Tokë dhe Det: Dy rrëfenja të kundërta. Pjesa II

Thamë në pjesën e parë, se Rusia angazhohet në një luftë mes të pabarabartësh me Perëndimin. Por ashtu si çdo luftë tjetër, edhe kjo ka rregullat e saj. Fuqia ekonomike për momentin, qendron tek aftësia e bllokut perëndimor për të vënë sanksione, me qëllim zvogëlimin e arsenalit veprues të një shteti apo një grupi shtetesh. […]
Tokë dhe Det: Dy rrëfenja të kundërta. Pjesa I

Krahas një sfondi qytetërimor, e të përvijuar drejtësisht, Shqipëria qëndron e vetme, në mes të një konflikti gjeopolitik me përmasa të mëdha. Tek shkrimi jonë, “Parathënië mbi çdo gjeostrategji të ardhshme”, kemi konceptualizuar shkurtimisht themelin mbi të cilin kapaciteti jonë operacional do të gjykojë ngjarjet e së ardhmes e probleme të ngjashme. Në të njejtën […]
Postulat.

Sulmova jetën dhe më pushtoi vdekja. Me kthetrat e saj të ndyra ajo më shqeu përsëgjalli.Kënga ime papritmas u kthye në një ulurimë shurdhonjëse.Dhe unë besnik i trupit tim të shëndoshë, i tronditur qëndroj në këmbë dhe vërej se ato ligje të psikologjisë nëpër të cilat ecën jeta dhe zhvillimi i njerëzve, janë të vërteta […]
Kampi i Shenjtorëve: Kur e trilluara rrëshqet tek realja.

Rallëherë ndodh që një novelë apo tregim distopik të parashikojë të ardhmen duke u nisur nga premisat e së tashmes. Të gjithë i dimë skenaret si 1984-a e Oruellit apo “Më e mira e Botëve” nga Aldous Huxley. Këto libra kanë një gjë të përbashkët, nisen e thurin të ardhmen duke u munduar të rrokin […]
Mbi debatin Peterson-Zizek

E vetmja gjë për të cilën më vjen keq në këtë artikull, është fakti se do (mundohem të) zhgënjej pritshmëritë e fansave të dy mendimtarëve në këtë debat të shumëpritur. Pra më në fund ndodhi, Slavoj Zizek dhe Jordan Peterson u ulën të dy kokë më kokë në fushën e mejdanit, secili me një arsenal […]
Pezullimi i sovranitetit: Çezarizmi. Pjesa II

“Me termin “çezarizëm” nënkuptoj atë lloj qeverie e cila, pavarësisht nga çdo formulim kushtetues që mund të ketë, është në brendësinë e vet, një kthim prapa, drejt mungesës së një forme. Nuk ka rëndësi se Augustus në Romë dhe Huang Ti në Kinë, Amasis në Egjipt dhe Alp Arslan në Bagdad maskuan pozicionin e tyre […]
Pezullimi i sovranitetit: Çezarizmi. Pjesa I

Një Çezar, këtu, është përmbysës i një rendi. Rrjedhimisht në filozofinë politike, fenomeni i përmbysjeve të rendit quhet “çezarizëm, çezari këtu, merr kuptimin e një njeriu të guximshëm
Hyrje në kushtetutën e pashkruar

Gjenerimi proçedural është një metodë krijimi përmbajtjeje (content, kontenti) e përdorur shpesh në ndërtimin e videolojrave. Logjika e brendshme që ndiqet këtu është ajo e një algoritmi të posaçëm që gjeneron apo prodhon një botë virtuale bazuar në disa elementë të parapërcaktuar. Pak më qartë, shfrytëzimi i shablloneve për të krijuar shpejt e lehtë platforma. […]
Heronjtë janë të lodhur

Çdo epokë ka mitologjinë që meriton. E jona e ka kthyer rininë në idhullin e vet të kudondodhur, të cilës i ka rezervuar një kult të përhershëm dhe mbytës. Duket sikur shqetësimi kryesor i bashkëkohësve është të qenit i ri ose, duke mos qenë, të shfaqurit si i tillë. Dhe është abuzimi me këtë përkufizim […]
Qenia Shqiptare në mendimin politiko-filozofik të Patër Anton Harapit. Pjesa II

Ç’është ideja shqiptare? Mendimtarë të ndryshëm marrin e japin, mundohen të shpjegojnë. Në kohën e Patër Antonit, nënqeshej e ngrihej vetulla me habi kur kjo gjë e mistershme përmendej. A mos i kemi borxhe të pashlyeshme modernitetit? Ta vëmë Shqiptarin përballë vetvetes si të tillë, në fillim si njeri, e pastaj me të gjithë tiparet […]
