BRERORE

Inflacioni i mirë, inflacioni i keq dhe Kurba Filips.

Ekonomistët, të paktën disa rryma të ekonomistëve, bëjnë dallimin midis inflacionit të mirë dhe inflacionit të keq. Inflacioni i mirë pra, është inflacioni i cili shoqërohet me rritjen e punësimit. Keynesianët kryesisht e mbrojnë këtë lloj inflacioni ndërkohë që ekonmistët liberalë e kritikojnë. Inflacioni i keq, nga ana tjetër, është inflacioni i cili vjen nga […]

Re të zeza në Europë

Mbas një periudhe të gjatë bumi ekonomik pa ndërprerje ekonomia gjermane duket se ka probleme. Në 3 mujorshin e dytë të këtij viti ekonomia gjermane u tkurr me 0.1%. Një numër jo shumë i madh, e vërtetë. Por kjo nuk ndalon frikën e një recesioni më të madh që mund të vijë më vonë. Ama […]

Ana e drejtë e historisë.

Vetë titulli i artikullit është i përkthyer nga gjuha angleze. The right side of history(ana e duhur e historisë, ana e drejtë e historisë) mund të kuptohet në mënyra të ndryshme. Në kohët e fundit fraza është përdorur shumë nga presidenti Barack Obama. Ana e drejtë e historisë ishte një ndër shprehjet kryesore të tij. […]

Establishmenti ose qendra e pushtetit. Pjesa V

Në pjesët e mëparshme kemi analizuar establishmentet e vendeve europiane dhe establishmentin amerikan. Në këtë artikull do përpiqemi ti përgjigjemi pyetjeve nëse ka një establishment shqiptar, se si establishmentet e huaja ndikojnë në tonin dhe se si lëvizjet e reja anti-establishment mund të ndikojnë establishmentin shqiptar. Fillojmë me pyetjen e parë. A ka një establishment […]

Establishmenti ose qendra e pushtetit. Pjesa IV

Në këtë pjesë  do të merremi me Shtetet e Bashkuara. A është deep state establishmenti? A janë partitë kryesore establishmenti? Sa neoliberale është Amerika? Këtyre pyetjeve do përpiqemi tu përgjigjemi ne këtë artikull. Po e nisim me fjalët e Colin Crouch. Crouch, në njërin prej librave të tij mbi përfaqësimin e interesave dhe lobimin, e […]

Establishmenti ose qendra e pushtetit. Pjesa III

Organizmi qe mund të konsiderohet me të vërtetë si establishment është Bashkimi Europian. Lëvizjet anti BE janë forcuar shumë kohët e fundit, dhe jo pa shkak. Kriza e refugjatëve, mosmenaxhimi i duhur i pasojave të krizës së 2008, kthimi i BE-së në një fole për çdo lloj „majtizmi kulturor“ (të cilin e kemi përmendur dhe […]

Establishmenti ose qendra e pushtetit. Pjesa II

Në këtë pjesë do të flasim për mediat dhe akademinë në Europë. Cilat kritere duhet të përmbushen që mediat dhe akademia të quhen pjesë e establishmentit? Fillojmë me mediat. A ndjekin mediat një linjë të caktuar nga politika? Këtu, duhet pasur parasysh se nuk po flasim për media të vogla. Po flasim për gazetat dhe […]

Establishmenti ose qendra e pushtetit. Pjesa I

Gjithmonë e më shumë po flitet për një establishment. Ideja është e tille: Establishmenti, nje elitë e vogël kontrollon shumicën e popullsisë. Politika, ekonomia dhe  mediat kontrollohen nga ky establishment. Fjala establishment mund të marrë dhe një kuptim më të gjerë. Mund të bëhet fjalë për struktura të vjetëruara pushteti që gjithsesi arrijnë tu ruhen […]

Kina dhe Plani Morgentau: Mësimet që nxjerrim nga këto dy ngjarje.

Pas mbarimit të luftës së dytë botërore, dy ishin planet kryesore se çfarë do bëhej me Gjermaninë: Plani Marshall dhe plani Morgentau. Plani Marshall nuk ka nevojë shumë të shpjegohet. Amerika ndihmoi rindërtimin e Europës me anë të kredive që i dha shteteve europiane. Europa ishte nën mburojën amerikane për sa i përket ushtrisë dhe […]

Gjeostrategjia e Kinës: One Belt One Road dhe Projekti 16+1

Kohët e fundit Kina është bërë shumë aktive ekonomikisht dhe politikisht në tërë Europën Lindore dhe në Ballkan. Fillimisht në këtë shkrim do tregojmë shkurt strategjinë që Kina ndjek me anë të „One Belt One Road“ dhe me anë të projektit 16+1. „One Belt One Road“ ka dy qëllime. Daljen nga izolimi amerikan dhe dominimin […]