Ç’është Soros përveç një miliarderi filantropist? Rrotull ka teza të shumëllojshme mbi veprimtarinë e tij. Ca thonë që Soros është një çifut komunist, delegat i njër rrethi më të gjerë financierësh dhe lobuesish që kërkojnë të shkatërrojnë Europën për hir të aksh projekti të ndërtuar pas hijeve. Ca të tjerë thonë që Soros është thjesht një “mirëbërës”, dhe kjo do të ishte e vërtetë nëse do të ngeleshim thjesht tek “filantropizmi” i tij, përpjekjet për një botë më të mirë. Por Soros nuk i përmbahet profilit të një mirëbërësi, ai shkon më tej, duke kapërcyer pragun e objektivave humanitare, e duke u vendosur në pozicionin e një çudibërësi. Soros pra ka një ide, dhe ideja e tij synon të provojë se në të vërtetë, nuk ka ndonjë barrierë ndërmjet mendimit çudibërës dhe realitetit, pasi çdo gjë mund të ndryshojë me një të rënë të lapsit-lekut, kurse udha drejt së ardhmes është e shtruar me “mendime kritike”.
Ideja e George Soros përmblidhet tek e shumëpërmendura moto “Shoqëri e Hapur”. Por si çdo gjë që Soros bën, edhe kjo “Shoqëri e Hapur” ka një kleçkë nga mbrapa, mashtrimi i madh qendron në faktin se këto fjalë janë boshe, nuk përmbajnë ndonjë koncept të mirëmenduar mbrapa tingujve mirëbërës dhe çudibërës. E dimë të gjithë që koncepti i shoqërisë së hapur vjen nga Karl Popper.
Që një shoqëri ti shpëtojë mbylljes, pra mendjembyllësisë dhe vargonjve të tabuve shumëshekullore, ajo duhet të hapet, të çahet, e madje të përçahet. Duhet të harrojë të vërtetat e saj, traditat dhe historinë, për ti lënë vend në fakt, një bashkejetese narrativash, që bashkëveprojnë në një gjendje të ndërsjellë tensioni, e gjithë kjo për të mirën e individit, kurse e mira e individit në fund shpreson të kthehet në të mirë të komunitetit, meqë çdo atom i kësaj shoqërie do shikojë “punën e vet”, dhe nuk do pretendojë se mban monopolin mbi të vërtetën.
Në fakt që një shoqëri e hapur të ekzistojë, askush nuk duhet të ndihet si mbajtës i monopolit të kësaj të vërtete. Meqë dija dhe e vërteta kurrë nuk arrin të plotësohet, në këto kushte na mbetet vetëm të zvarritemi drejt së ardhmes teksa festojmë larmishmërine e dijeve, të vërtetave, secila nga kto copëza, të qepura në cohën e “mendimit kritik”. Pra një vizion tejet progresiv. Synimi është çlirimi i individit.
Megjithatë Popper nuk e identifikoi shoqërine e hapur me ndonjë teori politike, kurse Soros, i vë vetes detyrë të “korrigjojë” mësuesin e tij. Pra përveç ngjyrimeve mirëbërëse, shoqëria e hapur e Soros kërkon të shkojë diku tjetër.
Soros i ktheu sytë nga Europa Lindore si pjatë eksperimentale për dy arsye thelbësore. Pikë së pari regjimet autoritare në këto vende jo në mënyrë të drejtpërdrejtë kishin krijuar një nëntokë ku traditat e vjetra ruheshin me fanatizëm, ndonëse në mënyrë të fshehtë, nga direktivat e partisë.
Së dyti, rënia e Bllokut Lindor kishte lënë pas një hendek të thellë, një kaos, si nga ana e partive komuniste të zhvlerësuara, dhe nga ekonomitë e rrënuara. Si mund të hapet një shoqëri që mbylljen e saj e ka në palcë, edhe pas rënies së regjimeve autoritare?
Duke përçarë. Ashtu siç aparatet partiake kishin krijuar një atmosferë ndasie mes proletariatit dhe klasave të njollosura, shoqëria përçarëse duhej të krijonte një ndasi mes post-proletariatit akoma të kapur pas traditave të vjetra, dhe klasës së re qytetare, globaliste, çliruese. Dialektikisht ndonëse jo politikisht, proçeset janë të ngjashme. Mendjembyllësia e fshatit duhet çarë nga qytetarët e rinj të shkolluar në godinat e Soros. Këto nuk janë ide të reja. Në fakt, pararendësi i vërtetë i Soros, është Konti Kalergi. Por edhe në mes këtyre të dyve ka disa mospërputhje të thella në ide.
Konti Kalergi supozohet se është një figurë e madhe për Zotërinjtë e Brukselit. Ishte nga të parët që ideoi një Europë të Bashkuar, një Pan Europë, aty nga vitet 20. Por ndryshe nga Soros, Kalergi ishte njeri i veprimtarive të larta, dhe nuk kishte frikë nga të vërtetat e shëmtuara.
Në librin e tij “Idealizmi Praktik”, Kalergi hodhi bazat e klasës së re sunduese Europiane, e cila duhet të ishte në thelb, një klasë aristokratike, veçse pak e zhvendosur nga aspiratat e një aristokracie të vërtetë. “Idealizmi Praktik” ishte në të vërtetë një doracak shoqërues i manifestit për Pan Europën e së ardhmes. Nëse manifesti Pan Europa hodhi në letër disa nuanca të përgjithshme pas idesë, Idealizmi Praktik dha direktiva të njëmendta, sesi aristokracia e vjetër feudale, e kalbur, së shpejti do të zëvëndësohej nga një lloj tjetër aristokracie, një elitë e intelektit.
Në çështje kontinentale, duhet mbajtur një parim parasysh gjithmonë. Duhet të ketë një klasë homogjene, dhe një elitë në krye, për të sunduar këta të tjerët. Kontinenti i Europës pra duhet homogjenizuar, për të arritur këtë qëllim, Kalergi donte të hiqte të drejtën e popujve për vetëvendosje, derisa popujt e Europës të gjithë të përziheshin me njëri tjetrin, dhe të përkufizoheshin vetëm në bazë të identitetit të tyre “Europian”. Deri këtu, Kalergi ka injoruar vetëm historinë dhe kulturën. Diku tjetër ai injoron gjakun, por në mënyrë sintetike. Kalergi, nuk dëshironte as supremacinë e racës së tij, çifutëve, për të cilët thoshte se mentaliteti fshataresk-tribal ua kishte shkurtuar aftësitë e mendjes duke i dënuar dhe me ca defekte fizike që vijnë nga riprodhimi incestual.
Zgjidhja ndaj kësaj, si dhe ndaj kokëfortësisë Europane, padyshim do duhej të ishte “eugjenika sociale”. Përzierja e racave Europiane me ato jo europiane derisa çdo gjë të reduktohej ne një çorbë individësh. Vetë Kalergi ishte gjysmë çifut e gjysmë japonez.
Pra sipas Kalergit, Pan Europa e ardhshme do përbehej nga një klasë pasive, racash të përziera, ku individi do spikaste mbi fisin, dhe nga një klasë aktive, përsëri e përbërë nga dy gjaqe të përziera. Gjaku çifut, dhe gjaku i fisnikërisë gjermane të vjetër. Vetëm kështu, thoshte Kalergi, çifutët do të humbasin fshatarësinë e tyre dhe do të marrin nga zakonet e larta të fisnikërisë europiane.
Projekti Kalergi ishte një projekt utopik, thellësisht i tillë, mjafton ta hedhim vështrimin tek termat “eugjenikë sociale”, dhe “aristokraci e intelektit”.
Ndryshimi i vetëm mes Soros dhe Kalergi, është krenaria e këtij të parit në të qenit pseudo aristokrat. Kalergi thoshte se demokracia europiane është thjesht një mjet për të maskuar plutokracinë. Sipas Kalergit, plutokratët ishin pseudo aristokratë, pasi fundja si busull orientimi kishin përqëndrimin e kapitaleve të shumta në duart e pakicës.
Parimin e klasës pasive, popullatës së homogjenizuar europiane e cila do të sundohet nga aristokratët e intelektit, Soros e ka zhvendosur më së miri tek pseudo aristokracia e plutokratëve. Pra, miliarderët filantropistë, të cilët hapin shoqërinë, e çajnë, e përçajnë dhe e mbyllin sërish, meqë Popper gaboi në cilësimin e tij jo politik të konceptit “shoqëri e hapur”.
Shoqëria ideale e Sorosit sundohet nga paradokset. Humanitarizmi autoritar, shoqëria e hapur e mbyllur, nga kryqëzimet racore dhe nga ato fshat-qytet, ku tabutë dhe mendjembyllësia e fshatit do të gjendet e mbërthyer në një konflikt përfundimtar me “qytetarët e rinj”. Këta qytetarë të rinj pa taban e pa themel, jo vetëm kombëtar por edhe vetjak, do të jenë mbartësit e fatit të Europës së re.
Pjata eksperimentale e korridorit të Ballkanit dhe Europës Lindore, provoi të ishtë elementi pasiv perfekt, për ambiciet e projektit Europian, të cilit i është dhënë trajtimi Soros.
Interesante në të gjithë këtë tablo për ne është dhe vetë paradoksi i shpallur nga Kalergi. Sipas tij kryqëzimi i racave do prodhonte origjinalen, por në fakt synon të prodhojë vetëm uniformen, prej së cilës supozohet me mendësi krejtësisht jo shkencore, se do të shpaloset e veçanta, më anë të individit pa busull personale dhe kombëtare.
Kështu, Kalergi dhe Soros, i kanë bërë llogaritë pa hanxhinë, teksa mendimi i të dyve është se e tëra ndërtohet më së miri duke shkatërruar pjesët, e jo duke bërë një integrim të njëmendtë, pra Bashkim.
Mbetet për tu parë nëse Soros do ndërmarrë hapa të tjerë, e do hedhë idenë e aristokracisë së përzier, apo nëse financierët e sotëm të Europës, apo pseudo aristokratët-plutokratë do vazhdojnë të luajnë kumar me fatet e një kontinenti mbarë.
This blog post has been Digiproved © 2019