BRERORE

Gjenerali i ushtrisë së padukshme

(Shkëputur nga libri “Shtegtimi i dinozaurëve fluturues” me autor Pol Milo) Gjenerali i ushtrisë së padukshme Gjenerali i madh i ushtrisë së padukshme të forcave të armatosura dhe këmbësorisë së rendë u foli ushtarëve të tij joekzistentë: – Dëgjoni me vëmëndje, se do t’ju flas vetëm një herë. Po ju flas sinqerisht, për t’ju përgatitur […]

Ernest Koliqi – Zamarja me gjashtë bira

– S’e kemi fort larg – më thanë: njaty në gji të qafës. Ecme edhe do, tue u ngjitun në mal të Shoshit. S’vonoi shum e u dukne kullat e lagjes ku banonte Gjo’ Mala. Për te më kishin sigurue se an’e kand Dukagjinit, s’ishte njeri ma i zoti qi i bjen zamares. I lëshuen […]

Mid’hat Frashëri – Cili ishte Esati

Më 13 qershor të vitit 1920 patrioti Avni Rustemi shtiu mbi esat pashë Toptanin që kishte gjetur strehë në Paris pas gjithë të zezave që kish bërë ndaj kombit të tij. Mid’hat Frashëri na rrëfen me përpikmëri të gjithë kalvarin e pashait çamarrok. Lavdi Avni Rustemit. – Esati, i biri i Ali bej Toptanit, lindi […]

Episod nga e kaluara

  Pyetje: – Ç’mund të na thuash për botimin e revistës “Përpjekja Shqiptare”? Përgjigje: – Branko Merxhani, njëri nga publicistët më seriozë të asaj kohe, mendoi të botonte një revistë si antipod të “Yllit të Dritës’, një “revistë laike dhe universitet për të rinjtë tanë” – kështu thoshte Brankoja. Kërkoi leje dhe ia dhanë. Mua […]

Lap Martallozi – Lirija dhe Zgjedha

Duke dhënë funt shëtitjes, ariva në Shqypëri, në këtë vënt ku natura ka dhuruar gjithë dhuratat dhe bukurit’e saj: qielli më të shumën e motit, i kthiellt e i llamburitur pa re e pa brymë; era e qëruar dhe e mirë, po vënde-vënde e prishur prej valltovet që bënen nga pakujdesija; ujërat të ftohta, të […]

Mid’hat Frashëri – Dita Jonë

Në kohën që ësht’i vogël, njeriu ëndërron dhe thotë: “Kur do vijë dita të bëhem i madh, të dal nga djalëria? Të rritem, të urdhëroj veten, të dal nga kujdesi dhe nga vëshgimi i të tjerëve? Sa vjet, sa shekuj, sa brezni kemi ëndërruar si komb prapa lirisë sonë të munguar, prapa independencës së kësaj […]

Eqrem bej Vlora – Lufta e Vlorës

Në prill të 1920-ës filluan goditjet e para kundër patrullave ushtarake të veçuara. Aksione të parëndësishme që u përpoqën t’i zhvlerësojnë, si të ishin ca përleshje bandash kusare. Pastaj, në maj, krejt papritur, ndodh rrethimi i kalasë së Tepelenës nga populli i Kurveleshit dhe i Dishnicës, dhe as një javë më vonë sulmi natën i […]

Eqrem bej Vlora – Kandidatët për fronin Shqiptar

Unë i kam njohur dhe kam biseduar vetë me të gjithë kandidatët e fronit shqiptar. Po të përjashtojmë këtu kandidatë të vetëshpallur si Don Aladro, princ Gjika dhe markezi – Skanderbeg, në skenën e garës mbeten princi i Monpansiesë, princi feudal i Egjiptit (më vonë mbreti Fuad i parë), princi i Urahut, princi Burhanedin nga […]

Sa Shqiptarë u shpërngulën nga sanxhaku i Nishit më 1877-1878?

Shpërngulja e dhunshme e shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit në dimrin e viteve 1877-1878 e më pas është një fakt i njohur. Qarqet drejtuese të Beogradit gjatë dhe pas Luftës së Dytë Serbo-Osmane që u zhvillua në periudhën 12 dhjetor 1877- 25 shkurt 1878 (në të njejtën kohë me përfundimin e Luftës Ruso-Osmane), nxitën shpërnguljen […]

Selahydin Toto – Neoshqiptarismë…

Shënjat e para té njëj moskënaqësie intelektuale mbi Shqipërinë e Zogut u çfaqën që në vitin 1928. Një grup mendonjësish t’udhëhequr nga Vangjel Koça zunë të trumpetonin neoshqiptarismën në “Demokratinë” e Gjirokastrës. N’esencë këta kërkonin një bashkim të forcave intelektuale të djalërisë për realizimin e ndërgjegjshëm të rilindjes shoqërore. Shqipëria qe bërë shtet, por duhej […]