Përpjekje për një mendim të së Drejtës Ndërkombëtare Publike mbi baza solipsiste

I. Në këtë ese do të marrim shkas nga raste historike që përbëjnë objekt studimi në të drejtën ndërkombëtare publike për të mundësuar shtjellimin e një reflektimi mbi vetë të drejtën ndërkombëtare. Kjo do të thotë që përqëndrimi ynë tek rastet specifike nuk do të jetë më shumë se një nxitje hyrëse për të justifikuar […]
Potenciali revolucionar në Shqipëri: Reflektim mbi trinitetin Atdhe-Komb-Shtet

Konceptin e revolucionit në këtë shkrim do ta shohim në aspektin politik, dhe jo në dimensione të tjera në të cilat shpesh përdoret termi për të shenjuar një moment me rëndësi për fushën në fjalë si psh. revolucion shkencor, etj. Revolucioni i kuptuar politikisht është domosdoshmëri në këtë urgjencë që e ka mbërthyer shoqërinë politike […]
Levantinët e rinj ose shqiptarët e globalizuar

Në 2019 mbushet 90 vjetori i botimit të “Levantinët”, një nga esetë më të bukura në formë dhe përmbajtje të Konicës. E përmbledhur tek “Shqipëria si m’u duk”[1] ajo është njëra ndër pesë esetë e librit. Me këtë përvjetor “Levantinët” merr një vlerë edhe më të madhe për lexuesin shqiptar, përsaqë këmbëngulja e konceptit për […]
Tradita, forca renduese e “parimeve nga lart” tek Evola. Pjesa II

Zotimi është gjithnjë një raportim me veten dhe vetëm ky raportim me veten që mund ose jo të përfundojë në zotim, çon në betim. Zotimi duhet kuptuar si raportimi që bën llogaritë me veten, si raportimi që vendos rendin e brendshëm tek personi duke disiplinuar forcat e ulëta brenda tij. Forcat pasionale, frikërat, pasiguritë, emocionet […]
Tradita, forca renduese e “parimeve nga lart” tek Evola. Pjesa I

Tradita, sipas Evolës, është dimensioni metafizik i një njohjeje supernatyrale dhe njëkohësisht i një forme më të lartë të qenies. Koncepti i Traditës refklekton një realitet transhendent, “nga lart”, i cili buron në mënyrë direkte nga Qenia Absolute. Për Evolën Qenia Absolute, do të thotë ekzistenca e një qendre të palëvizshme, të pandryshueshme, në përjetësi, […]
