Vlerat e një Realisti


Tek disa artikuj në faqen tonë kemi cekur pak temen e teorive realiste në marrëdhëniet ndërkombëtare. Në këtë artikull dua të shpjegoj shkurt lidhjen ndërmjet teorisë dhe praktikës.

Realizmi si teori, në thelb, është teori shpjeguese dhe jo teori preskriptive. Realizmi përpiqet të shpjegojë marrëdhëniet midis shteteve, balancat e pushteteve, sistemin anarkik botëror, luftërat, hegjemonet etj. Shtetet janë aktorët kryesorë në realizëm. Natyrisht ka institucione ndërkombëtare dhe bashkëpunim në arenën ndërkombëtare por gjithmonë shtetet thonë fjalën e fundit. Dhe mbas bashkëpunimit ekziston mundësia e tradhëtisë e cila mundet në situata të caktuara të çojë deri në zhdukjen totale te ekzistencës së shtetit. Realizmi thotë se shtetet kryesisht përpiqen të mbijetojnë në këtë arenë botërore.

Pjesa jo preskriptive është mirë e bukur por a ka realizmi ndonjë pjesë preskriptive? Një ndër pjesët preskriptive totalisht eksplicite mund të themi se vjen nga Makiaveli dhe ideja e luftës preventive. Sipas Makiavelit luftërat mund të luftohen jo thjesht për mbrojtje apo fitim territori por dhe në kohë paqeje. Kjo duhet të shërbejë për zhdukjen e armikut për sa kohë nuk është i rrezikshëm. Armiku pra nuk duhet lejuar që të bëhet rrezik për shtetin tënd. Përveç kësaj janë të pakta rastet ku realizmi është preskriptiv në mënyrë eksplicite.

Por ka shembuj se si teoricienët kthejnë idetë realiste në ide preskriptive. Një shembull interesant ishte rasti i Mearsheimer gjatë kohës mbas rënies së Bashkimit Sovjetik. Ndryshe nga shumica e teoricienëve të tjerë të cilët thoshin se heqja e armëve bërthamore do ishte diçka e mirë për Ukrainën, Mearsheimer e konsideronte këtë gjë budallallëk. Cili shtet heq dorë nga arma supreme? Çdo shtet përpiqet të ketë armë bërthamore dhe jo të heqë dorë nga to me dëshirë. Ukraina gjithsesi hoqi dorë. E kërcënuar nga të dyja anët, si nga Rusia dhe nga SHBA-të, e dehur me teori liberale ku deti bëhet kos nëqoftëse heq dorë nga armët bërthamore, Ukraina u dorëzua.

Një rast më interesant është rasti i Koresë së Veriut. Ose dhe Irani. Çdo realist do sugjeronte sulm parandalues ndaj këtyre vendeve. Sulm parandalues përpara se këto vende të arrijnë të kenë armë bërthamore. Në kohën kur Bashkimi Sovjetik ende nuk kishte armë bërthamore, dhe në kohën kur Kina ende nuk kishte armë bërthamore, kishte zëra në rrethet e larta të Departamentit të Shtetit Amerikan dhe në ushtrinë amerikane që duhej ndërmarrë një sulm parandalues, mundësisht bërthamor. Disa thonë fatmirësisht kjo nuk ndodhi. Ne themi fatkeqësisht.

Një rast tjetër interesant është rasti i Kinës. Çdo realist kupton se ka dy mënyra për të ndaluar rritjen e Kinës. Embargo totale dhe luftë totale ekonomike, duke u përpjekur gjithashtu të tërheqësh sa më shumë shtete në zonën tënde të influencës. Dhe nëqoftëse rritja ekonomike nuk ndalon e vetmja mënyrë ështe lufta e nxehtë. I vetmi avantazh që Amerika ka ndaj Kinës është ushtria superiore. Rasti i sotëm mund të krahasohet me rastin e Luftës së Parë Botërore. I vetmi avantazh që Anglia kishte ndaj Gjermanisë që po industrializohej fuqishëm ishte ushtria. Anglia nuk ngurroi ta përdorë këtë si avantazh. Kostot njerëzore ishin të larta por qëllimi në nivel shtetëror u arrit. Gjermania do ishte gjigand me përmasa të tjera sot, nëse nuk do kishte qenë shkatërrimi që përjetoi gjatë Luftës së Parë dhe Luftës së Dytë Botërore.

Nga shembujt e mësipërm është e thjeshtë të kuptosh se si duhet të veprosh. çdo gjë lejohet për sa kohë kjo i shërben mbijetesës dhe forcimit tënd si shtet. Luftë, genocid, luftë bërthamore, lufte ekonomike por dhe bashkëpunim aleanca ekonomike e ushtarake etj.

Dhe vlerat ku hyjnë këtu mund të pyesë dikush. Fundja titulli është: Vlerat e një realisti. Si duhet të jetë ministri i jashtëm  i një shteti? Si duhet të jetë gjenerali i një shteti. Si duhet të jetë kryeministri i një shteti. Çfarë duhet mësuar në shkollat e diplomacisë shqiptare?

Figura perfekte është figura e personit që luan shah. çdo gur shahu mund të sakrifikohet për sa kohë që mbreti nuk bëhet shah mat. Mbreti në këtë rast është vetë shteti.

Realisti ideal nuk kërkon luftë me zor por kupton se ka raste kur lufta preventive është e domosdoshme. Nuk kërkon proteksionizëm me zor por kupton se ka raste kur duhet mbrojtur ekonomia e vendit të vet. Figura e realistit ideal është figura e, le të themi një gjarpri helmues. Gjarpri i shmanget rrezikut, zakonisht nuk i pëlqen të përballet me figura më të mëdha se vetja, rri larg konfliktit të panevojshëm, por kur dikush i shkel në territorin e vet nuk ngurron ta sulmojë.

Realisti ideal është ndër të tjera dhe figurë paranojake. Ideja e luftës parandaluese thoshte Volteri, është një ndër idetë më barbare që është shpikur ndonjëherë nga njerëzimi. Siç thoshte Volteri, mund të justifikohet vrasja e aq njerëzve të pafajshëm, vetëm duke pasur në mend një konflikt në të ardhmen, i cili dhe mund të ndodhë dhe mund të mos ndodhë. Realisti nuk e pëlqen këtë lloj arsyetimi. Dhe realisti ideal madje nuk arrin ta ndjekë këtë linjë arsyetimi. çdo gjë që siguron mbijetesën apo fuqizimin lejohet. Jo, nuk lejohet. Më saktë duhet bërë.

Dhe për ta mbyllur duhet thënë gjithashtu se realisti ideal nuk duhet të  ketë frikë të provojë nën lëkurën e vet pasojat e Raison d´etat. Qoftë kjo Raison d´etat brenda apo jashtë kufinjve të shtetit. Në mendje të vjen Frederiku i Madh i cili ishte personi që drejtonte betejën dhe rrinte vetë në radhët e para. Të vjen në mendje Hitleri gjatë Luftës së Parë Botërore. Realisti ideal nuk është Stalini i cili i jepte urdhra i frikësuar Ushtrisë së Kuqe ndërkohë që gjermanët po i afroheshin Stalingradit. Pse themi se nuk duhet frika? Sepse frika ndalon identifikimin thuajse total të vetes me kombin dhe interesat e tij. Vetë identiteti i realistit ideal shkrihet dhe bëhet një më interesat e kombit të tij.

Format ideale në këtë botë nuk ekzistojnë. Shohim copëza të ideales, por kjo nuk na ndalon të përpiqemi ta arrijmë idealen. Dhe kjo është idealja jonë për sa i përket politikës së jashtme.

Digiprove sealThis blog post has been Digiproved © 2019