Skip to main content

BRERORE

Të bësh shtet me sigurimsa.

Ekziston një narrative neo-enveriste në Shqipëri sipas të cilës demokracia ka dështuar dhe shkaku i këtij dështimi ishte paaftësia dhe njëfarë karakteri gjenetik shpellar i Sali Berishës dhe demokratëvë të tjerë të cilët me injorancën e tyre të plepave ndërtuan një kaos të paligjshmërisë, varfëri, prapambetje. Nga ana tjetër epoka enveriste propagandohet si një oaz […]

Ndër të tjera…politikë si në kohën e xhaxhit.

Tridhjetë vitet e fundit të koklavitjeve mes së majtës dhe së djathtës në Europë përfunduan me një pëshpërime e jo me një shpërthim, siç pritej nga të dyja palët. Paralajmërohej kalimi i cakut në një përplasje finale dhe të egër, e në vend të kësaj, publikut iu servir kufoma e një spektri politik, sa polemizues […]

Modeli Big Push dhe Shqipëria

Në këtë artikull do të bëjmë një paraqitje të shkurtër të modelit Big Push dhe do ofrojmë kritikë mbi një pikë të këtij modeli. Teoria Big Push është një ndër teoritë moderne te zhvillimit ekonomik e cila përpiqet të shpjegojë industrializimin e shteteve, si ndodh ky industrializim dhe cilat kushte duhet të arrihen që të […]

Problemi i sovranitetit si problem i Formës Ligjore dhe i Vendimit

Kur teoritë dhe konceptet e ligjit publik ndryshojnë nën ndikimin e ngjarjeve politike, diskutimi për një kohë të caktuar ndikohet nga perspektivat praktike të ditës. Nocionet tradicionale modifikohen për t’i shërbyer një qëllimi të menjëhershëm. Realitetet e reja mund të sjellin një interesim të ri sociologjik dhe një reagim kundër metodës “formalistike” së të trajtuarit […]

Vlerat e një Realisti

Tek disa artikuj në faqen tonë kemi cekur pak temen e teorive realiste në marrëdhëniet ndërkombëtare. Në këtë artikull dua të shpjegoj shkurt lidhjen ndërmjet teorisë dhe praktikës. Realizmi si teori, në thelb, është teori shpjeguese dhe jo teori preskriptive. Realizmi përpiqet të shpjegojë marrëdhëniet midis shteteve, balancat e pushteteve, sistemin anarkik botëror, luftërat, hegjemonet […]

Sekreti është të jetuarit rrezikshëm!

Ky është mësimi i Nietzsche-s nëpërmjet të cilit vetëm në pamje të parë do të mund ta bashkangjisnim me shqiptarin para dhe pas-tërmet. Në fakt, një bashkangjitje e tillë do të ishte një gabim i pafalshëm. Të jetuarit rrezikshëm ka të bëjë me përqafimin e rrezikut dhe jo me fshehjen nën një grushti parash që […]

Ç’na tha kjo gjëmë

Sikur të kish pasur gojë ky tërmet, do thonim se toka ulëriti, për tu përcjellë atyre që mban përsipër një të vërtetë lakuriqe. Tërmeti po aq sa ngjarje konkrete ishte dhe një kumtues metaforik, i plasave të sistemit, plasa që paralajmëruan mbërritjen e rrënojave konkrete, e bashkë me to edhe rrënojën sistemike që doli haptazi […]

Ndodhitë e Shqipërisë – nga një qytetar që e do vendin e vet

Para disa kohësh m’u desh të kthehesha në qytetin tim të lindjes, ku jam rritur dhe jetoj aktualisht, në Pogradec. Mbërrij rreth mbasdites. Ajo që më tërhoqi vëmëndjen ishin rrugët e boshatisura. Dola një xhiro te Kisha e Re aty ku vet banoj dhe i rashë rreth e rrotull gjithë qytetit. Mbizotëronte qetësia, ndihej fërshëllima […]

Keynes dhe tragjedia greke

Kur lexon titullin lexuesi mund te mendojë se po flasim për krizën greke dhe keynesianizmin. Dhe në fakt shumica e artikujve që përmbajnë fjalët Keynes dhe tragjedi greke për këtë gjë bëjnë fjalë. Por këtu do flasim për diçka tjetër. Keynes në rininë e vet ishte i fiksuar mbas tragjedive të lashta greke. Kjo për […]

Fishta, Interpret i Genit Shqiptar

Gjergj Fishta, ashtu siç ndodh dendur me shkrimtarët e periudhave të trazuara, kur shkrimtarit i kërkohet të jetë më shumë se shkrimtar, paraqitet në historinë e letrave shqipte si poet lirik dhe epik, dramaturg dhe përkthyes, piktor dhe arkitekt, publicist, politikan dhe orator, etnograf dhe pedagog. Është njëri nga shkrimtarët më polidimensionalë të letërsisë sonë. […]