BRERORE

Do të kthehemi mbrapa vetëm duke ecur përpara.

Pohimi “Ne jemi Ilirë” përçon një dëshirë të nënkuptuar. Thelbësisht është një dëshirë e dlirët, për pastërti. Është dëshira për një pastërti shpirtërore, përkundër tre periudhave të një mëdyshjeje të madhe identitare ndër banorët e hapësirës gjeografike që sot quhet Shqipëri, dikur quhej Arbëri, dhe ca më përpara kësaj ndodhej e administruar nga Perandoria Romake. […]

Të ruajmë kulturën tonë!

Identiteti kombëtar në rrezik! Bota e sotme po shkon drejt një globalizmi të vrullshëm në të gjitha fushat e jetës. Kulturat dhe traditat lokale të popujve po shtypen nën trysninë e fortë të këtij globalizmi. Ajo që mua më intereson dhe më shqetëson në të njëjtën kohë është kultura dhe identiteti shqiptar. Si kurrë më […]

Theologia Nationis: Shtojcë

Kombi është frymë, parim shpirtëror. Dy gjëra që në të vërtetë janë një, e përbëjnë këtë shpirt apo këtë parim shpirtëror. Njëra vjen nga e kaluara, njëra është në të tashmen. Njëra është zotërimi  i përbashkët i një trashëgimie të pasur kujtimesh; tjetra është pëlqesa, dëshira për të jetuar së bashku, vullneti për të përjetësuar […]

Theologia Nationis

Para dy viteve kam parë një artikull mbi kendvështrimet e autoreve të ndryshëm mbi kombin. Në artikullin e sotëm dua të paraqes një pikëpamje të re, deri diku të çuditshme. Në artikullin i cili është ndër më të hershmit e faqes paraqiteshin dy ide: ideja e kombit si konstrukt, si “ komunitet i imagjinuar” dhe, […]

Gjeografia është destin.

Kurse politika jo. Politika bëhet nga agjentë njerëzorë, nuk ndjek vektorë deterministë që i japin formë njerëzores sipas vijëzimeve dhe relievit natyror. Elementi njerëzor tek gjeopolitika është i nënkuptuar, sepse pa të do të bënim thjesht gjeografi, dhe jo gjeopolitikë. Gjeopolitika Shqiptare si studim i avantazheve dhe disavantazheve të njësisë hapësinore, në vend se të […]

Shqetësimet e kalemit.

Shqetësimet e kalemit. Mund të bëjmë edhe pa “intelektualët”. E kam seriozisht. Nga lartësia e kullës së fildishtë, intelektuali Shqiptar postmodern vështron me përçmim dheun e poshtëm, ku njerëzit duket se gumëzhijnë si miza, koka ndër re është një luks i pamundur për trutë e tyre të thjeshtë. Disa analfabetë të historisë sonë kanë luftuar […]

Dilettantismi dhe Zanati – Selman Riza

Dilettantismin e gjejmë pa fjalë në çdo vent të botës së qytetëruar dhe në çdo lëmë të diturivet e të mjeshtërivet. Mirëpo mua s‘më besohet që diletantismi të lulëzojë gjjëkundi gjetkë si ç‘lulëzon përgjithësisht n‘Shqipëri edhe n‘albanologji posaçërisht. Le që “Shqipot” e kanë shtrembëruar domethënien e dilettantismit aqë sa e kanë bërë një rrezik shoqëror […]