BRERORE

Koka pa krye

Në tridhjetë vjet tranzicion në një mënyrë krejt jopolitike përsëri spikat ai fenomen që njihet si të pasurit koka pa krye, në krye të vendit. Kokat pa krye për së prapthi arrijnë të përkufizojnë klimën politike në vend. Klima shpërfaqet në formën e një lavjerrësi, një lavjerrës që lëkundet ngulshëm sa në një anë e […]

Kundër përtacisë dhe pandershmërisë intelektuale.

Pandershmëria intelektuale nuk është e njejtë me hajdutërinë. Kjo e fundit ka të bëjë me përvetësimin e pronës intelektuale. Shembuj të hajdutërisë intelektuale kemi plot, që nga plagjiaturat e doktoraturave e deri tek librat e shkruar copy-paste nga interneti e të përkthyera atypëraty, automatikisht. Pandershmëria intelektuale nga ana tjetër është një fenomen me pasoja shumë […]

Një “krodhe buke”….

Shqiptari ka parime për jetën e tij vetjake, për jetën familjare po nuk ka dhe nuk çmon parime për atë që thuhet “interes i përgjithshëm”. Kjo gjë rrjedh edhe nga fakti se Shqiptari përmes kaq shekujve robërie u mbyll në veten e tij, në familjen e tij dhe nuk pati raste që ta derdhë këtë […]

Në kufijtë e ekzistencës: Sëmundja Moldaviane dhe Shqipëria

Në pamje të parë Moldavia është një shtet normal, i gjendur në skaje të Europës Lindore, afër me Rusinë, vetëm Ukraina e ndan nga kontakti i menjëhershëm. Megjithëkëtë, Moldavia përfaqëson me plot të drejtë, një të ardhme hipotetike për të gjitha vendet e Rajonit Tranzicional. Kjo e ardhme ka për karakteristikë, mospërfundimin e famshëm të […]

Toka midis tre deteve

Në rajonin tranzicional të Europës kontinent, përbashkohen disa faktorë historikë dhe kulturorë që përbëjnë tragjedinë më të madhe të kontinentit. Rajoni përkufizohet si tranzicional, sepse përbën anën tjetër të ish Perdes së Hekurt, pra  ky rajon, përveç së qenit krijesë historikisht e flijuar për interesat e Perëndimit apo Rusisë, kërkon edhe të futet në Perëndim, […]

Formë-e-jetës – Giorgio Agamben

Huazuar nga helioslux.al 1. Grekët nuk kishin një term të vetëm për të shprehur atë që ne kuptojmë me fjalën jetë. Ata përdornin dy terma semantikisht dhe morfologjikisht të dallueshëm: zoe, që shprehte faktin e thjesht të të jetuarit të përbashkët me të gjitha gjallesat (kafshë, njerëz, zota) dhe bios, që shenjonte formëën ose mënyrën […]

Tokë dhe Det: Dy rrëfenja të kundërta. Pjesa VI

Amerika ka arritur të triumfojë aty ku dështoi Europa. Në krijimin e një ideje kontinentaliste. Krahasuar me kontinentin e vjetër të luftrave të panumërta, zbulimi i botës së re i dha frymë një botëkuptimi të ri, botëkuptimit amerikan, ose idesë amerikane. Ideja Amerikane në vetvete ndahet në dy drejtime të ndryshme. Drejtimi i parë mbështetet […]

Tokë dhe Det: Dy rrëfenja të kundërta. Pjesa V

Për të ravijëzuar krizën “europiane” na duhet veҁ të studiojmë fytyrat e ndryshme që kontinenti i vjetër ka ndërruar përgjatë historisë. Njëherë e një kohë, Europa ka qenë zemra e botës. Ishin arritjet e Romës perandorake që vunë gurin e themelit për një Europë të ardhshme që sapo kishte filluar të ndërronte gjaqet. Pas rrëmujës […]

Tokë dhe Det: Dy rrëfenja të kundërta. Pjesa IV

Të flasësh për Atlantizmin nuk është e lehtë. Duke qenë se është ideja dominante sot në botën perëndimore, shumë nga tiparet e saj janë bërë pjesë e pandashme e mënyrës se si e perceptojmë anën tjetër të botës. Shqipëria në këtë rast nuk ka mundur të zgjedhë për arsye që dihen. Një shkarpë e vetme […]

Tokë dhe Det: Dy rrëfenja të kundërta. Pjesa III

Thamë në pjesën e dytë të kësaj eseje se Euraziatizmi gjysmë-zyrtar ka një histori të gjatë e jo shumë të hetuar mirë nga studiuesit tanë. Para së gjithash kjo histori duhet nxjerrë mirë në dritë, pasi edhe nëse do të dëshironim të ishte ndryshe, Alexandr Dugin nuk është koka e vetme e kësaj lëvizjeje e […]