Kjo pjesë e dytë më shumë do të shërbejë si kritikë ndaj Mini-Shengenit ballkanik se sa si një përballje me reagimet e ndryshme të “aleatëve” tanë.
Kjo sepse nuk ka pasur reagime. As nga ana e BE-së, as nga ana amerikane, as nga ana ruse dhe as nga askush tjetër. Kjo marrëveshje po ngjan si diçka qe duhej bërë shpejt e shpejt ndërkohë që njerëzit nuk kishin mendjen dhe nuk duhej përmendur më.
Mesa duket dhe BE-ja apo Amerika paskan deri diku turp.Reagim pati vetëm nga ana serbe, të cilët si për tu tallur dekluaruan se ndonëse vendet ballkanike kanë diferencat e tyre politike prapë kjo nuk mund të ndalojë progresin dhe zhvillimin ekonomik të Ballkanit. Ne duhet të jetojmë në paqe nën zgjedhën e Serbisë sipas serbëve. Diferencat politike pamë që sjellin dhe zarfa të helmuar me vota, por fatmirësisht Kosova nuk do jetë pjesë e ketij Shengeni ndryshe me kufinjtë e hapur të tillë zarfa do vinin dhe më thjesht se zakonisht.
Serbia gjithashtu u shpreh se ky projekt nuk është një Jugosllavi e re. Dhe Zv. kryeministri serb e tha këtë pa u pyetur në radhë të parë nga ndonjë gazetar nëse ishte apo nuk ishte. Dhe lind pyetja: Pse duhet të përpiqesh të mohosh diçka për të cilën nuk je pyetur në radhë të parë? Dhe pse ky mohim mbasi u bë fakt i kryer marrëveshja? Ndërkohë që pak kohë më parë në intervista të ndryshme Vucici e pranonte se donte të ndërtonte diçka si Jugosllavia. Sa naivë duhet të jenë lexuesit që të besojnë se çfarë thotë ky Zv.kryeminister?
Nejse kalojmë në pika të tjera.
Teksti i marrëveshjes ku mund të gjendet? Deri tani nuk kemi gjetur as ndonjë burim për këtë tekst. Mediat si shqiptare si të huaja përsërisin 3 gjëra. Tregti më e lire, bashkëpunim ekonomik më i madh dhe lëvizje vetëm me karta identiteti.
I kapim pikat një nga një.
Tregtia e lirë. Fillimisht pozicioni ynë mbi këtë çështje u bë shumë i qartë në artikullin mbi politizimin e tregtisë. Thjesht fakti që kemi tregti me Serbinë në radhë të parë është skandaloz. Duke parë se na dominojnë me anë të eksporteve është dhe më skandaloze. Pse pra na duhet më shumë tregti “e lirë”?
CEFTA me gjithë rregullat që stipulon na ka dhënë mjaftueshëm tregti “të lirë” me armikun kryesor që kemi në Ballkan.
“Bashkëpunimi ekonomik” më i madh nuk është gjë tjetër veçse heqje e mëtejshme e doganave shqiptare ndaj mallrave serbe në mënyrë që të dominohemi dhe më thjesht seç jemi dominuar tani.
Lëvizja me karta identiteti, pra lëvizja më e lirë në Serbi. Këtu çështja bëhet qesharake. Pse na duhet lëvizje më e lirë? Për shkëmbime tregtare që nuk duhet të ekzistojnë në radhë të parë? Personat që thonë që mund të humbim diçka nga një luftë tregtare me Serbinë duhet të kuptojnë që nuk mund të humbasë ai që importon nga dikush. Të vetmit që do humbasin në këtë rast janë serbët dhe importuesit shqiptarë. Pse mund të na duhet përveç tregtisë? Për shkëmbime studentore? Shkëmbime studentore me personat që para 20 viteve masakronin shqiptarë?
Duhet të jesh shumë naiv ose shumë tradhtar që të duash të marrësh pjesë në të tilla shkëmbime.
Për turizëm? Sinqerisht mendon dikush se serbët do donin të shpenzonin para në Shqipëri? Ndonëse e kundërta dhe mund të ndodhë. Sidomos me kombin tonë i ndjek ëndrrëat e udhëtimeve me pasion të pazakontë.
Këto janë thjesht disa probleme. Problemet e tjera janë përmendur nga persona të tjerë shumë herë më parë, përfshirë këtu dhe anashkalimin e Kosovës me të tilla lëvizje. Kosova me anë të kësaj marrëveshjejerrethohet gjeopolitikisht dhe si për ironi dy nga rrethuesit janë shtete me shqiptarë.
Po shohim pra se kjo marrëveshje, si dhe shumë marrëveshje të tjera të nënshkruara nga politikanët shqiptarë, është një tradhti kombëtare. Dhe këtë po e themi që tani, pa pasur tekstin ekzakt të marrëveshjes në dorë.Kur të lexojmë marrëveshjen vetë ndoshta do tmerrohemi dhe më shumë.
Thënë kjo, kush e mbështet këtë marrëveshje nga populli shqiptar? Fatmirësisht shumica e popullit shqiptar janë kundër kësaj marrëveshjeje. Themi fatmirësisht sepse mund të ishte dhe më keq.
Mbështetësit janë ose servilë partish, qoftë të qeverisë, qoftë të opozitës(e cila gjithashtu nuk e hap gojën fare për të tilla çështje), ose ndonjë social-demokrat apo internacionalist utopik që mendon se vërtet po ndryshohet diçka dhe se do arrihet paqja mes vendeve te Ballkanit.
Të parët si ndryshon dot. Është në natyrën e servilit që të pohojë çfarë thotë shefi, sado e paarsyeshme të jetë. Të dytët shpresojmë se do ndryshojnë kur tu përplaset realiteti në fytyrë.
Sepse dhe të dytët janë shumë të bindur. Por jo ndaj shefit por ndaj ideologjisë. Kjo jo totalisht për fajin e tyre pasi sistemi gjithashtu i promovon ndjenjat anti-kombëtariste. Por gjithsesi lind pyetja, mbasi thamë tërë këto cila është zgjidhja?
Planet për zgjidhje afatgjatë kanë qenë të shumta por kanë ngelur gjithmonë në letër. Nuk është e nevojshme të përsëritet papushim se ç’duhet bërë me tradhtarët. E secilës palë.
Mbasi të dënohen tradhtarët, mund të kemi ndonjë mundësi për ringritje kombëtare. Kjo gjithmonë nëse nuk jemi përpirë totalisht në planet serbe deri në atë kohë.
Deri kushtet të piqen dhe kjo të mund të ndodhë nuk na mbetet gjë tjetër veçse të vazhdojmë të luftojmë me ide.
This blog post has been Digiproved © 2019