BRERORE

Epilog

O milet, dëgjoni e mbani vesh e mos thoni se nuk dëgjuat pastaj. Kështu po e nisim për hir të autentikes së munguar. Deri tani përmendëm ndërlikimet kryesore që regjimi i së thënës na imponon. Disidentë ska, Katedralja prodhon opozitën, opozita ushqen Katedralen. Në rast se Katedralja do ishte vetë demokracia, njerëzit do kishin të […]

Qëndresa e djegur dhe disidenca e vitrinave.

Disidenca këtu, siç duam ta analizojmë, nuk nënkupton dhënien e një përkufizimi konkret të fenomenit. Nuk mund ta përkufizosh formën e disidencës, pasi ajo varion nga situata në situatë. Ekzistojnë disa parakushte që çojnë në mbirjen e asaj që quhet mospajtim aktiv, që mund të përkthehet edhe në protestë, edhe në qëndresë. Mospajtimi aktiv në […]

Alkimia: Nga Zosimi i Panopolit tek Karl Jungu. Pjesa III

Epoka e Re, siç u zhvillua përgjatë shekujve 19-20, pati një influencë thellësisht negative në perceptimin e alkimisë nga publiku i gjerë e sidomos nga të paktët që mundoheshin të dëshifronin të fshehtat e kësaj shkence të shenjtë. Korifenjtë e kësaj lëvizjeje spiritualiste dhe sharlataneske, filluan të vepronin e të krijonin grupet e tyre përkatëse […]

Parathënie mbi çdo gjeostrategji të ardhshme. Pjesa II

Koncepti i polaritetit zë një vend shumë të rëndësishëm në gjeopolitikë. Së pari, polariteti përshenjet shpalosjen e dinamikës së konfliktit mes njësive gjeografike në botë. Konflikti nga ana tjetër shërben si mekanizmi udhërrëfyes i pushtetit. Polariteti nënkupton shpërndarjen e pushtetit të përqëndruar, të pushtetit aktiv, veprimtarisë aktive gjeopolitike që mishërohet tek një imperativë gjeostrategjike e […]

Parathënie mbi çdo gjeostrategji të ardhshme. Pjesa I

Në librin e tij më të famshëm “Fusha e madhe e shahut”, diplomati polako-amerikan Zbigniew Brzezinski përvijoi një panoramë të gjërë rreziqesh  që kërcënonin Amerikën në një situatë post-sovjetike. Me mbarimin e luftës së ftohtë, bipolariteti i skajshëm që vendoste rregullat e luftës ishte qetësuar pak nga pak duke i dhënë fund frikës apokaliptike nga […]

Alkimia: Nga Zosimi i Panopolit tek Karl Jungu. Pjesa II

Duam të shpjegojmë që kërkimi jonë në fushën e alkimisë nuk pretendon të jetë një kronologji historike e alkimistëve dhe veprave të tyre, për dy arsye. Së pari, do të duhej një punë tepër e madhe dhe voluminoze për të regjistruar të gjithë instancat historike të praktikës alkimike dhe përfaqësuesve përkatës, së dyti, duhet përdorur […]

Patriotizma

Ke njëzet vjet, këndonjës, që po këndon këtë Kalendar, edhe unë kam nëntëmbëdhjetë vjet që po kuvendoj me ty, që njihemi si dy shokë, si dy miq. Njëzet vjet! Është një jetë e tërë. Një e pestë shekulli, pothuajse një brez njeriu. Të tjerët e kanë zakon që, kur mbushet i njëzeti mot i një […]

E ardhmja zgjat përgjithmonë: Autopsia e një epoke.

Louis Althusser u shfaq në teatrin francez filozofik si shpëtimtari i marksizmit. Ishte koha e momenteve të çmuara. Një veprimtari me përmasa kaq mesianike gjithsesi ishte e rrezikshme. Medoemos duhej vlerësuar leverdia e gjestit. Edhe pse dekada më vonë, Althusser degradoi deri në atë pikë sa dilte rrugëve të Parisit duke bërtitur “Unë jam i […]

Alkimia: Nga Zosimi i Panopolit tek Karl Jungu. Pjesa I

Alkimia zakonisht konsiderohet si një nga pseudo-shkencat e antikitetit. Në rastin  më të mirë, alkimisë i atribuohet merita e të qenit paraardhësja e kimisë moderne. Në të dyja skenaret këto vlerësime  janë të cekëta pasi i përkasin një përspektive të veçantë që niset e gjykon të shkuarën me standarde bashkëkohore. E thënë më qartë, pasaktësitë […]

A na duhet më gjeopolitika?

Gjeopolitika si shkencë e mirëfilltë filloi të zhvillohej rreth viteve 1900. Asokohe përgatitej panorama e re botërore e së ardhmes, e me gjithë skepticizmin politik dhe konkurrencat e fshehta mes aktorëve kryesorë të botës, lindi nevoja për një metodë gjithëpërfshirëse ku në veçanti do të analizohej pushteti politik i lidhur pashmangshmërisht me pozicionin gjeografik dhe […]