Katër figura interesante në histori: Çfarë do të thotë “politikë e mirë”.

Koha e paqes ndërmjet dy luftrave botërore. Gjermania fillon riarmatimin. Winston Churchill është i bindur që Gjermania duhet goditur. Është i bindur që Gjermania do dojë të zgjerohet në kurriz të shteteve të tjera europiane, dhe është i bindur që do ketë luftë. Në të njejtën kohë, njerëzit ishin të lodhur nga lufta e parë […]
Parathënie mbi çdo gjeostrategji të ardhshme. Pjesa II

Koncepti i polaritetit zë një vend shumë të rëndësishëm në gjeopolitikë. Së pari, polariteti përshenjet shpalosjen e dinamikës së konfliktit mes njësive gjeografike në botë. Konflikti nga ana tjetër shërben si mekanizmi udhërrëfyes i pushtetit. Polariteti nënkupton shpërndarjen e pushtetit të përqëndruar, të pushtetit aktiv, veprimtarisë aktive gjeopolitike që mishërohet tek një imperativë gjeostrategjike e […]
Parathënie mbi çdo gjeostrategji të ardhshme. Pjesa I

Në librin e tij më të famshëm “Fusha e madhe e shahut”, diplomati polako-amerikan Zbigniew Brzezinski përvijoi një panoramë të gjërë rreziqesh që kërcënonin Amerikën në një situatë post-sovjetike. Me mbarimin e luftës së ftohtë, bipolariteti i skajshëm që vendoste rregullat e luftës ishte qetësuar pak nga pak duke i dhënë fund frikës apokaliptike nga […]
Kombëtarizëm dhe nacionalizëm.

Kombet në botën e sotme janë të panumërt, me dhjetëra (në disa raste qindra) për çdo kontinent. Përfytyrimi i një kombi në veçanti është i lehtë, duke parashtruar kostume, armë, simbole dhe himne; nga ana tjetër përkufizimi i tij është i vështirë. Çfarë e përkufizon një komb? Simbolet? Gjuha? Feja? Apo më shumë? Mënyra më […]
Konventa Basel dhe Shqipëria: Paraja Fiat, sistemi fraksional i bankave.

Titulli lexuesit mund ti duket i çuditshëm në fillim por secila prej këtyre çështjeve ka të bëjë dhe me Shqipërinë. Fillimisht do të shpjegojmë se çfarë është Paraja Fiat ose paraja jo e mbështetur në mallra, apo metale të çmuara si ari. Sot paraja fiat eshte para jo vetëm e pambështetur nga metale të çmuara […]
Alkimia: Nga Zosimi i Panopolit tek Karl Jungu. Pjesa II

Duam të shpjegojmë që kërkimi jonë në fushën e alkimisë nuk pretendon të jetë një kronologji historike e alkimistëve dhe veprave të tyre, për dy arsye. Së pari, do të duhej një punë tepër e madhe dhe voluminoze për të regjistruar të gjithë instancat historike të praktikës alkimike dhe përfaqësuesve përkatës, së dyti, duhet përdorur […]
Keynes, Myrdal dhe dilema nacionale-internacionaliste

Njohësit apo praktikuesit e Keynes, qofshin këta legjitimë apo jo, njohin në shumicën e rasteve anën nacionale të tij. Dhe me të drejtë. Një nga figurat më të rëndësishmë që pati ndikim shumë të madh në idetë ekonomike të shek 20 dhe vazhdon të ketë ndikim dhe në shek 21. Keynes njihet si figura intelektuale […]
Patriotizma

Ke njëzet vjet, këndonjës, që po këndon këtë Kalendar, edhe unë kam nëntëmbëdhjetë vjet që po kuvendoj me ty, që njihemi si dy shokë, si dy miq. Njëzet vjet! Është një jetë e tërë. Një e pestë shekulli, pothuajse një brez njeriu. Të tjerët e kanë zakon që, kur mbushet i njëzeti mot i një […]
E ardhmja zgjat përgjithmonë: Autopsia e një epoke.

Louis Althusser u shfaq në teatrin francez filozofik si shpëtimtari i marksizmit. Ishte koha e momenteve të çmuara. Një veprimtari me përmasa kaq mesianike gjithsesi ishte e rrezikshme. Medoemos duhej vlerësuar leverdia e gjestit. Edhe pse dekada më vonë, Althusser degradoi deri në atë pikë sa dilte rrugëve të Parisit duke bërtitur “Unë jam i […]
Alkimia: Nga Zosimi i Panopolit tek Karl Jungu. Pjesa I

Alkimia zakonisht konsiderohet si një nga pseudo-shkencat e antikitetit. Në rastin më të mirë, alkimisë i atribuohet merita e të qenit paraardhësja e kimisë moderne. Në të dyja skenaret këto vlerësime janë të cekëta pasi i përkasin një përspektive të veçantë që niset e gjykon të shkuarën me standarde bashkëkohore. E thënë më qartë, pasaktësitë […]
