Kombi është frymë, parim shpirtëror. Dy gjëra që në të vërtetë janë një, e përbëjnë këtë shpirt apo këtë parim shpirtëror. Njëra vjen nga e kaluara, njëra është në të tashmen. Njëra është zotërimi i përbashkët i një trashëgimie të pasur kujtimesh; tjetra është pëlqesa, dëshira për të jetuar së bashku, vullneti për të përjetësuar vlerën e asaj trashëgimie të pandarë. Njeriu nuk improvizon. Kombi ashtu si individi, është pika kulmore e një të kaluare të gjatë bëmash, sakrificash dhe devotshmërie. Nga të gjitha kultet, ai i paraardhësve është më legjitimi, sepse paraardhësit na kanë bërë ata që jemi sot. Një e kaluar heroike, njerëz të mëdhenj, lavdia, ky është kapitali shoqëror mbi të cilin themelohet një ide kombëtare. Pasja e lavdive të përbashkëta të së kaluarës, dhe e një vullneti të përbashkët në të tashmen. Bëmat e mëdha të së kaluarës dhe dëshira për të bërë ende më shumë në të ardhmen – këto janë parakushtet e një populli. Njeriu dashuron në përpjesëtim të drejtë me sakrificat që ka bërë me pëlqesë, në përpjesëtim të drejtë me të këqijat që ka vuajtur. Njeriu dashuron shtëpinë që ka ndërtuar me duart e tij, dhe shtëpinë që ka trashëguar nga të parët. Kënga Spartane – Ne jemi çka ishte dikur; do të jemi çka është sot, në thjeshtësinë e saj është himni i çdo atdheu.
– Ernest Renan
Pra një shpirt i pandarë na qenka kombi. Renan diku më tej në pamfletin e tij “Ç’janë kombet”, parashikon vdekjen e tyre, një vdekje konfederative, përmes bashkimeve të zgjeruara. Por kombi Shqiptar është shumë i rrezikshëm, e njëherazi i padobishëm për të tjerët – ata, fqinjët tanë, që të bëhet pjesë e ndonjë konfederate pa u përthithur krejtësisht.
Do ju rrëfej me sa të kem mundësi këtë mistikë kombëtare. Ajo gjallon në zemrat e çdo Shqiptari, dhe ndonjëherë vuloset në shkrim, shqip, troç!
Dëshirojmë që e ardhmja e kombit të jetë një e ardhme ku vetëm një vizion radikal i shndërron Shqiptarët në bisha vitale gati për t’a përmbytur botën me gjallëri dhe me dinjitet. Ideali aventuresk i kriminelit që njëherazi ruan të paprekur edhe nderin e tij fisnor nuk ka vend këtu. Krimineli i nderuar është ngushëllimi që i përsërisim vetes në mungesë të aristokratit shpirtëror, aristokrat i forcës së karakterit, dhe i vullnetit për ngadhënjim kombëtar.
“Unë do bëj Shqipërinë” do të zëvëndësojë “Unë jam Shqiptar”, sepse e para është plot etje, kurse e dyta është ngopur, madje dhe mërzitur nga Shqiptaria.
Misteri i kësaj mistike kombëtare nuk mund të zbërthehet nga shkenca, por vetëm mund të ndihet ende më fort teksa bëmat tona politike godasin ndërgjegjet e atyre, të fqinjëve.
Nëpër këto vizione euforike, e gjalla ngërthehet me jo të gjallën. Guri arrin t’i flasë Shqiptarit, t’i tregojë botën e tij prej nga Shqiptari kupton se ajo çka ishte dikur, është edhe sot, edhe pa qenë fizikisht mes nesh. Vendet e shenjta për ne do të jenë gjurmët e lëna nga e kaluara.
Nëpër gurë dhe nëpër drurë, dikur shkelte këmba e Çerçiz Topullit pasi kishte vrarë bimbashin, shkelnin ushtarët e Skënderbeut, pra shkurt, projektojeni të kaluarën tek e tashmja pa frikë, dhe do të kuptoni se unjisia është mu aty, ajo nuk ka nevojë të shpjegohet, vetëm të përjetohet .
Projektojeni të tashmen tek e ardhmja dhe do të kuptoni se ka mbërritur çasti për t’a bërë historinë Shqiptarçe, pasi edhe mistiku përsiatës dikur duhet të ngrihet nga meditimi dhe të veprojë. Bagëti e Bujqësi, Gjak e Tokë. Edhe Gjaku është frymë në këtë pikëpamje, ai rrjedh nëpër kanalet e kujtesës, rrjedh nëpër vullnetin për të mos e shprishur këtë racë me vizionet e racave të tjera. Mjaft më me shartimet e së kaluarës, me gjakra të shprishur.
Ta mbajmë brumin e Shqiptarëve ashtu siç është, pasi edhe kjo dreq demokracie një ditë do të bjerë, dhe çorba që po gatuhet në kusinë e saj të ndryshkur, është shumë e hidhur për t’u gëlltitur nga Shqiptarët, bijtë e Shqipes. Ç’ka u bë, është bërë tashmë e nuk mund të zhbëhet. Le të nisim nga këtu, dhe të marrim një vendim, si qenie shpirtërore që jemi, të përbashkuar në Shqiptari.