Shumë shpesh dëgjojmë mite dhe marrëzira pseudo-shkencore në lidhje me prejardhjen e popullit Shqiptar; atë kulturore dhe gjenetike. Zakonisht këto përalla vijnë nga nacionalistët e shteteve që historikisht kanë pasur marrëdhënie të këqija me popullin Shqiptar. Shumë historianë dhe antropologë janë përpjekur të shkruajnë mbi përbërjen gjenetike të kombit Shqiptar, përbërjen kromozomale, autozomale dhe fenotipike. Ky artikull do të përpiqet të hedhë pak dritë mbi përbërjen gjenetike të popullit Shqiptar.
Fillojmë me haplogrupet, ose me ADN-në y-kromozomale. Ç’është ADN-ja y-kromozomale? Është një grup alelesh qe kalohen në vijë atërore, nga babai tek biri. Ekziston dhe mtADN-ja, që pikërisht është haplogrupi amësor që trashëgohet nga nëna tek e bija, por burimet dhe informatat për mtADN-në epopullin Shqiptar janë shumë të pakta, kështu që nuk do i bashkangjis këtu.
Në popullin Shqiptar spikasin këto haplogrupe sipas radhës: E – pjesa më e madhe nëntipi E-V13, J2 – pjesa më e madhe nëntipi J2b2, R1b – pjesa më e madhe nëntipi R1b-Z2103, R1a, I2a1, dhe disa grupe të tjera më të vogla. Pra grupi dominant, i gjendur më së shumti në Gegët e Kosovës dhe Shqipërise veriore, është E, më saktë nëntipi E-V13. Pse vallë?
Nëntipi E-V13 u krijua si ndarje nga grupet tjera të haplogroupit E kur fermerët e periudhës neolitike u shpërngulën nga kontinenti i Afrikës; pikërisht nga bregdeti i detit të kuq, dhe u vendosën ne Anadoll, pra në Turqinë e sotme. Gjatë asaj kohe u krijua dhe u shkëput nëntipi E-V13 që deri më sot ekziston si i vetmi nëntip i haplogrupit E që është ekskluzivisht Europian. Aq sa mund të gjendet në sasi më të vogla edhe deri në Suedi e Skoci. Në periudhen neolitike, grupi I2a në Ballkan në mënyre brutale u asimilua nga E-V13, me mbërritjen e fermerëve nga Anadolli. Ky grup bujqish që u shpërngul nga Anadolli në Ballkan u degëzua në dy pjesë. Pellazgët dhe “Sea People”, ose popujt detarë.
Migrimet e disa Pellazgëve në drejtim të perëndimit e çoi haplogrupin E-V13 në ato vende, ku deri më sot ekziston, ndonëse në sasi të vogla. Vendet e Europës Perëndimore.
Po përmend këtu një fakt interesant: grupi I2a që ishte në luftë me grupin E-V13, ekziston në sasi të mëdha në Myzeqe dhe në sasi më të vogla në thellësi të Toskërisë. Thuhet se I2a është një ndër haplogrupet më të vjetra të kontinentit të Europës. I2a është shumë e rrallë dhe pothuajse nuk ekziston fare në Gegëri.
Haplogrupi J2 erdhi së bashku me E-V13, porsi E-V13 i përfaqëson Pellazgët dhe fermerët neolitikë, por tek Pellazgët në krahasim me E-V13 ishte pakicë, në sasi më të vogla. Në Ballkan u shkëput në nëntipin J2b, prap gati ekskluzivisht Europian. Sumerët dhe banorët e Mesopotamisë ishin me shumicë J2, të një nëntipi tjetër. Toskët kanë më shumë J2b sesa Gegët.
R1b dhe R1a mbërriten me shpërnguljen e popujve Indo-Europianë përtej rrafshit të Eurazisë. Ilirët e vjetër ishin në pjesën më të madhe R1b me një pakicë R1a. Nëntipi R1b-Z2103 përfaqëson Ilirët e vjetër, Grekët e lashtë, Trakët e Hititët; që bashkë me popujt e tjerë Indo-Europianë u vendosën në Ballkan dhe Anadoll. Popujt para-Indo-Europianë ishin me shumë në numër sesa popujt Indo-Europianë që mbërritën, kështu që u përthithën kulturalisht nga ta, por jo gjenetikisht. R1b bashkë me R1a ndikuan shumë pak, deri në kohën e Aleksandrit të Madh, Ilirët ishin më së shumti E-V13, e përzier me pak R1b, për shkak të “Founder Effect”. Ky efekt ndodh kur ndikimi gjenetik është shumë i vogël për të bëre ndonjë ndryshim të madh.
R1b-ja në popullin Shqiptar ekziston në pjesën më të madhe në Kosovë dhe Shqipërinë veriore, por në krahasim me E-V13-n, gjendet në sasi të vogla. Toskët e Shqipërise jugore kanë shumë pak R1b – mbizotëron R1a.
Disa antropologë thonë se ADN-ja autosomale ka vlerë më të madhe sesa ADN-ja y-kromozomale (ose haplogrupi), sepse ADN-ja y-kromozomale tregon vetëm prejardhjen nga linja atërore, sepse siç thamë ajo trashëgohet nga babai tek i biri pa asnjë ndryshim, kurse ADN-ja autozomale tregon njëmendësisht përbërjen e popullit.
Një tjetër fakt interesant është se në rastin e popullit Shqiptar, ADN-ja autozomale pikërisht e komplimenton përbërjen e ADN-së y-kromozomale, që do të thotë se edhe në ADN-në autozomale populli Shqiptar ka më shumë gjak para-Indo-Evropiane (pra Fermerë Neolitik, pikërisht Pellazgët) sesa Indo-Evropian. Në fakt, Shqiptarët së bashku me Grekët dhe banorët e ishullit të Sardenjës janë tre popujt me më shumë gjurmë nga neolitiku Para-Indo-Europian në Europë. Miti i popullarizuar se Turqit kan lënë ndikim gjenetik në trevat Shqiptare nuk është i vërtetë, Turqit kanë lënë shumë pak nëmos fare.
Në fakt, është krejtësisht e kundërta. Shqiptarët i kanë ndikuar Turqit gjenetikisht dhe jo Turqit Shqiptarët.
Poashtu edhe miti i origjinës nga Kaukazi, në fakt nuk ka as një provë qoftë gjenetike apo kulturore që edhe vetëm pak ta lidhë popullin Shqiptar me rajonin e Kaukazit.
Vlera e fenotipeve qendron në varësi të interpretimeve individuale. Disa antropologë e vlerësojne fenotipin shumë, disa nuk e vlerësojnë. Në këtë rast fenotipi është i këmbyeshëm me fjalën “racë”, ose nën-racë. Fenotipi mund të ndryshojë nga ndikimet mjedisore, pra për shembull nëse një popull jeton në zona malore për kohëra shumë të gjata, natyrisht që fenotipi do të pësojë ndryshime. Disa antropologë në veprat e tyre e kanë klasifikuar shumicën e Shqiptarëve si “brakiqefalë” (qe do të thotë me kokë të shkurtër, me kockë oksipitale të drejtë dhe vertikale)”, gjithashtu thonë se “Shqiptarët i përkasin asaj nën-race Dinarike, që karakterizohet nga koka e shkurter dhe e larte, kocken oksipitale te drejte dhe vertikale, fytyra e gjate dhe e ngushte dhe hunda e gjatë në formë grepi dhe shtati i lartë”.
Shumica e Gegëve janë Dinarikë, me pak përzierje Alpine dhe Nordike, kurse Toskët janë më së shumti Alpinë dhe Mesdhetarë. Në fakt, Shqipëria veriore konsiderohet si një ndër burimet e racës Dinarike nga disa antropologë. Mesdhetarë të pastër ka shumë pak në popullatën Gege, shumica e Mesdhetarëve në Gegëri janë të Dinarizuar. Pra si përfundim, të gjith Shqiptarët etnikë me gjak të pastër janë pjesë e racës Europiane, ose Europide.
Po shtoj një permbledhje të tre fenotipeve ose nënracave qe mbizotërojne popullin Shqiptar, me radhë:
Dinarikët – tip malor, gjenden ne të gjitha rajonet malore në kontinentin e Europës por nukleusin e kanë në Malin e Zi dhe në Alpet Shqiptare, karakterizohen nga koka e shkurtër ose e lartë, kocka oksipitale e drejtë dhe vertikale, balli i lartë dhe i pjerrët, fytyra e gjatë, hunda e ngushtë e gjatë dhe me formë grepi, trupin i ngushtë ose i mesëm, shtati i gjatë dhe pigmenti i mesëm. Ekziston edhe nënraca Norike (mos të ngatërrohet me Nordike) që është njëlloj si dinarikët por te ç’pigmentuar, pra që kanë mbajtur karakteristikat fenotipike te Dinarikëve por me një ngjyrë të çelët të lëkurës (sy të kaltërt ose të gjelbërt, flokët bjond ose të kuq). Norikët gjenden më së shumti në veri të Shqipërisë ose në Kosovë.
Mesdhetarët – tip relativisht i vjetër, tip i klimave të nxehta në rajonet e Europës, në Shqipëri forma më e pastër gjendet afër bregdetit të deteve Adriatik dhe Jon, karakterizohen nga koka e gjatë dhe e ulët, kocka oksipitale e gjatë dhe e lakuar, balli i lartë që mund të jetë pak vertikal ose i pjerrët, fytyra e gjatë dhe e ngushtë, hunda e ngushtë dhe e drejtë, shtati i mesëm dhe pigmenti i errët.
Alpinët – tip malor porsi Dinariket, zakonisht jetojnë bashkë me Dinarikët, mund të gjendet në të gjitha rajonet malore të Europës. Karakterizohet nga koka e shkurtër, kocka oksipitale e drejtë ose paksa e rrumbullakët, balli i ulët dhe i rrumbullakët ose ndonjëherë vertikal, fytyra e shkurtër dhe e gjerë, hunda relativisht e gjerë, trupi shumë i gjerë, shtati i shkurtër dhe me pigment mesatar.
Burimet:
https://science.sciencemag.org/content/114/2972/646.2
https://www.theapricity.com/snpa/chapter-XII13
https://www.eupedia.com/europe/Haplogroup_R1b_Y-DNA.shtml
https://www.eupedia.com/europe/Haplogroup_R1a_Y-DNA.shtml
https://www.eupedia.com/europe/Haplogroup_J2_Y-DNA.shtml
https://www.eupedia.com/europe/Haplogroup_E1b1b_Y-DNA.shtml
Shënim i veçantë: Ky artikull nuk është shkruar nga stafi, por nga një kontribuues.
This blog post has been Digiproved © 2019