BRERORE

Zanafilla e Euraziatizmit: Aleksandr Dugin dhe Rrethi Iuzhinski

Shënim: Teksa hija e zezë e Rusisë vazhdon të bjerë mbi Ukrainën, gjeopolitikani Aleksandr Dugin është shndërruar në objekt studimi të parapëlqyer për gazetarë dhe analistë kureshtarë. Ky shkrim i papublikuar ndonjëherë, dhe i shkruar në gjysmën e parë të vitit 2018, synon të gjurmojë zanafillën filozofike të ideologjisë Euraziatiste, e zhytur në errësirë dhe […]

Simptomatika e një Referendumi

Nëse “Zoti në qiell dhe Amerika në tokë”, ka ndonjë vlerë përtej ftesës për tu përulur, atëhere kjo vlerë duhet të marrë trajtën e një vështrimi të thellë mbi rrjedhën e ngjarjeve që na sollën deri në presionin e pesëshes ndaj vendimit të Qeverisë Kurti për të mos lejuar mbajtjen e referendumit të një shteti […]

Vëllazërimi i pamundur Shqiptaro-turk. Pjesa II.

– Një Turqi jo edhe aq paqësore Motoja e paqes brenda kufijve do të sprovohej gjatë qeverisjes së Adnan Menderes, njeriut të “guximshëm” që njëherazi shkundi por edhe lëmoi themelet e Republikës së re Turke. Në vitin 1932 Mustafa Qemali kishte ndaluar me ligj këndimin e ezanit në arabisht. Themeluesi i Republikës Turke shpërndau në […]

Vëllazërimi i pamundur Shqiptaro-turk. Pjesa I

– T’i shkulim barërat e këqija Njëra nga sfidat e shkrimit nga një këndvështrim kombëtarist gjithmonë qëndron në përvijimin e qartë të armiqve të Shqipërisë. Shqipëria ka armiq, këtë e dimë, mirëpo si t’a kuptojmë cilët janë armiqtë e cilët janë miqtë? Retorika e rrjeteve e vështirëson këtë proces, pasi shpallja e një armiqësie nënkupton […]

Uniteti i paparashikueshëm: Reflektime gjeopolitike me Platonin dhe Schmittin. Pjesa II

nga A. D. GJ. Tek Libri IV, kap. 3 i Republikës, Platoni diskuton kufijtë e shtetit që po ndërton filozofikisht. Sokrati i thotë Adhimantit se kufijtë e Shtetit jo vetëm janë të përcaktueshëm por madje edhe të kufizueshëm. Kjo është një ide banale vetëm në dukje. Përcaktimi i këtij “kufiri më të mirë” mundësohet dhe […]

Uniteti i paparashikueshëm: Reflektime gjeopolitike me Platonin dhe Schmittin. Pjesa I

Nga A. D. GJ. Ngritja e mendimit gjeopolitik në gjirin e një shoqërie tregon gjithmonë një gjë: vendimin ekzistencial për të dalë nga gjendja e dobësisë dhe plogështisë së përgjithshme kulturore e politike. Përpjekjet modeste për të menduar mbi gjeopolitikën e Shqipërisë së tashme apo të ardhme tregojnë një vendim që po vjen duke u […]

Gjeografia është destin.

Kurse politika jo. Politika bëhet nga agjentë njerëzorë, nuk ndjek vektorë deterministë që i japin formë njerëzores sipas vijëzimeve dhe relievit natyror. Elementi njerëzor tek gjeopolitika është i nënkuptuar, sepse pa të do të bënim thjesht gjeografi, dhe jo gjeopolitikë. Gjeopolitika Shqiptare si studim i avantazheve dhe disavantazheve të njësisë hapësinore, në vend se të […]

Kleçka e Pozicionit të Tretë.

Meqë ndodhemi në një faze tejet të nxehur të diskutimeve me natyrë ideologjike në Europë, jam i detyruar të bëj disa sqarime paraprake mbi kuptimin e Pozicionit të Tretë. Fare qartësisht, Pozicioni i Tretë mëton se ka arritur të kapërcejë spektrin politik klasik, kështu që ndodhet “Përtej së majtës e të djathtës”. Pa e vënë […]

Politika e madhe dhe Shqipëria e vogël.

Koncepti quhet Intermarium.(1) Ishte ideja e gjeneralit legjendar polak Pilsudski për të krijuar një front të përbashkët të Europës Qendrore i cili do luante rolin e “jastëkut” ndërmjet qendrave të mëdha të pushtetit: Rusisë dhe Gjermanisë. U bazua mbi aleancën e vjetër mesjetare Poloni-Lituani dhe lindte si nevojë pas shpërbërjes së Perandorisë Austro-Hungareze. Vijmë në […]

Toka midis tre deteve

Në rajonin tranzicional të Europës kontinent, përbashkohen disa faktorë historikë dhe kulturorë që përbëjnë tragjedinë më të madhe të kontinentit. Rajoni përkufizohet si tranzicional, sepse përbën anën tjetër të ish Perdes së Hekurt, pra  ky rajon, përveç së qenit krijesë historikisht e flijuar për interesat e Perëndimit apo Rusisë, kërkon edhe të futet në Perëndim, […]