Skip to main content

BRERORE

Gjeopolitika e absorbimit

Koncepti i absorbimit është një ndër konceptet më kyçe në makroekonomi dhe kryesisht në ekonominë e zhvillimit. Meqenëse si Shqipëri jemi vend në zhvillim, mendova të shkruaj një artikull mbi konceptin e absorbimit dhe implikimet gjeopolitike të këtij koncepti për vendin tonë. Absorbimi në makroekonomi është niveli total i shpenzimit për mallra  apo shërbime në […]

Yçkla e vjetër

Nëse ke ndjekur lajmet gjatë… epo, gjatë këtyre muajve të fundit me siguri të ka qëlluar të dëgjosh njerëz duke bërtitur vazhdimisht “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Ky slogan në fillim u përdor nga studentët gjatë protestës së Dhjetorit, qëllimi i të cilës ishte ndërgjegjësimi i autoriteteve mbi gjëndjen e mjerueshme të konvikteve shkollore, […]

Hyrje në kushtetutën e pashkruar

Gjenerimi proçedural është një metodë krijimi përmbajtjeje (content, kontenti) e përdorur shpesh në ndërtimin e videolojrave. Logjika e brendshme që ndiqet këtu është ajo e një algoritmi të posaçëm që gjeneron apo prodhon një botë virtuale bazuar në disa elementë të parapërcaktuar. Pak më qartë, shfrytëzimi i shablloneve për të krijuar shpejt e lehtë platforma. […]

Heronjtë janë të lodhur

Çdo epokë ka mitologjinë që meriton. E jona e ka kthyer rininë në idhullin e vet të kudondodhur, të cilës i ka rezervuar një kult të përhershëm dhe mbytës. Duket sikur shqetësimi kryesor i bashkëkohësve është të qenit i ri ose, duke mos qenë, të shfaqurit si i tillë. Dhe është abuzimi me këtë përkufizim […]

Refleksion: Sovraniteti monetar dhe Shqipëria.

Ëndrra e shqiptarëve ka qenë dhe vazhdon të jetë hyrja në Bashkimin Europian. Kohët e fundit shqiptarët janë ndjerë të zhgënjyer nga figura të ndryshme si Fleckenstein, Vlahutin etj. Por ky nuk është qëllimi im në këtë artikull. Hyrja në BE mund të na japë favore të ndryshme përshembull në eksportimin e mallrave brenda BE-së, […]

Qenia Shqiptare në mendimin politiko-filozofik të Patër Anton Harapit. Pjesa II

Ç’është ideja shqiptare? Mendimtarë të ndryshëm marrin e japin, mundohen të shpjegojnë. Në kohën e Patër Antonit, nënqeshej e ngrihej vetulla me habi kur kjo gjë e mistershme përmendej. A mos i kemi borxhe të pashlyeshme modernitetit? Ta vëmë Shqiptarin përballë vetvetes si të tillë, në fillim si njeri, e pastaj me të gjithë tiparet […]

Qenia Shqiptare në mendimin politiko-filozofik të Patër Anton Harapit. Pjesa I

Ndër françeskanë, kurora e artë e veprimtarisë atdhetare përbehej nga dyshja Gjergj Fishta dhe Anton Harapi.  Anton Harapi ka qenë një nga ato intelektualët e shquar të historisë sonë, të cilat janë lënë jashtë rimarrjes dhe rishqyrtimit për arsye të dobëta. Se pse, do e tregojmë këtu, por në të njejtën kohë i detyrohemi lexuesit […]

Parathënie mbi çdo gjeostrategji të ardhshme. Pjesa III

Rrëfenjat zotërojnë një të ardhme potenciale por jo një të shkuar. E tashmja për to është teatri i së ardhmes prandaj e shkuara duhet ti përshtatet kohës. E thënë më thjesht, historia është në rrezik. Sido që të jetë, vazhdimësitë fiksionale janë parësore në ndërtimin e një rrëfenje. Pika kyç e së shkuarës së rrëfenjës […]