Hyrje në kushtetutën e pashkruar

Gjenerimi proçedural është një metodë krijimi përmbajtjeje (content, kontenti) e përdorur shpesh në ndërtimin e videolojrave. Logjika e brendshme që ndiqet këtu është ajo e një algoritmi të posaçëm që gjeneron apo prodhon një botë virtuale bazuar në disa elementë të parapërcaktuar. Pak më qartë, shfrytëzimi i shablloneve për të krijuar shpejt e lehtë platforma. […]
Tranzicioni i politikave të jashtme nga administrata Bush-Obama në administratën Trump. Pjesa II

Vazhdojmë më tej me administratën Trump. Përpara se ti përgjigjemi pyetjes së strategjisë së përmbajtjes në administratën Trump na duhet të sqarojmë si fillim faktin që ndryshimi radikal në politikën e jashtme ndaj Kinës nuk është thjesht një veçori e çuditshme e administratës Trump por duhet parë si një lëvizje brenda lëvizjes së logjikës së […]
Tranzicioni i politikave të jashtme nga administrata Bush-Obama në administratën Trump. Pjesa I

Sipas Tellis, marrëdhënia Amerikë-Kinë është një marrëdhënie shumë komplekse. Kina sipas tij nuk mund të ndalet me strategji klasike te përmbajtjes. Kjo ndodh sepse ndërvarësia ndërmjet Amerikës dhe Kinës është shumë e madhe. Gjatë kohës së bashkimit sovjetik kur u zbatua kryesisht strategjia e përmbajtjes nuk kishte thuajse fare lidhje ekonomike ndërmjet Bashkimit Sovjetik dhe […]
Epilog

O milet, dëgjoni e mbani vesh e mos thoni se nuk dëgjuat pastaj. Kështu po e nisim për hir të autentikes së munguar. Deri tani përmendëm ndërlikimet kryesore që regjimi i së thënës na imponon. Disidentë ska, Katedralja prodhon opozitën, opozita ushqen Katedralen. Në rast se Katedralja do ishte vetë demokracia, njerëzit do kishin të […]
Qëndresa e djegur dhe disidenca e vitrinave.

Disidenca këtu, siç duam ta analizojmë, nuk nënkupton dhënien e një përkufizimi konkret të fenomenit. Nuk mund ta përkufizosh formën e disidencës, pasi ajo varion nga situata në situatë. Ekzistojnë disa parakushte që çojnë në mbirjen e asaj që quhet mospajtim aktiv, që mund të përkthehet edhe në protestë, edhe në qëndresë. Mospajtimi aktiv në […]
Problemi i ndërvarësisë së tepërt: Pse ekonomia nuk sjell gjithmonë paqe.

Pas 7 dekadave paqe me konflikte tepër të vogla dhe të kufizuara, plasi lufta e parë botërore. Dhe për mendimin tim është interesante të shqyrtosh momentet para lufte, dhe se si reagonin mediat muajt e parë të luftës. Norman Angell shkruajti librin „Iluzioni i madh“ ne vitin 1909, ku argumentonte se një luftë ndërmjet fuqive […]
Konventa Basel dhe Shqipëria: Paraja Fiat, sistemi fraksional i bankave.

Titulli lexuesit mund ti duket i çuditshëm në fillim por secila prej këtyre çështjeve ka të bëjë dhe me Shqipërinë. Fillimisht do të shpjegojmë se çfarë është Paraja Fiat ose paraja jo e mbështetur në mallra, apo metale të çmuara si ari. Sot paraja fiat eshte para jo vetëm e pambështetur nga metale të çmuara […]
Keynes, Myrdal dhe dilema nacionale-internacionaliste

Njohësit apo praktikuesit e Keynes, qofshin këta legjitimë apo jo, njohin në shumicën e rasteve anën nacionale të tij. Dhe me të drejtë. Një nga figurat më të rëndësishmë që pati ndikim shumë të madh në idetë ekonomike të shek 20 dhe vazhdon të ketë ndikim dhe në shek 21. Keynes njihet si figura intelektuale […]
Ta duash Shqipërinë si e gjithë Europa.

Shprehitë e psikikës së një populli nuk duhen injoruar. Sa herë vëmë re rëndom të thuhet në popull “çohu Enver”? Kjo thirrje për ringjalljen e diktatorit nuk është gjë tjetër veçse dukja e një ndjesie me përmasa më të thella. Enveri dikur simbolizohej me shtetin, shteti i fortë ishte mekanizmi përçues i një rendi total […]
