Konsiderata mbi gjendjen aktuale të Kombëtarizmit Shqiptar.

Ç’do të thotë të jesh Kombëtarist? Të zgjerosh perspektivën e vetëdijes tënde. Një artikull i hershëm në faqen tonë para disa muajsh është përpjekur të godasë fort fenomenin e disidencës false, ku kauzat e importuara përzihen me nevojën e individëve të vegjël për aktivizëm politik. Teksa këta ushtarë të fundjavës përbëjnë njërën anë të spektrit […]
Vlerësime të sinqerta për mjekësinë gjermane. (mbi “ikjen”)

Njeriu është gjallesë e bërë prej mishi dhe kockash, të cilat funksionojnë me ndihmën e qarkullimit të gjakut dhe sistemit nervor, që nga ana e tyre, së bashku me organet e brendshme, duhet të përmblidhen tek një zemër në kraharor dhe një tru në kokë. Fakti që njeriu është një organizëm kompleks sjell si pasojë […]
Marrëveshja e tregtisë së lirë shqiptaro-turke. Pjesa II

Në këtë pjesë në fakt, nuk ka mbetur shumë për të thënë. Pjesët kryesore të marrëveshjes u diskutuan në pjesën e parë dhe tani mbetet thjesht të shohim se për cilat produkte vlen kjo marrëveshje. Le të fillojmë me produktet bujqësore dhe me pjesën më problematike të marrëveshjes. Doganat për këto produkte duhen ulur deri […]
Përrallë nga e kaluara: Implikimet e Neo-otomanizmit. Pjesa II

Ajo çka bie më shumë në sy në Doktrinën Davutoglu është mospërputhja mes metodës dhe qëllimit. Vetë Davutoglu është konservator me prirje islamike, të cilat i ka zhvilluar më së miri në një libër tijin të vjetër të quajtur “Paradigma Alternative” i vitit 1993. Jo rrallë pikëpamjet e hershme derdhen në ato të mëvonshmet, dhe […]
Përrallë nga e kaluara: Implikimet e Neo-otomanizmit. Pjesa I

Në kuadër të luftës kundër pandershmërisë intelektuale, siç e kemi sqaruar në një artikull të mëparshëm, kemi vendosur të trajtojmë një çështje delikate. Përgjithësisht janë çështjet delikate ato që pjellin debate kontroverse, ku shumica e llafollogjisë është një përzierje propagande dhe opinionesh të mangëta. Njëra nga këto çështje ështe ajo e Neo-otomanizmit. Neo-otomanizmi për kundërshtarët […]
Përkufizimi i Sovranitetit – Carl Schmitt

Sovran është ai që vendos mbi gjendjen e jashtëzakonshme.[1] Vetëm ky përkufizim mund të qartësojë këtë koncept kufijë. Ndryshe nga terminologjia e pasaktë që gjendet në literaturën popullore, koncepti kufijë nuk është koncept i vagullt, por një i tillë që i përket sferave më të jashtme. Ky përkufizim i sovranitetit pra duhet të asociohet me […]
Potenciali revolucionar në Shqipëri: Reflektim mbi trinitetin Atdhe-Komb-Shtet

Konceptin e revolucionit në këtë shkrim do ta shohim në aspektin politik, dhe jo në dimensione të tjera në të cilat shpesh përdoret termi për të shenjuar një moment me rëndësi për fushën në fjalë si psh. revolucion shkencor, etj. Revolucioni i kuptuar politikisht është domosdoshmëri në këtë urgjencë që e ka mbërthyer shoqërinë politike […]
Blloku – Koment

Nisa ta shkruaj këtë koment të shkurtër mbi librin “Blloku” jo për të nxjerrë ndonjë ndonjë gur të çmuar nga libri i Isuf Kalos, ose për të gërmuar detaje të fshehta të ndonjë prapaskene. Libri vetë gëlon nga përshkrime të prapaskenave së jetës mondane dhe paksa të “fshehtë” që bëhej në Bllok. Sekretet e vërteta […]
Marrëveshja e tregtisë së lirë shqiptaro-turke

Në fillim të artikullit do përpiqem të shpjegoj pjesët më të rëndësishme të kësaj marrëveshjeje tregtare. Marrëveshja është mbi 100 faqe por shumica e faqeve thjesht listojnë në detaje produktet që janë pjesë e marrëveshjes. Fillimisht një ndër kapitujt më të rëndësishëm të marrëveshjes është kapitulli nr 4. Në këtë kapitull thuhet se të dyja […]
Çështja Soros dhe aristokratët e së ardhmes.

Ç’është Soros përveç një miliarderi filantropist? Rrotull ka teza të shumëllojshme mbi veprimtarinë e tij. Ca thonë që Soros është një çifut komunist, delegat i njër rrethi më të gjerë financierësh dhe lobuesish që kërkojnë të shkatërrojnë Europën për hir të aksh projekti të ndërtuar pas hijeve. Ca të tjerë thonë që Soros është thjesht […]
