Prekja e vrazhdë

“Maja e gjilpërës i sëmboi në shpirt. Tashmë e dinte që nuk kishte më kthim mbrapa. Ishte çapitur deri në qendër të vaksinimit me gjysmë-zemër, dhjetëra herë kishte menduar të kthehej dhe të përballej me katër muret, ose të përpiqej me “armikun” e padukshëm si kafsha e plagosur në prag të vdekjes. Asgjë s’është e […]
Procedurat e Akilit

Shkëputur nga libri “Takohemi në Purgator” me autor Pol Milon Agimi i një Gimi -Sa i trashë që je more Gimi! – i kishte thënë dikur mësuesja e klasës së parë fillore, gjatë orës së abetares. Ndaj edhe ky mediokritet për të, i cili gjatë viteve u kthye në zakon, nuk krijoi aspak probleme […]
Søren Kierkegaard – Një leksion ekstatik

Përktheu: Adri Kalaja Nëqoftëse martohesh, do pendohesh; nëqoftëse nuk martohesh gjithashtu do të pendohesh; nëqoftëse martohesh ose nuk martohesh do pendohesh për të dyja. Qesh me marrëzirat e botës do të pendohesh, qaj për to, gjithashtu do të pendohesh; qesh me marrëzirat e botës ose qaj për to do të pendohesh për të dyja. Besoji […]
Søren Kierkegaard – Diapsalmata (II)

Ad se ipsum Përktheu: Adri Kalaja Vajzat nuk më tërheqin. Bukuria e tyre zhduket si një ëndërr, ashtu si e djeshmja kur ka kaluar tashmë. Përhershmëria e tyre, përhershmëria e tyre po! O nuk mund t’u zihet besë, gjë e cila nuk më shqetëson më, o janë të devotshme. Nëse do të gjeja ndonjë të […]
Mid’hat Frashëri – Këndonjësit
Jemi miq të vjetër, i dashur këndonjës! Nuk e di në më njohe. Më mban mend? Shiko, po rri në prag dhe mënoj të hyj brenda. Kështu bëjnë të gjithë të dashurit tanë, kur kemi kohë të gjatë pa u pjekur. S’guxojmë të dëftehemi menjëherë. Vitet lënë shenja mbi fytyrat: flokët zbardhen, cipa rrudhet, shpeshherë […]
Në zemër të errësirës

“Kam parë gjëra të tmerrshme…që i ke parë edhe ti. Mirëpo s’ke të drejtë të më quash vrasës. Mund të më vrasësh, po, por jo të më gjykosh. Fjalët nuk arrijnë t’ia përshkruajnë domosdoshmërinë, dikujt që nuk e di se ç’është tmerri. Tmerri. Tmerri ka një fytyrë…dhe duhet të miqësohesh me të. Tmerri dhe terrori […]
Zjarri në Sarajet e Toptanëve – Rast i rrënimit të mëtejshëm të kulturës.

Rreth mesnatës të 17 Gushtit në Tiranë ndodhi një akt barbar: Sarajeve të Toptanëve iu vu zjarri. Për fat të mirë godina e cilësuar monument kulture, i shpëtoi efektit shkatërrues të zjarrit por ngjarja më la një trishtim të madh për shkak të kuptimit që besoj duhet t’i japim kësaj ngjarjeje. T’i marrim gjërat me […]
Përse nuk flitet për Iliridën?

Le të flasim për Iliridën, krahina lindore e Shqipërisë Natyrale e cila sot është e pushtuar përkohësisht nga Republika e Maqedonisë Veriore. Koncepti i Iliridës i thellon rrënjët e saj tek Ilirët dhe konkretisht tek fisi ilir i Dardanëve për shkak të lidhjes që Iliridasit kanë me Dardaninë e lashtë si dhe me atë të […]
Gjenerali i ushtrisë së padukshme

(Shkëputur nga libri “Shtegtimi i dinozaurëve fluturues” me autor Pol Milo) Gjenerali i ushtrisë së padukshme Gjenerali i madh i ushtrisë së padukshme të forcave të armatosura dhe këmbësorisë së rendë u foli ushtarëve të tij joekzistentë: – Dëgjoni me vëmëndje, se do t’ju flas vetëm një herë. Po ju flas sinqerisht, për t’ju përgatitur […]
Ernest Koliqi – Zamarja me gjashtë bira

– S’e kemi fort larg – më thanë: njaty në gji të qafës. Ecme edhe do, tue u ngjitun në mal të Shoshit. S’vonoi shum e u dukne kullat e lagjes ku banonte Gjo’ Mala. Për te më kishin sigurue se an’e kand Dukagjinit, s’ishte njeri ma i zoti qi i bjen zamares. I lëshuen […]
