Vini re! Librat e paraqitur ketu nuk pasqyrojne pikepamjet e publicisteve, perkthyesve, redaktuesve, botuesit apo pronarit te faqes "brerore.al". Ato jane pjese e nje perpjekjeje me te gjere per krijimin e nje biblioteke te larmishme ku trajtohen tema te paprekura te mendimit politik boteror.

Studime mbi Shqiptarët dhe Trojet e tyre në Kosovë

Një përmbledhje artikujsh nga burime të ndryshme që trajtojnë aspekte të larmishme të çështjes Shqiptare në Kosovë nga pikëpamja etnografike dhe historike. Brerore mban përgjegjësi vetëm për mbledhjen e artikujve dhe publikimin e tyre. Të gjitha të drejtat e tjera i përkasin autorëve. Kjo nismë nuk sjell fitim material as për revistën online e as për pronarët e saj. Përmbledhja u jepet falas të gjithë lexuesve. 

Fati i Perandorive nga Sir John Bagot Glubb

Dhurata jonë për ju, me rastin e këtij “panairi” të pazakontë. Ky përkthim ofrohet falas për të gjithë lexuesit e interesuar. Marrja e pjesëve nga libri për t’u postuar diku tjetër lejohet vetëm duke cituar burimin. Përkatësisht, emrin e përkthyesit dhe revistën online. Lexim të mbarë. “Sër Xhon Glub ndryshe i njohur si Glub Pasha, lindi më 1897. Gjatë Luftës së Parë Botërore luftoi në Francë, nga viti 1915 deri më 1918. Më 1926, pasi la ushtrinë e rregullt, shërbeu në qeverinë e Irakut. Nga 1939 në 1956 drejtoi të famshmin Legjion Arab Jordanez. Që nga dalja e tij ne pension, ka botuar 16 libra, kryesisht mbi Lindjen e Mesme, si dhe ka dhënë leksione anekënd botës.”

Doktrina Politike e Fashizmit nga Alfredo Rocco

Një libërth i veçantë që meriton një vëmëndje po aq të veçantë, megjithatë jo për arsye të gabuara. Ky libër nuk është manifest apo doracak dhe nuk duhet interpretuar si i tillë. Interpretimi i drejtë duhet bërë në dritën e një tjetër gurthemeli, që përmes kontekstualizimit të mëtejshëm, si dhe marrjes së gjërave të duhura nga pikëpamja parimore, do të na mundësojë krijimin e një ideologjie burimore në të mirë të kombit Shqiptar. Për ata që kanë dyshime, një ideologji burimore nuk mund të krijohet duke u nisur nga tekste komuniste ose liberale. Për Rocco-n, fashizmi është një fenomen thelbësisht italian, historikisht italian, dhe jo mishërimi Italian i një ideologjie universale që buron nga një ur-fashizëm jo i konkretizuar diku në botë. Në kontekstin tonë, gjurmimi i një ur-fashizmi mund të bëhet përmes zbërthimit të teksteve pothuaj parimore të kohëve të shkuara, dhe përthithja e një tabani po aq parimor nga to.

Kërkimi për Mbijetesë nga Sir John Bagot Glubb

Nuk mund të mos e përkthenim pjesën e dytë të përsiatjeve të John Glubb mbi një pikëvështrim të ri të studimeve historike. Mund të qëmtoni në këtë libërth, optimizmin e tij mbi të ardhmen e Britanisë. Edhe pse kjo pjesë e dytë përqëndrohet specifikisht tek e ardhmja e Britanisë, John Glubb ka arritur edhe një herë të shkruajë rreshta të vlefshëm për këdo që di ç’lexon dhe pse. Ky libërth mund të konsiderohet si një dritare e reflektimeve të një ushtaraku me shumë përvojë, në përballje me dekadencën e kohës së tij. Si çdo libërth tjetër, edhe ky ofrohet falas për çdo lexues të interesuar. Marrja e pjesëve nga libri për t’u postuar diku tjetër lejohet vetëm duke cituar burimin.  Lexim të mbarë.

Doktrina e Fashizmit nga Giovanni Gentile & Benito Mussolini

Doktrina e Fashizmit, botim i vitit 1932 nga organet zyrtare të regjimit. Libri është i plotë, vjen së bashku me shënimet e nxjerra nga botime të mëparshme. Për hir të saktësisë, kemi sqaruar që në titull, por edhe më tej se kjo doktrinë nuk është shkruar vetëm nga Benito Mussolini, por në një përmasë të pamohueshme nga  filozofi i idealizmit aktual, Giovanni Gentile. Përkthyer nga Vasil Alarupi. Lexim të mbarë.

Nacional Socializmi dhe Raca nga Anthony James Gregor

Anthony James Gregor është specialist i studimeve mbi fashizmin dhe Nacional Socializmin. Profesor i shkencave politike, objektiv në analizë. Është pikërisht ky objektivitet i analizës dhe i hulumtimit, cilësia më e vlefshme në këto kohë të errëta ku mbizotëron stili polemik, sidomos për ideologji të këtilla si Nacional Socializmi dhe Fashizmi. Eseja trajton historinë dhe zhvillimin e teorisë racore të Nacional Socializmit nëpër tre periudha. Periudha e parë mbulon përkufizimin Hitlerian të racës, periudha e dytë kombinimin e kërkimeve Nacional Socialiste me veprat e Hans F.K Guenther, kurse periudha e tretë, teorinë tashmë të pjekur e të përfunduar. Periudha e tretë mund t’ju habisë, ashtu siç na habiti neve, përkthyesve dhe botuesve të kësaj eseje. Si gjithmonë, libri ofrohet falas për të gjithë të interesuarit. Marrja e pjesëve nga libri lejohet vetëm duke cituar burimin. Lexim të mbarë.

Gabriele D'Annunzio nga Jonathan Bowden

Një biografi e shkurtër e luftëtarit-poet. Si gjithmonë, falas për çdo të interesuar. Marrja e pjesëve nga libri lejohet vetëm duke cituar burimin. Lexim të mbarë.
“Tërë jeta e këtij njeriu, që i ka bërë të gjithë të flasin për të në tërë botën, po shpërdridhet në sytë e mi. Tërë jeta e tij dhe pra tërë arti i tij. Sepse në fare pak shkrimtarë, arti është një me jetën, si te ky Poet, i cili mburrej pikërisht se i dha jetës kallëpin e artit të tij. Çdo gjë ka qenë e bukur në jetën e D’Annunzios: thua se zhvillimi i një natyre të lumtur. E bukur ka qenë djalëria e parë, më tepër instinkt dhe hov sesa mendim, plot lëngje jetike; e bukur djalëria e dytë, dhënë pas një pune të paprerë, buzëqeshur nga të gjitha të mirat e jetës dhe të lavdisë, e bukur burrëria, në të cilën u realizuan shpresat e djalërisë; ca më e bukur pleqëria, e cila ka qenë një djalëri e pavenitur, mbajtur lart nga vullneti në vend të gjakut djaloshar që mungonte; të bukura vitet e fundit të jetës së tij, vetmi e qetë në të cilën bënte sehir frytet e veprës së tij, fryte të gjallë në ngjarjet e kombit.” – Vangjel Koça për Gabriele D’Annunzion. 

Prusianizmi dhe Socializmi nga Oswald Spengler

Ky libër mbështetet mbi shënimet e vëllimit të dytë të veprës “Rënia e Perëndimit”. Së paku pjesërisht, shënimet përfshijnë fazën zanafillore të zhvillimit të së gjithë tezës së paraqitur në atë vepër. Fjala “socializëm” emërton çështjen më të ndezur, në mos edhe më të thellë, të debatit aktual. Të gjithë po e përdorin. Të gjithë mendojnë se ajo nënkupton diçka ndryshe. Në këtë term-slogan universal gjithsecili injekton çfarëdo që ia ka ënda,  apo urren, i frikësohet apo dëshiron. E megjithatë, askush nuk është i vetëdijshëm rreth shtrirjes dhe kufizimeve të funksionit historik të kësaj fjale. Çfarë është socializmi, një sistem instinktiv apo i planifikuar? A është ai një qëllim i njerëzimit, apo thjesht një gjendje e përkohshme? Apo mos ndoshta fjala i referohet thjesht kërkesave të bëra nga një klasë e caktuar e shoqërisë? A janë Marksizmi dhe Socializmi e njejta gjë?

Koncepti i Politikes nga Carl Schmitt

Rrallëherë gjen një përkufizim të qartë të politikes. Zakonisht kjo fjalë përdoret me ngjyrim, negativ, në kontrast me shumë ide të tjera të ndryshme nga ajo, si për shembull në antiteza të tilla si politika dhe ekonomia, politika dhe morali, politika dhe ligji; madje edhe brenda ligjit ka përsëri politikë dhe të drejtë civile, e kështu me radhë. Si arsye e konfrontimeve të tilla të cilat janë negative dhe shpesh herë edhe polemizuese, zakonisht bëhet e mundur, në varësi të kontekstit dhe situatës konkrete, që të karakterizohet diçka me qartësi të kristaltë. Por ky ende nuk është një përkufizim specifik. Në një mënyrë ose në një tjetër, “politikja” përgjithësisht vendoset përbri me “shtetin” ose minimumi vendoset në fjali duke pasur lidhje me të. Kështu, shteti shfaqet si diçka politike dhe politikja si diçka që i përket shtetit – kësisoj jemi padyshim ne nje rrethvicioz aspak të kënaqshëm.

Dinakeria me tinezare e Sistemit nga Ted Kaczynski

“Luksi epran i shoqërisë së domosdoshmërisë teknike, do jetë bonusi i një revolte të padobishme e shoqëruar me një buzëqeshje prej të nënshtruari”

– Jacques Ellull: “Shoqëria Teknologjike”

Sistemi ua ka bërë me hile të ashtuquajturve revolucionarë dhe rebelë të ditëve të sotme. Kjo hile është aq e lezetshme, saqë po të ish planifikuar me vetëdije, do duhej admiruar për elegancën pothuaj matematikore.

Mobilizimi Total nga Ernst Junger

“Asgjë nuk e vërteton këtë pretendim më mirë se fakti që gjatë luftës mund të shfaqen forca që kanë qëndrim kundër vetë luftës. Megjithatë, këto forca janë të lidhura më tepër se sa mund të duket në pamje të parë me fuqitë që janë pjesëmarrëse në luftë. Mobilizimi Total e ndryshon rrafshin e vet të veprimit, por jo kuptimin e tij, kur nis të vendosë në lëvizje masat në një luftë civile në vend të ushtrive të luftës. Përleshja tani arrin rrafshe që nuk preken nga urdhrat e mobilizimit ushtarak. Njëjtë sikur forcat që nuk mund të rreshtoheshin për luftën të kërkonin një rol pjesëmarrës në përleshjen gjakatare. Rrjedhimisht sa më e bashkuar dhe e thellë orvatja e luftës për të thirrur në armë për çështjen e saj, që nga fillimi, të gjitha forcat e mundshme, aq më i sigurt dhe i palëkundshëm do të jetë zhvillimi i saj.”