BRERORE

Autarkia e Krizës. Kritika e të djathtës europiane dhe urgjenca shqiptare

Ngritja e forcave politike të djathta në Europë vjen si pasojë e dy shkaqeve, që qëndrojnë në raport indirekt me atë çka do të thotë “e djathtë” politikisht. Shkaku i parë ishte fitorja e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të 2016, ndërsa i dyti vjen në formën e krizës së emigracionit që mbuloi Bashkimin Europian […]

Dreqi me të birin.

Ndërmjet allishverisheve të rrjetosferës së këtyre ditëve, spikat nevoja për njohje të zanafillës së koronavirusit. Disa thonë që koronavirusi është armë biologjike e ndërtuar nga aksh fuqi e madhe për t’i rënë në qafë botës. Koronavirusi erdhi ose nga Kina, ose nga Amerika. Ra si ndëshkim nga Allahu për kinezët që vrisnin ujgurët, thonë disa […]

Sami Frashëri – Shqipëtarëtë gjithënjë për botën e kurr për vetëhe.

Sikundër thamë më siprë, Shqipëtarëtë gjithmonë janë vrar’ e përpjekurë e kanë cpërkaturë të tërë faqen’ e dheut me gjak të tyre; po nga gjaku i Shqipëtarëvet të tjerë kanë fituarë, Shqipëria s’ka parë nonjë të mirë. Shumë Shqipëtarë janë çquarë e kanë treguarë vetëhenë në dituri e në të tjera gjërëra: po me këta […]

Armiku është tek porta!

Aktorët e dramës së fundit me refugjatët janë thjeshtësisht entitete të cilat kanë fuqi të veprojnë, dhe jo vende pësuese. Turqia, Greqia, Rusia dhe Siria. Një marrëveshje e shkuar dëm, një borxh i pashlyer, fabrikon një krizë politike botërore. Në kufi të Greqisë edhe njëherë qëndrojnë radhë të gjata. Po neve, ç’na u desh? Kalvari […]

Maurice Bardeche – Ç’është fashizmi

Unë jam një shkrimtar fashist. Meqë e pranova, duhet të më falenderosh, sepse të paktën i vura themelin kësaj temë sa famëkeqe aq edhe gjarpërushe. Padyshim, askush nuk pranon se është fashist.  Rusia Sovjetike, e cila gjallon nën një shtet policor njëpartiak, nuk është një vend fashist – në fakt, duket sikur është krejt e […]

Hallet e botës moderne

“Connectography” i Parag Khanna-s ka qenë një ndër librat që më ka lënë më shumë përshtypje gjatë studimeve të mia. Për arsyen e vetme se tregon idene globaliste të çuar në maksimumin e mundshëm logjik të saj. Parag Khanna na përshkruan një botë ku nuk kanë më rëndësi hartat territoriale. Ajo që kanë rëndësi janë […]

Roger Scruton – Pse u bëra konservator (III)

Kur lexova mendimin e Burke mbi revolucionin francez isha i prirur të pranoja mendimin liberal humanist të revolucionit si triumf i lirisë mbi shtypjen. Një çlirim i njerëzve nga zgjedha e pushtetit absolut. Kjo ndodhi pasi nuk njihja një botëkuptim tjetër. Ndonëse kishte teprime – dhe asnjë historian i ndershëm nuk e ka mohuar këtë […]

Roger Scruton – Pse u bëra konservator (II)

Teksa mbërrita në Birkbeck College e gjeta veten në zemër të establishmentit majtist i cili drejtonte akademinë britanike. Birkbeck College i cili kishte qenë më parë Instituti i Mekanikës i themeluar nga George Birkbeck në 1823, i përkushtohej edukimit të njerëzve që punonin me kohë të plotë. Ishte i lidhur me idealistët socialistë të Shoqatës […]

Mbi sovranitetin, reciprocitetin dhe koncepte të tjera të marrëdhënieve ndërkombëtare

Gjithmonë më është dukur interesant argumenti se, për shkak se aksh normë ekziston në marrëdhëniet ndërkombëtare, kjo normë ndiqet plotësisht, duhet ndjekur sepse kështu bëjnë të tjerët ose sepse ndjekja është moralisht korrekte. Në disa raste kjo është totalisht qesharake si ide. Kapim sovranitetin si shembull. Koncept i lindur nga gjakosja e Europës mbas luftës […]

Roger Scruton- Pse u bëra konservator (I)

Me rastin e vdekjes së Roger Scruton-it po publikojmë esenë e tij: „Pse u bëra konservator“. Për shkak se eseja është e gjatë ajo do të ndahet në shume pjesë. Natyrisht nuk biem dakord me çdo ide të Scruton-it por prapë menduam ta postojmë këtë ese pasi e shohim si shkrim goxha me vlerë. U […]