolucionit Francez ndihen edhe sot. Pse të ndalim me një tabu, pse të ndjekim gjithë të tjerët? Kështu, në një krahinë të Gjermanisë, filozofi Karl Marks vendosi të thyente çdo rregull. Grupi duhej të kalonte në një supergrup. Pa kombe, pa raca, pa asnjë lloj ndarje, për të njeriu ishte qenie e shkëputur nga e lartuara, nga partikularizmat natyrorë, dhe asgjë tjetër. Kolektivë pa individë, antiteza e individit pa kolektivë por jo përmbysje e sistemit të vlerësimit. Sipas Marksit, identitetet kombëtare ishin krijime të borgjezisë, dhe ata përdoreshin nga kjo klasë për të ndarë punëtorët që të mos ngriheshin kurrë kundër tyre. Me një dinakëri unike, Marksi ktheu individin në supergrup. Qëllimi i tij u arrit, individi humbi vlerën e tij relative dhe fajin ia vuri grupit, ai tani nuk ishte pjesëtar i një familjeje por pjesëtar i gjithë punëtorëve të botës. Sistemi i Republikës u kthye me kokë poshtë. Siç ndryshket shpata që nuk sheh vëmendjen e duhur, siç zbardhet qimet nga mosha, edhe Republikës i ka ardhur koha. Tani rradha në gijotinë është e kokave të Republikës, jo e Monarkisë.
Duhet të kuptojmë një herë e mirë që kombi dhe elita politike janë tërësisht të ndara nga njëri-tjetri. Elita politike jeton në një botë të paperfytyrueshëm për shtetasin e zakonshëm. Pjesa më e madhe e njerëzimit as që mund ta imagjinojnë sa e thellë është kjo ndarje, dhe kjo është sepse për të nuk flitet nga askush. Por ndarja nuk është vetëm në pasuri, ajo është mbi të gjitha në botëkuptim. Për elitën politike, ne jemi numra, ne jemi resurse. Ne jemi si ushtari në fushën e shahut, ne mund të sakrifikohemi pa pikë problemi simbas elitës politike sepse ka dhe 7 të tjerë si ne, ne jemi të gjithë të zëvendësueshëm.
Imagjino sikur të ishte një videolojë. Ushtarët për ty janë resurse, thjesht një numër në ekran. Kur ata vdesin gjatë sulmit ty nuk të dhimbset humbja e jetës, ty të dhimbset humbja e resurseve që i quajtëm kapital njerëzor. Ty nuk të intereson fare për to, në mendjen tënde ata janë veç pixela në ekran. Epo, edhe ne ashtu jemi në sy të elitave politike, resurse jo ndryshe nga bagëtitë. Atyre nuk u intereson prejardhja, kultura, zakone apo identiteti i resurseve, atyre u intereson vetëm që puna të kryhet.
Kjo është e vërteta mbi dyndjen e emigrantëve drejt Europës, ata janë ftuar. Popullsitë vendase nuk po riprodhohen mjaftueshëm, nuk ka mjaft punëtorë apo konsumatorë. Konsumatorët duhen sepse lufta ka ndryshuar. Lufta nuk bëhet më me plumba dhe ushtarë, por me shifra dhe punëtorë. Sa më shumë punëtorë të lirë aq më mirë. Delet e bardha nuk prodhojnë mjaftueshëm, duhet të merren dele të zeza, kujt i prishet punë nëse delet e bardha zhduken? Jo pronarit, kjo është e sigurtë, atij i intereson vetëm fitimi personal që delet e zeza po i sjellin.
Delet e bardha, si përgjigje, nuk duhet të therin delet e zeza për hakmarrje, e jo të ç’njerizohen duke u ulur madje më poshtë se kafsha, u mjafton të merren me bariun që shkaktoi këtë problem. Dhe kur shteti, jo vetëm që nuk mbron interesat e kombit që përfaqëson, por në mënyrë aktive e pengon dhe dëmton atë, atëherë ngritja e kombit nuk është vetëm një e drejtë, por një detyrim.
This blog post has been Digiproved © 2019