Postulat.

Sulmova jetën dhe më pushtoi vdekja. Me kthetrat e saj të ndyra ajo më shqeu përsëgjalli.Kënga ime papritmas u kthye në një ulurimë shurdhonjëse.Dhe unë besnik i trupit tim të shëndoshë, i tronditur qëndroj në këmbë dhe vërej se ato ligje të psikologjisë nëpër të cilat ecën jeta dhe zhvillimi i njerëzve, janë të vërteta […]
Kampi i Shenjtorëve: Kur e trilluara rrëshqet tek realja.

Rallëherë ndodh që një novelë apo tregim distopik të parashikojë të ardhmen duke u nisur nga premisat e së tashmes. Të gjithë i dimë skenaret si 1984-a e Oruellit apo “Më e mira e Botëve” nga Aldous Huxley. Këto libra kanë një gjë të përbashkët, nisen e thurin të ardhmen duke u munduar të rrokin […]
Mbi debatin Peterson-Zizek

E vetmja gjë për të cilën më vjen keq në këtë artikull, është fakti se do (mundohem të) zhgënjej pritshmëritë e fansave të dy mendimtarëve në këtë debat të shumëpritur. Pra më në fund ndodhi, Slavoj Zizek dhe Jordan Peterson u ulën të dy kokë më kokë në fushën e mejdanit, secili me një arsenal […]
Pezullimi i sovranitetit: Çezarizmi. Pjesa II

“Me termin “çezarizëm” nënkuptoj atë lloj qeverie e cila, pavarësisht nga çdo formulim kushtetues që mund të ketë, është në brendësinë e vet, një kthim prapa, drejt mungesës së një forme. Nuk ka rëndësi se Augustus në Romë dhe Huang Ti në Kinë, Amasis në Egjipt dhe Alp Arslan në Bagdad maskuan pozicionin e tyre […]
Pezullimi i sovranitetit: Çezarizmi. Pjesa I

Një Çezar, këtu, është përmbysës i një rendi. Rrjedhimisht në filozofinë politike, fenomeni i përmbysjeve të rendit quhet “çezarizëm, çezari këtu, merr kuptimin e një njeriu të guximshëm
Hyrje në kushtetutën e pashkruar

Gjenerimi proçedural është një metodë krijimi përmbajtjeje (content, kontenti) e përdorur shpesh në ndërtimin e videolojrave. Logjika e brendshme që ndiqet këtu është ajo e një algoritmi të posaçëm që gjeneron apo prodhon një botë virtuale bazuar në disa elementë të parapërcaktuar. Pak më qartë, shfrytëzimi i shablloneve për të krijuar shpejt e lehtë platforma. […]
Heronjtë janë të lodhur

Çdo epokë ka mitologjinë që meriton. E jona e ka kthyer rininë në idhullin e vet të kudondodhur, të cilës i ka rezervuar një kult të përhershëm dhe mbytës. Duket sikur shqetësimi kryesor i bashkëkohësve është të qenit i ri ose, duke mos qenë, të shfaqurit si i tillë. Dhe është abuzimi me këtë përkufizim […]
Qenia Shqiptare në mendimin politiko-filozofik të Patër Anton Harapit. Pjesa II

Ç’është ideja shqiptare? Mendimtarë të ndryshëm marrin e japin, mundohen të shpjegojnë. Në kohën e Patër Antonit, nënqeshej e ngrihej vetulla me habi kur kjo gjë e mistershme përmendej. A mos i kemi borxhe të pashlyeshme modernitetit? Ta vëmë Shqiptarin përballë vetvetes si të tillë, në fillim si njeri, e pastaj me të gjithë tiparet […]
Qenia Shqiptare në mendimin politiko-filozofik të Patër Anton Harapit. Pjesa I

Ndër françeskanë, kurora e artë e veprimtarisë atdhetare përbehej nga dyshja Gjergj Fishta dhe Anton Harapi. Anton Harapi ka qenë një nga ato intelektualët e shquar të historisë sonë, të cilat janë lënë jashtë rimarrjes dhe rishqyrtimit për arsye të dobëta. Se pse, do e tregojmë këtu, por në të njejtën kohë i detyrohemi lexuesit […]
Parathënie mbi çdo gjeostrategji të ardhshme. Pjesa III

Rrëfenjat zotërojnë një të ardhme potenciale por jo një të shkuar. E tashmja për to është teatri i së ardhmes prandaj e shkuara duhet ti përshtatet kohës. E thënë më thjesht, historia është në rrezik. Sido që të jetë, vazhdimësitë fiksionale janë parësore në ndërtimin e një rrëfenje. Pika kyç e së shkuarës së rrëfenjës […]
