Gjendja e nderë e kombëtarizmit shqiptar pjesërisht mund t’i atribuohet një imagjinate shterpë. Shqiptarët kanë harruar të imagjinojnë. Kanë harruar të imagjinojnë skenaret e mëdha të së ardhmes, e njëherazi u pëlqen të ngushëllohen me skenare fantashkencore të së kaluarës. Ideja e një Epoke të Artë Shqiptare është zhveshur tërësisht nga mundësia politike e së ardhmes, përderisa politika ende konsiderohet si arti i së mundurës, si zanati i teknokratëve cinikë që me një vështrim të zbërthejnë fund e krye duke të të numëruar pamundësitë e një politike shqiptare që tejkalon rolin e shërbëtorit të përulur, i çdo ane qoftë ky.
Edhe neve jemi paksa fajtorë për këtë nostalgji ndaj së kaluarës. Por ne nuk e zgjatim shumë, sepse si nostalgji ashtu dhe dëshira për të ardhmen duhen mbajtur në drejtpeshim. Bie fjala, kur bëjmë si Ismet Toto që ngushëllohej duke përkthyer biografinë e Ataturkut për të adhuruar një udhëheqës të mbarë, e jo shërbëtorin e përulur.
Në këtë mënyrë, çdo mundësi për t’u faktorizuar pushon së qeni alternativë sapo “realiteti” i mbivendoset imagjinatës duke i’a prerë krahët. Dhe në fund fare triumfojnë teknokratët cinikë, menaxherët e palodhur të çikërrimave sistemike, a thua se problemet e një kombi mbarë do të zgjidhen duke ndryshuar aksh nen të kushtetutës, aksh listë zgjedhore, dhe jo duke kurdisur mendjen shterpë që rrënqethet me mosbesim dhe kompleks inferioriteti sa herë i përmend një mundësi për arritjen e madhështisë, lartësimin e dinjitetit, jetës së madhe.
Shqiptarët do të shpëtojnë nga Zoti Kujdestar vetëm kur të arrijnë të bëhen perandori. Ç’do të thotë të bëhesh perandori? Perandoria mbështetet tërësisht në modelin e saj qytetërimor që e prodhon nga brenda, nuk e huazon nga jashtë. Njëherazi perandoria i përthith popujt e huaj, duke i mbërthyer brenda modelit të saj qytetërimor. Të tjerët në optikën e perandorisë nuk ekzistojnë përveçse në funksion të saj. Për t’u asimiluar ose për t’u zhdukur. Më saktë, Shqipërisë i duhet modeli i saj qytetërimor.
Dhe ja, ndokush mund të qeshë me paragrafin e mësipërm. Shqipëria perandori? Mos e dhëntë Zoti! Ne jemi ai populli më i paqtë në botë që vetëm lutemi, nënshtrohemi dhe viktimizohemi ndaj perandorive të mëdha, që kërkojnë të na gllabërojnë me rrëfenjat e tyre. Epo këto gjëra vlejnë vetëm për të rënë shehid në emër të drejtësisë universale.
Kjo është imagjinata shterpë, e cila provohet edhe më shumë nëse u bën një pyetje të thjeshtë Shqiptarëve. Çfarë mund të eksportojnë Shqiptarët kulturalisht nëse vjen dita e lumtur perandorake? Po Amerika dhe Turqia çfarë mund të eksportojnë në Shqipëri? Këto janë pyetjet e vështira që përgjigjet i kanë edhe më të vështira sidomos në rastin e pyetjes së parë.
Megjithatë dëshira për të parë një botë pa imagjinatën e projektimit të fuqisë nga brenda jashtë është po aq delikate sa dhe mendësia e përuljes sepse ky revolucion i madh i një bote që nuk projekton fuqi, është përnjëmend vizioni i fundit të historisë ku njerëzit s’kanë për çfarë të luftojnë më, por janë pajtuar të gjithë me njëri-tjetrin dhe jetojnë si në kohën e Kronosit e të Gaias, në harmoni me natyrën.
Kombëtaristët adhurojnë, nuk prodhojnë. Adhurojnë të shkuarën, adhurojnë figura si Hitleri dhe Musolini që punuan deri në vdekje për të lartësuar kombet e tyre në kurriz të botës, por ende nuk dimë nëse janë të aftë për të prodhuar Hitlerë dhe Musolinë.
Vetëmjaftueshmëria, si cilësi e identitetit Shqiptar por jo domosdoshmërisht cilësi e politikës, është parim i shkëlqyer i Kombëtarizmit, është ideja që kërkon një fuqi krijuese të madhe për të pohuar e zhvilluar vetveten, me një skenar që vjen nga ne, dhe përfundon tek ne.
Natyrisht që ky skenar i përjashton të gjitha mundësitë e shërbëtorëve të përulur. Shërbëtorët e përulur janë fatkeqësia më e madhë kombëtare, sepse nga njëra anë ata tregohen të gatshëm për t’iu bashkangjitur çdo rrëfenje të huaj, nëmos për bukë, për të ndjerë krenarinë e munguar vendase, të katapultuar në vizionin e një shteti që ende ka vizion, e nuk i ka dorëzuar armët pa filluar beteja.
Por, edhe vetë Koreja e Veriut, shteti më autarkik sot për sot mbahet nga Kina. Këtu vijmë në një problem tjetër, a mos autarkia e propaganduar si çlirim nga një krah parashikon ndaj një krahu tjetër dhe po të njejtën përulje? Në rastin e Shqipërisë, në teori kjo është mëse e vërtetë. Fundja fashistët u bënë të tillë vetëm pasi e kuptuan që internacionalizmi është gënjeshtër. Deri atëhere do vazhdojmë të kërkojnë Zotin Kujdestar, atë më pak të keqin, që hedh thërrime në pjatë si përgjigje ndaj përuljeve.
E nëse hedhim mbi krahë mantelin e vetëmjaftueshmërisë identitare, perandorinë mund të mos e arrijmë, por të paktën do arrijmë bashkimin kombëtar.
This blog post has been Digiproved © 2020