BRERORE

Mid’hat Frashëri – Cili ishte Esati

Më 13 qershor të vitit 1920 patrioti Avni Rustemi shtiu mbi esat pashë Toptanin që kishte gjetur strehë në Paris pas gjithë të zezave që kish bërë ndaj kombit të tij. Mid’hat Frashëri na rrëfen me përpikmëri të gjithë kalvarin e pashait çamarrok. Lavdi Avni Rustemit. – Esati, i biri i Ali bej Toptanit, lindi […]

Ernest Koliqi – Zâna e fundme

Shërbtorja solli nji kaci plot me zjarm të shkëndijëshëm dhe e shprazi në tangar qi ishte vêndosun ndërmjet kanapehit, ku mbështetej zoja Nasibe, e dy poltronave të zânuna nga zojusha Samiha e nga Reshidi. Ishin kushrîj e miq. Kushrînija u jepte rasë m’u mbledhë shpesh tash në shtëpi të njânit e tash n’ate të tjetrit; […]

Sami Frashëri – Ç’të bëjmë

Dita e sotme shënon 171 vjetorin e lindjes së veprimtarit të Rilindjes Kombëtare, enciklopedistit Sami Frashëri. Risjellim në kujtesë urtësinë e këshillave të tij (shumica prej të cilave ende të vlefshme për ditët e sotme) nëpërmjet kësaj pjese të marrë nga manifesti “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet” *** Ç’duhetë për të shpëtuar […]

Shqipëria: Ç’mund të bëhet

Le të marrim parasysh disa vizione apokaliptike. 122 vjet më parë Sami Frashëri shkroi “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”. Samiu donte që Shqipëria të bëhej, kurse kohët e sotme vlojnë nga pasiguria dhe moskalimi i pragut. Ndodhemi në prag sepse po luhen shumë lojëra politike. Në Shqipëri ziejnë lloj-lloj rrymash ideologjike të […]

Ku ishim, ku jemi, e ç’të bëjmë

Arrij t’i kujtoj, ndoshta me një qartësi të panatyrshme, ethet parazgjedhore në Shqipëri. Mendohej se çmendurisë do t’i vinte fundi. Sundimtari do rrëzohej nga froni apo jo? Duhet të kishim besim në sigurinë që na ofrohej nga e kaluara. Askush s’kishte qëndruar më shumë se tetë vjet në pushtet. Madje dhe partitë e farkëtuara me […]

Hakmarrja e Çinimaçunit

Së shpejti edhe Ballkani do t’i vjelë rrushtë e Kinës. Shenjat në horizont po shtohen dita-ditës. Bota ka kruar kokën dy vitet e fundit duke hamendësuar e debatuar mbi synimet afatgjata të Nismës një Brez një Rrugë. Nismë që kërkon ringjalljen e rrugës së mëndafshtë, të paktën në suaza të një përpjekjeje të zgjeruar për […]

An Open Letter.

Një artikull i nevojshëm që do të publikohet edhe në gjuhën shqipe.  – A most pleasant surprise We assure you, this article will not be an exercise in apologism. In fact, it will be a likely untimely response to a charade of hastily (or made to appear as such) composed evidence about the nascence of […]

Episod nga e kaluara

  Pyetje: – Ç’mund të na thuash për botimin e revistës “Përpjekja Shqiptare”? Përgjigje: – Branko Merxhani, njëri nga publicistët më seriozë të asaj kohe, mendoi të botonte një revistë si antipod të “Yllit të Dritës’, një “revistë laike dhe universitet për të rinjtë tanë” – kështu thoshte Brankoja. Kërkoi leje dhe ia dhanë. Mua […]

Lap Martallozi – Lirija dhe Zgjedha

Duke dhënë funt shëtitjes, ariva në Shqypëri, në këtë vënt ku natura ka dhuruar gjithë dhuratat dhe bukurit’e saj: qielli më të shumën e motit, i kthiellt e i llamburitur pa re e pa brymë; era e qëruar dhe e mirë, po vënde-vënde e prishur prej valltovet që bënen nga pakujdesija; ujërat të ftohta, të […]

Renzo de Felice – Musolini dhe Shqipëria

Marrëdhëniet ndërmjet Romës dhe Tiranës në vitet 1924-1927. Pietro Pastorelli studion kohën kur pushtimi i Shqipërisë ende nuk kishte hyrë në planet e politikës së jashtme fashiste. Në vitin 1955, me rastin e mbajtjes së kongresit ndërkombëtar të shkencave historike në Romë, i ndjeri Mario Toscano kishte nënvizuar sesi në kundërshtim me kërkimet historike të […]