BRERORE

Dimensionet e shumta të fondamentalizmit islamik në Shqipëri. Pjesa III

Mbase deklarata më domethënëse e Said Kutb është ajo ku ai paralajmëron se fjalët e të krishterëve dhe çifutëve nuk duhen dëgjuar në asnjë rast, pasi çdo diskutim i tyre mbi historinë e islamit apo shoqëritë islame domosdoshmërisht përbën goditje nën brez. Logjika e luftës këtu është e qartë. Konflikti i konceptuar nga Kutb është […]

Trembëdhjetë lopçarë dhe një dylber.

Gjendja e nderë e kombëtarizmit shqiptar pjesërisht mund t’i atribuohet një imagjinate shterpë. Shqiptarët kanë harruar të imagjinojnë. Kanë harruar të imagjinojnë skenaret e mëdha të së ardhmes, e njëherazi u pëlqen të ngushëllohen me skenare fantashkencore të së kaluarës. Ideja e një Epoke të Artë Shqiptare është zhveshur tërësisht nga mundësia politike e së […]

Selahydin Toto – Neoshqiptarismë…

Shënjat e para té njëj moskënaqësie intelektuale mbi Shqipërinë e Zogut u çfaqën që në vitin 1928. Një grup mendonjësish t’udhëhequr nga Vangjel Koça zunë të trumpetonin neoshqiptarismën në “Demokratinë” e Gjirokastrës. N’esencë këta kërkonin një bashkim të forcave intelektuale të djalërisë për realizimin e ndërgjegjshëm të rilindjes shoqërore. Shqipëria qe bërë shtet, por duhej […]

Ballkazani shkon në Uashington.

~ Paradigma e rreme. Ditët në vijim do jenë të mbushura me demagogji. Partitë dhe lobet e ndryshme që kanë zënë vend të rehatshëm në pozicione të caktuara gjeopolitike përtej aspiratës kombëtariste, do të lëshojnë qentë e kufirit, analistët do të pozicionohen nëpër llogore. Nga njëra anë do të kemi nga ata njerëz që do […]