BRERORE

Koka pa krye

Në tridhjetë vjet tranzicion në një mënyrë krejt jopolitike përsëri spikat ai fenomen që njihet si të pasurit koka pa krye, në krye të vendit. Kokat pa krye për së prapthi arrijnë të përkufizojnë klimën politike në vend. Klima shpërfaqet në formën e një lavjerrësi, një lavjerrës që lëkundet ngulshëm sa në një anë e […]

Kundër përtacisë dhe pandershmërisë intelektuale.

Pandershmëria intelektuale nuk është e njejtë me hajdutërinë. Kjo e fundit ka të bëjë me përvetësimin e pronës intelektuale. Shembuj të hajdutërisë intelektuale kemi plot, që nga plagjiaturat e doktoraturave e deri tek librat e shkruar copy-paste nga interneti e të përkthyera atypëraty, automatikisht. Pandershmëria intelektuale nga ana tjetër është një fenomen me pasoja shumë […]

Në kufijtë e ekzistencës: Sëmundja Moldaviane dhe Shqipëria

Në pamje të parë Moldavia është një shtet normal, i gjendur në skaje të Europës Lindore, afër me Rusinë, vetëm Ukraina e ndan nga kontakti i menjëhershëm. Megjithëkëtë, Moldavia përfaqëson me plot të drejtë, një të ardhme hipotetike për të gjitha vendet e Rajonit Tranzicional. Kjo e ardhme ka për karakteristikë, mospërfundimin e famshëm të […]

Pikëpamje mbi modernizmin dhe modernitetin. Pjesa II

Në fillim të tekstit Beck përpiqet të sqarojë domethënien e modernitetit refleksiv. Moderniteti refleksiv shihet si një lloj “moderniteti i dytë”. Ndryshimet që po ndodhin dhe që po çojnë në modernitetin e dytë nuk janë ndryshime “normale” tipike të një shoqërie moderne, por janë ndryshime që ndryshojnë gjithë strukturën shoqërore të modernitetit. Teoria e modernizmit […]

Pikëpamje mbi modernizmin dhe modernitetin. Pjesa I

Në këtë ese  do paraqes 3 autorë me pikëpamje të ndryshme mbi modernizmin dhe modernitetin. Pjesët e mëposhtme janë përmbledhje nga artikujt: „Teoria e Modernitetit Refleksiv“ të Ulrich Beck, „Dy teori mbi  modernitetit“ nga Charles Taylor, si dhe „Modernizmi dhe Fashizmi“ nga Roger Griffin. Nw kwtw pjesw po paraqes teorinë e Charles Taylor  dhe Roger […]

Ngjashmërite e efekteve të regjimeve monetare liberale dhe merkantiliste. Shembulli i BME-së dhe i standardit të arit : Pjesa IV

Ne pjesën e fundit të këtij artikulli do futemi më thellë në Kapitullin mbi Merkantilizmin të Teorisë së Përgjithshme. Pyetja kryesore e këtij paragrafi është: Çfarë karakteristikash ka merkantilizmi sipas Keynes dhe si këto karakteristika mund të krahasohen me idetë liberale monetare dhe regjimet liberale monetare. Këtu nuk do të përqëndrohemi në gjëra si ndihma […]

Ngjashmërite e efekteve të regjimeve monetare liberale dhe merkantiliste. Shembulli i BME-së dhe i standardit të arit : Pjesa III

Në shënimet mbi merkantilizmin në librin e tij Teoria e përgjithshme e interesit punësimit dhe parasë Keynes i përshkruan liberalizmin dhe merkantilizmin në një mënyrë shumë interesante për sa i përket marrëdhënieve monetare. Keynes fillon të analizojë historinë e mendimit merkantilist dhe konkludon se ka pasur të vërteta në zgjidhjen e merkantilistëve, në një kohë […]

Ngjashmërite e efekteve të regjimeve monetare liberale dhe merkantiliste. Shembulli i BME-së dhe i standardit të arit : Pjesa II

Idetë neoliberale mbrapa këtyre mekanizmave. Një qasje Keynesiane. Lind pyetja: Në çfarë mënyre janë këto politika neoliberale? Këtu duhet dhe njëherë të kthehemi tek idetë e Tomann. Tomann fillon duke shpjeguar modelin neoklasik të zhbalancave makroekonomike dhe se si zhbalancat do rregulloheshin vetvetiu sipas këtij modeli. Një rritje e zhbalancave ekonomike, sipas modelit Feldstein-Horioka, është […]

Ngjashmërite e efekteve të regjimeve monetare liberale dhe merkantiliste. Shembulli i BME-së dhe i standardit të arit : Pjesa I

Bashkimi Monetar Europian (BME) është një nga çështjet më të diskutuara për hulumtuesit në ekonominë politike. Veçanërisht pas Krizës Euro, por edhe përpara se vetë natyra e Euros dhe e Eurozonës filloi të nxjerrë probleme. Zhbalancimet makroekonomike, rritja e defiçiteve në vendet jugore dhe rritja e sufiçiteve në veri, humbja e sovranitetit monetar të shteteve […]

Miti i shekullit të 21-të

Kulti i individualizmit (të mos e ngatërrojmë me kultin e individit) është ngulitur thellë në mendjen e njeriut, të ashtuquajtur, “modern”. Me pak fjalë, kulti i individualizmit është ideja që ne ekzistomë në botë si elektrone të lirë, tërësisht të pavarur nga askush në asnjë mënyrë, pa asnjë detyrim ndaj askujt tjetër përveç vetës sonë. Ky adhurim i […]