Trashigime pellazgjesh – At Shtjefën Gjeçovi

Shkaf asht emën hyjnijet që së vonit u vadituna prej kombesh të kandeve të dheut, i muaren prej Pellazgjësh, ose prej atyne njerzve të egër e bjeshkana, njerzve gavej a vigaj që në gjuhë tonë edhe sot thirren “Katallaj” e që ishin me një sy në ball si thotë Homeri, njerëz që quheshin “Farkëtoret e Rrufeve të Zeusit” si e dëshmon Hesiodi e “Ndimëtarët e Vullkanit Etnes” si don Virgjili.

Horodoti prej Halikarnasit i cili jetoi në 500 e mje në 424 vj. para Kishtit, i cili edhe thirret “At i historisë” na rrëfen se hyjnitë që besoheshin prej helenësh ishin të pellazgve.

Ma vonë pellazgët e permirësuan në njëfarë mënyret trajten e sjelljeve e të lutunave. Mbas t’ardhunt të egjiptasvet, pellazgët e vendit rindreqën besimin e tyne, tu ju a njitë hyjnive emna të rinjë, tuj i lutun me sjellje të reja, e që mandej u pelqyen e u perqafen edhe prej grekëvet (Herodoti, ibid, 50).

Me hy me folë permbi seicilin hyjni t’etenve tonë, permbi emna e shkadomethanë të tyne të shemtueme e t’mbrapshtueme prej helenësh, latinësh e prej kombesh tjera 20 kisha me lakue prej shtekut që e kam mësy, e prandej po i la anash e nder hyjni të panjehuna, po i permendi nja disa të cilave s’u a zhgulë rranja ende prej tokës shqiptare.

Hyu – Zojsi – Ejti – Gjuesi – Jovis.

Emni i të Madhit Perendi Jehova i hebrejve gjithduer emnash mbajti: Jao, Jove, Jobe, Jahue. Jehave thirrej prej samaritansh; Jao prej grekësh; Jova prej latinësh e prej këtyne emnavet doli Jovis.

Ky hyjni i paganvet a i gentilvet u qujt:

Hy, Zojës, Ejt, Gjues prej shqiptarësh,

Jehova prej hebrejsh,

Aesar prej etruskësh,

Esgi prej indianësh,

Syre prej persianësh,

Zeus, Jao, Dhios prej gregësh,

Zain prej japonezësh,

Esgi – Istu prej sarmatësh (polakët),

Zeno prej rumenësh,

Jehove prej samaritaish,

Jova – Jovis prej latinësh.

(arciprete Bilotta, Gli Enti, Sacri della Bibla në numi Mitologici).

Perthanat e madhnia e Zeusit

Ma i pari e ma i madhi nder hyj asht Jupiteri, (Horat, Od. I. XII. I).

At i hyjnive edhe i njerzimit, (Virg. Aeneid, 13 254).

At ndihmëdhanës. (Cicer. N. D. 11. 23).

Jovi At. (Gellius. V. 12.).

Hy (Hyjni) (Centerus, p. 23).

Jupiter hedhës. (Jupiter Stator) (Dion Halic. II. 34: Propert. IV. El. XI).

Jupiter Qendrues. (Dion. Halic. II, 50).

Jupiter Shtys, (Jupiter Elecius) (Ovid. Fastor. III. 32).

Jupiter Kapitolini. (Liv. I. 20 et I).

Jupiter Tarpej (Tarpejus). (Juven. XII. 6).

Jupiter i Lacit. (Cicer. pro Planc. 9).

At i ditës e i dritës. (Horat. Od. I. 34).

Shkëlqyes. (Gell.V. 12).

Jupiter Gur. (Gell. I.12).

Zeus mirëpritës, zemergjanë, bujar. (Virg. Eneida. I. 781 et. )

Zeusi Vaj. (Gell. V. 12)

Tertuljani (in Apoleget. 14) thotë se edhe me treqindë emna të tjerë qe thirrë Zeusi, si e dëshmon Varroni, e së vonit të gjithë këto ju shkruene “Zeusi Creten”, Zeusi i Kretës.

Oroe: Nder perdhanat që i jepnin Zeusit e hyjnive të tjerë, kam për të zanë në gojë në këtë shkrim vetëm ato, që u kanë mbetun në trashëgim shqiptarvet të sotshem sidomos nder malsinat tona.

Lindja e Hyut.

Kroni i biri i Uranit mësoi njerzimin në bujqësi. Titanët ishin vllaznit e Kronit. Ky qe at i shumë fëmijve të cilët por sa lindnin i perpinte, e prej të cilve shpëtoi vetëm Zoti (Zeusi), sepse e ama Rea 21 e dergoi në Kretë e Kroni i gënjyem perpiu gurin në vend të foshnjes.

Emni i Kronit e ka rranjën nga gjuha shqipe e don me thanë Mbret a kryekunoruem. – Per nderim të Kronit shqiptarët ngritën një kështjellë në maje të Gurit të Kuq, i cili gjindet në fushë të Finiqit, ku u ishte edhe qyteti i Kronit. Sot në atë vend asht fshati që quhet Krongji, në rrethinë të Delvinës. Permbi fshatin Krongji gjinden germadhat e motnueme të kohës pellazgve.

Zoti (Zeusi) pra mbas gojdhanës epirote** nuk u lind në Dodonë në pallat të Kronit, por në Palavli të Delvinës ku ishin tëbanet (stanet) e Kronit, e prej këndej u dergue nepër Butrint me lunder e në Kretë. – Këtu e muarne në kujdes priftëneshat Kurite edhe e rritne Zeusin në shpellë të malit “Id”. – Kur e venin në gjumë Zeusin, ushtonte shpella prej kangësh e prej të trokitunave të shigjetave, që mos të ndigjonte Kroni vajin e foshnjes e të vinte e ta perpinte. Kuritat ishin vashëza këngëtare në za, e këto e rritne Zeusin. – Pra Kuritat e Dhiosit e rritne Zeusin.

Mbasi u rrit Zoti (Zeusi), erdhi në Epir e u ba perandor mbi Epir, Thesali e mbi Ellad. – Gojëdhana nuk thotë se e shfronësoi të atin – Kronin, siç bani Kroni me Uranin. Zonja Kjuro nga Palavlija i kishte pasë rrëfye Zoto Mollosit ketë gojëdhanë mbi Hyun: “Zoti kishte pasë luftë me gegët, (se gegët quheshin Qeravnarët a Titanët e të afermit e tyne Antitan) edhe Zoti kishte ndihmëtarë njerëz me një sy edhe me njëqind duar (Kiklopët-Katallajt) të cilët luftonin me një fuqi të bindshme e për armë kishin hunjë të hekurt e trenë të ndezuna, e u binin lodertijevet në mal të Olimpit, e titanët ishin nepër male të tjera. – Kjo luftë zgjati dhjetë vjet. Shkaktarët e luftës ishin titanët (gegët) të cilët deshten me shfronësue Zotin e në kambë të tij me kunorzue për mbret Martin, pse ishte trim edhe i pashëm. – Në këtë luftë Zoti (Zeusi) doli ngadhnjyes; i vuni perpara gegët edhe i qiti tej lumit të Vjosës e në vend të tyne solli lapthit *Labët). – Në këtë luftë muarën pjesë të gjihë trimat mbretnorë (të gjitha perenditë). – Gegët të mundun u shkulen, e në vend të tyne mbretnoi Zeusi, vllaznit e tij e fëmijët e ti.

Mbasandej Zoti u hapi luftë kretasve. Ushtarët e Zotit (Zeusit) ishin laber.

Oroe: Shumë fshatra të Kretës kanë emnat e fshatravet toskërisë; si bj. fj. Selinon, Selija e Delvinës; Zvaqja, Sfaka e Gjinokastres etj, si edhe shkronjat “nj” e “lj” i perdorin tepër kretasit si edhe labët.

Permbi vajtjen e Zotit në Kretë, Z. Basil Bendevi nga Lubina e Epirit na ka pasë rrëfye ketë gojëdhanë që e kishte pasë ndigjuar nga Moshara e kjo nga Ahmet Zuani nga Zhulati i Delvinës: “Mbreti Zoti (Zeusi) kishte luftë me kretas, pse këta nuk donin t’i napin të lamet (pagesat, si edhe sod nepër Shqipni!!!). Dergoi e thirri nji mbret çalaman nga një vend shumë i largët. Kur ju afrue shtëpisë së Zotit mbreti çalaman, Zoti i doli perpara per me e pritë e me e pershëndet.Tuj u ulë prej kalit mbreti çalaman, i shpëtoi sqepari nga brezi edhe e çau kokën e Zotit (Zeusit). Nga varra e kokës së Zotit doli një vashëz e bukur edhe e armatosun që e qujshin “Thena”. Mbreti çalaman e shëroi Zotin, edhe i punoi armë si thika, shpata, shtiza, heshta, shigjeta e këso tjerash. Tuj u nisë per ma mësye Kretën Zoti, e la Martin si mëkambës të vet në Epir.

Me shumë laber mbërriti Zoti në Kretë e me pak mundime i shtroi edhe i vuni nden sundim të vetë. Permbasi u krye lufta, Zotit (Zeusit) i pelqeu vendi e nguli per shumë kohë aty në Kretë.

Si u rrit Thena, Zoti e martoi me një trim të mirë në një vend të largët edhe i dhuroi shumë kështjella e për nder të sajë ngrehu një qytet të ri të ciliin equejti n’emën të vashës, Thena ose Athena e sotshme.”

Si u rritë Zeusi, e ç’veshi të atin nga mbretnimi edhe e ndau me vllazen të vet:

Mbreti e sunduesi i Erës e i tokës u ba Zeusi,

Neptuni (nep të tundun) i ra sundimi mbi detin,

Plutit (plotit) sundimi mbi pasunitë,

Zeusi perfytyrohej ndejun me madhështi në një fron të trajtuar prej eshtnash të dhambëve të elefantit, tuj mbajtë purtekën e sundimit në dorë të majtë, e në të djathten rrufenë. Per bri i rrinte rrogesha e kryesja e deshirave të tij shqipja, e cila si mbretëneshë e puplishteve ishte e trueme këti, edhe Ganimedi kupëmbajtësi i Zeusit. Nder landë të trueme Zeusit ishte bungu (shpardhja). Njëkto janë lumtime që i nepeshin Zeusit prej kombeve të botës.

Tashti të shohim se shka na ka mbetë në trashëgim ne shqiptarvet kah besimi e bindja ndaj këti e tjera hyjni pagane.

Zeusi në Shqipni

“Ndivenesa e Dodonës”

Para se të filloj me shtjell lamshin e ngatërruem të kavaljetavet të Katallajve, po u permendi atdhetarvet të mij se edhe në Shqipnin tonë kishte pasë ngulë rranjë të trasha idhujnijake. Që të mbërrijë me e vu per fije këtë lamsh më duhet me i dhanë vedit një të hovun për të gjatë të tokës së dashtun shqiptare, e të shkoi me zanë vend në ato maje të bindueshme tëmadhnushme të Dodonës, nga mundem ti sodisë rrethet e atmes teme deri në të ngimë. Mbi ato krahina, nga zu fill lumnija e jonë, lumnija e pellazgve, e të ulem nder ato gomile rrenimesh të Ndivënesës së Dodonës, nga filluen e u perhapen besimet e para, asht ma e arsyeshme t’u tham, hutimet e para, që u thadruen aq thellë nder zemra shqiptarësh. Këto kanë mbërri mje në breza të kohës që gjalliojm na, sikurse e ban dëshmi kombi i jonë, sodomos i malsinave shqiptare të sotshme.

Këto punë po i shkruej këtu o vëlla shqiptar, jo me ndonjë qëllim të keq, por pse po më ka anda me e ndrique me to vjetersinë e kombit tonë e mos o zot, se më ka lind në zemër me i pelqye vetë a me hutue kend me këso gojdhanash të paganëvet. Por ta marrë vesht bota se hyjnitë, mendyrat e sjelljet besimtare, si grekët si edhe latinët e vjetër i paten prej etenve tonë pellazgë.

Dodona

A gjindet kush në jetë që s’ja ka ndigjue zanin Dodonës shqiptare?

Mbas Permbytjes së Pergjithshme të rrozullimit (e cila ndodhi në vjetin 1675 mbas krijimit të botës. – P. Fr. Finetti, S. J. Storia del Testamento Antico esposta in lezioni.), e si nisi me u shtue njerzimi e me u shpernda nder vende të parrahuna të kanteve të dheut e të ndamë prej gishtit të Fuqiplotit, seicili me familje, gjuhë e komb të vetë, djali i katert i Javanit të birit të Jafetit me emën Dodanim, e msyni dheun tonë e mu n’atë krahinë, ku sot gjallisin vllaznit tonë toskët.

Me emën të Dodanimit pra u qujt Ndivënesa e Dodonës e që asht ma jetike e ma në za per kah shtektijet, prejse e mësyente njerzimi i atëhershëm prej kater anvet të rruzullimit e të cilën Homeri e thërret “Zeusi Pellazgjik”, “Dodona Pellazgjike” (Iliada. II. 93). Këtu e pati ngulë rranjën e trashë kjoftë largu; këtu u jepte të gjegjun hutave të botës ai Zeusi (Zoti!) i rrejshem, e të tana të gjegjunat i shqiptonte të dyzueme ky rrenës i territ, që të mundej të arrinte qellimin e mbrapëshTempulli i Dodones t per me mbajtë njerzimin të ngerthyem nder hutime, e tuj jau hedhun ka një grusht pluhun nder sy, të mos ti binin në fije rrenave të dyzueme, e tuj i percjellun me “Po-Jo! – Jo-Po!”- Po u doli e pëvetmja e edhe po nuk u doli atyne të marrve, nuk e tirshin ma gjatë: “Ndivënesa – e foli!”

Ky brinoç i madh, të cilit i truhej i madh e i vogel, i pasun e i papasun me gjithë shka kishin, e pati fshehun emnin e vetë e qe thirrë prej botës Zeusi. Aq e pati verbue njerzimin, që paten arrit me nderlikue emnin e Hyut të jetës me emna të true e të mnishem të hyjve të rrejshëm. Keta mbasi e shtrinë sundimin e tyne mbi zemra njerzish, i mbrapshtuen për mnerë tuj u gjendun gati natë e ditë per me pritun ata që vinin me kerkue ndihmë prej ti, e me u ba mirë (!) të gjithë njatyne që ndodheshin ngushtë, tuj i marrë mendësh edhe ma ër mner nepërmjet të sherbëtorvet të vetë, ashtu që nder e pa nder ata ja falnin shpirtin, e Zeusi, per me i patun sa ma parë nder gaca të mbretnisë së territ, i shtynte turravrapthi me këputë zverkun a në ndonjë luftë a në ndonjë tjetër rrezik!

Kesh të din të flasin ato rrenoja, ajo pyllë e lisni, ajo buçilë e ai kumbim i kupave të remta (bakerta), që rrinin gati me i dhanë të gjegjun të gjithënjatyne që shkonin me kerkue fatin e jetës! Kesh të dinë të flasin, thashë, e të na dëftojnë me emën të gjithë ata të mdhajtë e botës që e mësynin këtë Ndivënesë pa farë priteset, tuj çue në fli dhanti të madhnueshme, që i mbështeteshin mbi trevezë të Zeusit në mirënjohje të rrenave të rrshtueme me hijeshi e tuj i percjellun me një grusht miza!

Aso botet i paten zgavernue sytë e curratë veshët tuj pritun me kureshtje kumbimin e kupave për kohëdina që do tu diftonin tuj parafolun. Të atyne kupave që paten bindë botën e që bota mbarë qe marrë mendësh mbas tyne, tuj besue se kumte qiellore u vinin nëpermjet tyne e që mandej qe ba përrallë, si Ndivënesa si edhe kupat, e filloi njerzimi kur donin me ba që të pushonte fjalëgjati (llafazani), sillnin kokën mënjananë e thonin: “Na shurdhoi si remet në Dodonë! (Aes Dodonaeum).

Vetëm veshët e shqiptarvet tonë as nder ato kavaljeta as nder kohët e vona të sotshme nuk i pati as nuk i ka merzitë njaj tingull i kupave; nuk u asht neveritë gurgullimi i asaj gurre a buçile e ushtima e rrebtë e zhaurimës që derdhej e dredhej si shakllori nepër lisni tuj e dridhun mbarë vendin kur hovej nder shpella të mnershme e nder zgavra e plasa currash.

Zeusi edhe sot bindohet nga shqiptarët mos me dije, padije.

Shiptari, i cili kurdoherë e ka ruajtë edhe e ruanë fjalën e porosinë e të parvet si sytë e ballit e që gojë-thana për kombin tonë asht aq e bindueshme, e ka ba që të ruhen të pa fueme e të pa ndrrueme shume punë e doke e me jau vu mendjen djal mbas djalit për të mos i qitun në harresë.

Janë sa e sa gojë-thana që i mbajnë e pa ditë se për të kuajin nderim po i mbajnë; asgjamangut shqiptari i mban, i nderon e i ruan, sepse i ka pasë prej të parësh, e me ba me ja vu në lojë a në qesti at besim, atë doke e atë fjalë që i ka ngelun prej të parve, veç në mos i punoftë zemra ndonjë të ligështumit, se s’kishte me e lanë me kalue lehtë.

Mos ja lavdrofshim besimin e doket tepër të vjetrueme shqiptarit, që ka pasë prej të parvet, sepse a të gabushme a t’egra, detyra e mirnjohjes do ta shtyjë që ta ja madhnojnë besën në në të ruajtun të fjalës e të porosisë së parvet.

Digiprove sealThis blog post has been Digiproved © 2020