Rikthimi i Amerikës

Amerika e Biden është ajo që njohëm ne. Është Amerika që zuri një vend të rëndësishëm në ndërgjegjen e Shqiptarëve. Është Amerika multilaterale, udhëheqëse e rendit liberal botëror. Është Amerika që eksportonte demokraci dhe “paqe” në të gjithë botën, që shponte veshët e së majtës, e cila në pafuqinë e saj për të ndryshuar punët […]
Eqrem bej Vlora – Kandidatët për fronin Shqiptar

Unë i kam njohur dhe kam biseduar vetë me të gjithë kandidatët e fronit shqiptar. Po të përjashtojmë këtu kandidatë të vetëshpallur si Don Aladro, princ Gjika dhe markezi – Skanderbeg, në skenën e garës mbeten princi i Monpansiesë, princi feudal i Egjiptit (më vonë mbreti Fuad i parë), princi i Urahut, princi Burhanedin nga […]
Sa Shqiptarë u shpërngulën nga sanxhaku i Nishit më 1877-1878?

Shpërngulja e dhunshme e shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit në dimrin e viteve 1877-1878 e më pas është një fakt i njohur. Qarqet drejtuese të Beogradit gjatë dhe pas Luftës së Dytë Serbo-Osmane që u zhvillua në periudhën 12 dhjetor 1877- 25 shkurt 1878 (në të njejtën kohë me përfundimin e Luftës Ruso-Osmane), nxitën shpërnguljen […]
Maurice Bardeche – Karakteristikat e Fashizmit

Karakteristikat e fashizmit janë të diskutueshme. Për pasojë vetëm një numër i vogël syresh ruhet në përkufizimin logjik të fashizmit. Sistemi njëpartiak, shteti policor, propaganda, çezarizmi, thjesht e vetëm prania e një fuhreri, nuk janë tipare të domosdoshme të fashizmit; aq më pak një aleancë me krahun reaksionar, apo mospranimi i anëtarësisë popullore, pashmangshmëria […]
Dimensionet e shumta të fondamentalizmit islamik në Shqipëri. Pjesa III

Mbase deklarata më domethënëse e Said Kutb është ajo ku ai paralajmëron se fjalët e të krishterëve dhe çifutëve nuk duhen dëgjuar në asnjë rast, pasi çdo diskutim i tyre mbi historinë e islamit apo shoqëritë islame domosdoshmërisht përbën goditje nën brez. Logjika e luftës këtu është e qartë. Konflikti i konceptuar nga Kutb është […]
Trembëdhjetë lopçarë dhe një dylber.

Gjendja e nderë e kombëtarizmit shqiptar pjesërisht mund t’i atribuohet një imagjinate shterpë. Shqiptarët kanë harruar të imagjinojnë. Kanë harruar të imagjinojnë skenaret e mëdha të së ardhmes, e njëherazi u pëlqen të ngushëllohen me skenare fantashkencore të së kaluarës. Ideja e një Epoke të Artë Shqiptare është zhveshur tërësisht nga mundësia politike e së […]
Selahydin Toto – Neoshqiptarismë…

Shënjat e para té njëj moskënaqësie intelektuale mbi Shqipërinë e Zogut u çfaqën që në vitin 1928. Një grup mendonjësish t’udhëhequr nga Vangjel Koça zunë të trumpetonin neoshqiptarismën në “Demokratinë” e Gjirokastrës. N’esencë këta kërkonin një bashkim të forcave intelektuale të djalërisë për realizimin e ndërgjegjshëm të rilindjes shoqërore. Shqipëria qe bërë shtet, por duhej […]
Ballkazani shkon në Uashington.

~ Paradigma e rreme. Ditët në vijim do jenë të mbushura me demagogji. Partitë dhe lobet e ndryshme që kanë zënë vend të rehatshëm në pozicione të caktuara gjeopolitike përtej aspiratës kombëtariste, do të lëshojnë qentë e kufirit, analistët do të pozicionohen nëpër llogore. Nga njëra anë do të kemi nga ata njerëz që do […]
Orjental apor Okcidental

Qeverija shpëtimtare e Mehdi beut shkaktoj dobarem një të mirë: i dha fund një herë e mirë luftës qesharake – që vazhdoi afro 3 vjet resht dhe me aqë nxehtësië -ndërmjet Pleqve dhe të Rijve. Sepse mrenda njaj vjeti, kur sundoi – apo donte të sundonte – rinia shqiptare, u muer vesh se në Shqipni […]
Dimensionet e shumta të fondamentalizmit islamik në Shqipëri. Pjesa II

Disa dijetarë islamikë e quajnë ISIS-in fole të havarixhëve (al-Khawārij). Këta kanë qenë sekti i parë që u shkëputën nga kalifati i Aliut pasi ky i fundit pranoi të bënte marrëveshje me njërin prej armiqve të tij mbi të drejtën e trashëgimisë së kalifatit. Paralelizma të tillë përvijohen duke marrë parasysh faktin se havarixhët ishin […]
