Lidhja e Dytë e Prizrenit dhe masakra e Bihorit

Ndryshe nga partizanët komunistë dhe disa grupimeve nga radhët e nacionalistëve, që qenë organizuar në luftë kundër pushtuesve gjermanë, forcat kryesore nacionaliste hezitonin t’u kundërviheshin. Aqif Blyta dhe bashkëluftëtarët nuk pranuan as t’u bashkëngjiten forcave partizane pasi mendonin se një luftë që udhëhiqej nga komunistët, do të përfundonte me rivendosjen e pushtetit Jugosllav në Kosovë. […]
Një vit Brerore

Me ardhjen e çdo përvjetori që shënon diçka të rëndësishme, më së pari është e nevojshme të hedhim një shikim mbrapa. Ky artikull, po shkruhet posaçërisht për ty lexues, e këto shkronja në ekran të përkasin ty më shumë se çdokujt tjetër, fundja ti je bashkëudhëtari jonë, në këtë udhëtim që zuri fill prej një […]
Ndër të tjera…politikë si në kohën e xhaxhit.
Tridhjetë vitet e fundit të koklavitjeve mes së majtës dhe së djathtës në Europë përfunduan me një pëshpërime e jo me një shpërthim, siç pritej nga të dyja palët. Paralajmërohej kalimi i cakut në një përplasje finale dhe të egër, e në vend të kësaj, publikut iu servir kufoma e një spektri politik, sa polemizues […]
Ç’na tha kjo gjëmë

Sikur të kish pasur gojë ky tërmet, do thonim se toka ulëriti, për tu përcjellë atyre që mban përsipër një të vërtetë lakuriqe. Tërmeti po aq sa ngjarje konkrete ishte dhe një kumtues metaforik, i plasave të sistemit, plasa që paralajmëruan mbërritjen e rrënojave konkrete, e bashkë me to edhe rrënojën sistemike që doli haptazi […]
Fishta, Interpret i Genit Shqiptar

Gjergj Fishta, ashtu siç ndodh dendur me shkrimtarët e periudhave të trazuara, kur shkrimtarit i kërkohet të jetë më shumë se shkrimtar, paraqitet në historinë e letrave shqipte si poet lirik dhe epik, dramaturg dhe përkthyes, piktor dhe arkitekt, publicist, politikan dhe orator, etnograf dhe pedagog. Është njëri nga shkrimtarët më polidimensionalë të letërsisë sonë. […]
Shteti dhe Interesat Vitale të Kombit – Ukshin Hoti

A. Teoritë e proveniencës së Perëndimit. Politika e jashtme, si realitet, është pjesë e politikës në përgjithësi, ndërkaq, si shkencë, është degë e shkencave politike. Teorikë të ndryshëm definimit të saj i qasen në mënyra të ndryshme. Në Jugosllavi definimi i saj mbështetej më tepër mbi botëkuptimin për dykahshmërinë e proceseve politike: “Proceset politike janë […]
Kleçka e Pozicionit të Tretë.

Meqë ndodhemi në një faze tejet të nxehur të diskutimeve me natyrë ideologjike në Europë, jam i detyruar të bëj disa sqarime paraprake mbi kuptimin e Pozicionit të Tretë. Fare qartësisht, Pozicioni i Tretë mëton se ka arritur të kapërcejë spektrin politik klasik, kështu që ndodhet “Përtej së majtës e të djathtës”. Pa e vënë […]
Konsiderata mbi gjendjen aktuale të Kombëtarizmit Shqiptar.

Ç’do të thotë të jesh Kombëtarist? Të zgjerosh perspektivën e vetëdijes tënde. Një artikull i hershëm në faqen tonë para disa muajsh është përpjekur të godasë fort fenomenin e disidencës false, ku kauzat e importuara përzihen me nevojën e individëve të vegjël për aktivizëm politik. Teksa këta ushtarë të fundjavës përbëjnë njërën anë të spektrit […]
Përrallë nga e kaluara: Implikimet e Neo-otomanizmit. Pjesa II

Ajo çka bie më shumë në sy në Doktrinën Davutoglu është mospërputhja mes metodës dhe qëllimit. Vetë Davutoglu është konservator me prirje islamike, të cilat i ka zhvilluar më së miri në një libër tijin të vjetër të quajtur “Paradigma Alternative” i vitit 1993. Jo rrallë pikëpamjet e hershme derdhen në ato të mëvonshmet, dhe […]
Përrallë nga e kaluara: Implikimet e Neo-otomanizmit. Pjesa I

Në kuadër të luftës kundër pandershmërisë intelektuale, siç e kemi sqaruar në një artikull të mëparshëm, kemi vendosur të trajtojmë një çështje delikate. Përgjithësisht janë çështjet delikate ato që pjellin debate kontroverse, ku shumica e llafollogjisë është një përzierje propagande dhe opinionesh të mangëta. Njëra nga këto çështje ështe ajo e Neo-otomanizmit. Neo-otomanizmi për kundërshtarët […]
