BRERORE

Jetimët e Shqipërisë mëmë

Shqipëria është një shtet i vogël ku sipas INSTAT,  në vitin 2019 rezulton se jetojnë 2.862.427 banorë në të, pra përafërsisht 3 milion banorë. Karakteristikë  e popullit shqiptar ka qënë emigrimi i banorëve në periudha të ndryshme historike kohore.  Shqiptarë që mendohet se jetojnë në të gjithë botën flitet se janë diku te 19-20 milion […]

Të bësh shtet me sigurimsa.

Ekziston një narrative neo-enveriste në Shqipëri sipas të cilës demokracia ka dështuar dhe shkaku i këtij dështimi ishte paaftësia dhe njëfarë karakteri gjenetik shpellar i Sali Berishës dhe demokratëvë të tjerë të cilët me injorancën e tyre të plepave ndërtuan një kaos të paligjshmërisë, varfëri, prapambetje. Nga ana tjetër epoka enveriste propagandohet si një oaz […]

Problemi i Skenës së Startupe-ve Shqiptare

Mbas suksesit të madh të Estonisë me dixhitalizimin e vendit, hapjen e startup-eve dixhitale, dhe në përgjithësi përmirësimin e ekonomisë, të gjitha  vendet e vogla e shohin Estoninë si një shembull që duhet ndjekur. Po në Shqipëri, në ç‘situatë është skena e startup-eve? Fjala startup u referohet kompanive të vogla të cilat përpiqen të hedhin […]

Në kurriz të Shqiptarëve: Schengen-i Ballkanik. Pjesa II

Kjo pjesë e dytë më shumë do të shërbejë si kritikë ndaj Mini-Shengenit ballkanik se sa si një përballje me reagimet e ndryshme të “aleatëve” tanë. Kjo sepse nuk ka pasur reagime. As nga ana e BE-së, as nga ana amerikane, as nga ana ruse dhe as nga askush tjetër. Kjo marrëveshje po ngjan si […]

Në kurriz të Shqiptarëve: Schengen-i Ballkanik. Pjesa I

Marrëveshja e fundit e cila u nënshkrua nga Rama, e ashtuquajtura marrëveshje e “Shengenit Ballkanik”, pra marrëveshja ku ne zotohemi për lëvizje dhe tregti më të lirë me Serbinë dhe Maqedoninë, ka pushtuar ekranet dhe mediat shqiptare këto ditët e fundit. Por askush nuk ndalon të pyesë se çfarë po ndodh vërtet. Kudo ka thashetheme […]

Vlerësime të sinqerta për mjekësinë gjermane. (mbi “ikjen”)

Njeriu është gjallesë e bërë prej mishi dhe kockash, të cilat funksionojnë me ndihmën e qarkullimit të gjakut dhe sistemit nervor, që nga ana e tyre, së bashku me organet e brendshme, duhet të përmblidhen tek një zemër në kraharor dhe një tru në kokë. Fakti që njeriu është një organizëm kompleks sjell si pasojë […]

Marrëveshja e tregtisë së lirë shqiptaro-turke. Pjesa II

Në këtë pjesë në fakt, nuk ka mbetur shumë për të thënë. Pjesët kryesore të marrëveshjes u diskutuan në pjesën e parë dhe tani mbetet thjesht të shohim se për cilat produkte vlen kjo marrëveshje. Le të fillojmë me produktet bujqësore dhe me pjesën më problematike të marrëveshjes. Doganat për këto produkte duhen ulur deri […]

Përrallë nga e kaluara: Implikimet e Neo-otomanizmit. Pjesa II

Ajo çka bie më shumë në sy në Doktrinën Davutoglu është mospërputhja mes metodës dhe qëllimit. Vetë Davutoglu është konservator me prirje islamike, të cilat i ka zhvilluar më së miri në një libër tijin të vjetër të quajtur “Paradigma Alternative” i vitit 1993. Jo rrallë pikëpamjet e hershme derdhen në ato të mëvonshmet, dhe […]

Përrallë nga e kaluara: Implikimet e Neo-otomanizmit. Pjesa I

Në kuadër të luftës kundër pandershmërisë intelektuale, siç e kemi sqaruar në një artikull të mëparshëm, kemi vendosur të trajtojmë një çështje delikate. Përgjithësisht janë çështjet delikate ato që pjellin debate kontroverse, ku shumica e llafollogjisë është një përzierje propagande dhe opinionesh të mangëta. Njëra nga këto çështje ështe ajo e Neo-otomanizmit. Neo-otomanizmi për kundërshtarët […]

Marrëveshja e tregtisë së lirë shqiptaro-turke

Në fillim të artikullit do përpiqem të shpjegoj pjesët më të rëndësishme të kësaj marrëveshjeje tregtare. Marrëveshja është mbi 100 faqe por shumica e faqeve thjesht listojnë në detaje produktet që janë pjesë e marrëveshjes. Fillimisht një ndër kapitujt më të rëndësishëm të marrëveshjes është kapitulli nr 4. Në këtë kapitull thuhet se të dyja […]