BRERORE

Orjental apor Okcidental

Qeverija shpëtimtare e Mehdi beut shkaktoj dobarem një të mirë: i dha fund një herë e mirë luftës qesharake – që vazhdoi afro 3 vjet resht dhe me aqë nxehtësië -ndërmjet Pleqve dhe të Rijve. Sepse mrenda njaj vjeti, kur sundoi – apo donte të sundonte – rinia shqiptare, u muer vesh se në Shqipni […]

Përkujtesë

Partia Demokratike u vendos në dy dhomat e katit të parë të ndërtesës 15 në Qytetin Studenti. Shokët Arben Imami dhe Azem Hajdari fjetën në zyrë për dy javë. Studentë dhe anëtarë themelues u turrën nëpër Tiranë për të rekrutuar të afërm, kolegë dhe miq, për 300 firmat e nevojshmë me ligj për të regjistruar […]

Dhimitër Shuteriqi – Acta ed diplomata res Albaniae (879)

Po e nisim këtë botim të katërt të veprës sonë mbi “Tekstet shqipe, e ekzistencën dhe përdorimin e tyre” me emrin e të famshmit qytet të Krujës i cili del në dokumentet mesjetare mbi Shqipërinë që në pjesën e dytë të shek IX, në përmbledhjen e parë shumë të rëndësishme të dokumenteve mbi Mesjetën Shqiptare, […]

Elozhi i Metafizikës

Nga  Astrit Cani Metafizika, na thoshte një mësues, u quajt nga lëçitësi latin, ajo pjesë e veprës së maqedonasit Aristotel, që vinte pas Fizikës. Por meqë physis domethënë natyrë, metafizikja është thjesht e mbinatyrshmja. E përtejshmja, infiniti, e pashmja simbas dritës… Ajme jetojmë në epokën e anti-metafizikës, në konsumizëm, dhe të gjitha këto tingëllojnë patetike. […]

Sami Frashëri – Shqipëtarëtë gjithënjë për botën e kurr për vetëhe.

Sikundër thamë më siprë, Shqipëtarëtë gjithmonë janë vrar’ e përpjekurë e kanë cpërkaturë të tërë faqen’ e dheut me gjak të tyre; po nga gjaku i Shqipëtarëvet të tjerë kanë fituarë, Shqipëria s’ka parë nonjë të mirë. Shumë Shqipëtarë janë çquarë e kanë treguarë vetëhenë në dituri e në të tjera gjërëra: po me këta […]

Maurice Bardeche – Ç’është fashizmi

Unë jam një shkrimtar fashist. Meqë e pranova, duhet të më falenderosh, sepse të paktën i vura themelin kësaj temë sa famëkeqe aq edhe gjarpërushe. Padyshim, askush nuk pranon se është fashist.  Rusia Sovjetike, e cila gjallon nën një shtet policor njëpartiak, nuk është një vend fashist – në fakt, duket sikur është krejt e […]

Lidhja e Dytë e Prizrenit dhe masakra e Bihorit

Ndryshe nga partizanët komunistë dhe disa grupimeve nga radhët e nacionalistëve, që qenë organizuar në luftë kundër pushtuesve gjermanë, forcat kryesore nacionaliste hezitonin t’u kundërviheshin. Aqif Blyta dhe bashkëluftëtarët nuk pranuan as t’u bashkëngjiten forcave partizane pasi mendonin se një luftë që udhëhiqej nga komunistët, do të përfundonte me rivendosjen e pushtetit Jugosllav në Kosovë. […]

Fishta, Interpret i Genit Shqiptar

Gjergj Fishta, ashtu siç ndodh dendur me shkrimtarët e periudhave të trazuara, kur shkrimtarit i kërkohet të jetë më shumë se shkrimtar, paraqitet në historinë e letrave shqipte si poet lirik dhe epik, dramaturg dhe përkthyes, piktor dhe arkitekt, publicist, politikan dhe orator, etnograf dhe pedagog. Është njëri nga shkrimtarët më polidimensionalë të letërsisë sonë. […]

Shteti dhe Interesat Vitale të Kombit – Ukshin Hoti

A. Teoritë e proveniencës së Perëndimit. Politika e jashtme, si realitet, është pjesë e politikës në përgjithësi, ndërkaq, si shkencë, është degë e shkencave politike. Teorikë të ndryshëm definimit të saj i qasen në mënyra të ndryshme. Në Jugosllavi definimi i saj mbështetej më tepër mbi botëkuptimin për dykahshmërinë e proceseve politike: “Proceset politike janë […]

Higjienë shoqërore.

Duhet t’i mbyllim kafenetë, këto fole të përtacërisë! Nënpunës të lartë, avokatë dhe mjekë që shkojnë kohën në kafene Njëra nga plagët tona së cilës nuk i kanë vënë re veçse tepër pak njerëz, janë kafenetë. Këto lozin një rol shumë të dëmshëm në jetën tonë shoqërore. Qoftë në Kryeqytet, qoftë nëpër provinca gjer në […]