Alkimia: Nga Zosimi i Panopolit tek Karl Jungu. Pjesa II

Duam të shpjegojmë që kërkimi jonë në fushën e alkimisë nuk pretendon të jetë një kronologji historike e alkimistëve dhe veprave të tyre, për dy arsye. Së pari, do të duhej një punë tepër e madhe dhe voluminoze për të regjistruar të gjithë instancat historike të praktikës alkimike dhe përfaqësuesve përkatës, së dyti, duhet përdorur […]
Keynes, Myrdal dhe dilema nacionale-internacionaliste

Njohësit apo praktikuesit e Keynes, qofshin këta legjitimë apo jo, njohin në shumicën e rasteve anën nacionale të tij. Dhe me të drejtë. Një nga figurat më të rëndësishmë që pati ndikim shumë të madh në idetë ekonomike të shek 20 dhe vazhdon të ketë ndikim dhe në shek 21. Keynes njihet si figura intelektuale […]
Patriotizma

Ke njëzet vjet, këndonjës, që po këndon këtë Kalendar, edhe unë kam nëntëmbëdhjetë vjet që po kuvendoj me ty, që njihemi si dy shokë, si dy miq. Njëzet vjet! Është një jetë e tërë. Një e pestë shekulli, pothuajse një brez njeriu. Të tjerët e kanë zakon që, kur mbushet i njëzeti mot i një […]
E ardhmja zgjat përgjithmonë: Autopsia e një epoke.

Louis Althusser u shfaq në teatrin francez filozofik si shpëtimtari i marksizmit. Ishte koha e momenteve të çmuara. Një veprimtari me përmasa kaq mesianike gjithsesi ishte e rrezikshme. Medoemos duhej vlerësuar leverdia e gjestit. Edhe pse dekada më vonë, Althusser degradoi deri në atë pikë sa dilte rrugëve të Parisit duke bërtitur “Unë jam i […]
Alkimia: Nga Zosimi i Panopolit tek Karl Jungu. Pjesa I

Alkimia zakonisht konsiderohet si një nga pseudo-shkencat e antikitetit. Në rastin më të mirë, alkimisë i atribuohet merita e të qenit paraardhësja e kimisë moderne. Në të dyja skenaret këto vlerësime janë të cekëta pasi i përkasin një përspektive të veçantë që niset e gjykon të shkuarën me standarde bashkëkohore. E thënë më qartë, pasaktësitë […]
A na duhet më gjeopolitika?

Gjeopolitika si shkencë e mirëfilltë filloi të zhvillohej rreth viteve 1900. Asokohe përgatitej panorama e re botërore e së ardhmes, e me gjithë skepticizmin politik dhe konkurrencat e fshehta mes aktorëve kryesorë të botës, lindi nevoja për një metodë gjithëpërfshirëse ku në veçanti do të analizohej pushteti politik i lidhur pashmangshmërisht me pozicionin gjeografik dhe […]
Ta duash Shqipërinë si e gjithë Europa.

Shprehitë e psikikës së një populli nuk duhen injoruar. Sa herë vëmë re rëndom të thuhet në popull “çohu Enver”? Kjo thirrje për ringjalljen e diktatorit nuk është gjë tjetër veçse dukja e një ndjesie me përmasa më të thella. Enveri dikur simbolizohej me shtetin, shteti i fortë ishte mekanizmi përçues i një rendi total […]
Ernst Junger – Luftëtar

Eksperienca e Junger me të rrezikshmen filloi me urinë e tij të hershme për aventurë. Që në vegjëli, i shtyrë nga një nevojë për shkëputje nga jeta moderne urbane, ai iu bashkua një grupi të lëvizjes Wandervogel, çeta të vogla rinore që synonin të jetonin më afër natyrës e të shijonin kënaqësitë e saj. Më […]
Dy pikëpamje të kundërta për origjinën e kombit

Dy rrymat kryesore të mendimit që janë shfaqur në literaturën sociologjike për origjinën e kombit janë modernizmi dhe etno-simbolizmi. Më shpesh artikulohet teoria moderniste, teoricienët më kryesorë të së cilës janë Ernest Gellner dhe Erik Hobsbaum. Për Gellner, kombi nuk ka ekzistuar në epokën para-moderne, por është thjesht një rrjedhojë e proçeseve modernizuese, shtysa e […]
