BRERORE

Kina dhe Plani Morgentau: Mësimet që nxjerrim nga këto dy ngjarje.

Pas mbarimit të luftës së dytë botërore, dy ishin planet kryesore se çfarë do bëhej me Gjermaninë: Plani Marshall dhe plani Morgentau. Plani Marshall nuk ka nevojë shumë të shpjegohet. Amerika ndihmoi rindërtimin e Europës me anë të kredive që i dha shteteve europiane. Europa ishte nën mburojën amerikane për sa i përket ushtrisë dhe […]

Në kufijtë e ekzistencës: Sëmundja Moldaviane dhe Shqipëria

Në pamje të parë Moldavia është një shtet normal, i gjendur në skaje të Europës Lindore, afër me Rusinë, vetëm Ukraina e ndan nga kontakti i menjëhershëm. Megjithëkëtë, Moldavia përfaqëson me plot të drejtë, një të ardhme hipotetike për të gjitha vendet e Rajonit Tranzicional. Kjo e ardhme ka për karakteristikë, mospërfundimin e famshëm të […]

Toka midis tre deteve

Në rajonin tranzicional të Europës kontinent, përbashkohen disa faktorë historikë dhe kulturorë që përbëjnë tragjedinë më të madhe të kontinentit. Rajoni përkufizohet si tranzicional, sepse përbën anën tjetër të ish Perdes së Hekurt, pra  ky rajon, përveç së qenit krijesë historikisht e flijuar për interesat e Perëndimit apo Rusisë, kërkon edhe të futet në Perëndim, […]

Formë-e-jetës – Giorgio Agamben

Huazuar nga helioslux.al 1. Grekët nuk kishin një term të vetëm për të shprehur atë që ne kuptojmë me fjalën jetë. Ata përdornin dy terma semantikisht dhe morfologjikisht të dallueshëm: zoe, që shprehte faktin e thjesht të të jetuarit të përbashkët me të gjitha gjallesat (kafshë, njerëz, zota) dhe bios, që shenjonte formëën ose mënyrën […]

Gjeostrategjia e Kinës: One Belt One Road dhe Projekti 16+1

Kohët e fundit Kina është bërë shumë aktive ekonomikisht dhe politikisht në tërë Europën Lindore dhe në Ballkan. Fillimisht në këtë shkrim do tregojmë shkurt strategjinë që Kina ndjek me anë të „One Belt One Road“ dhe me anë të projektit 16+1. „One Belt One Road“ ka dy qëllime. Daljen nga izolimi amerikan dhe dominimin […]

Tokë dhe Det: Dy rrëfenja të kundërta. Pjesa VI

Amerika ka arritur të triumfojë aty ku dështoi Europa. Në krijimin e një ideje kontinentaliste. Krahasuar me kontinentin e vjetër të luftrave të panumërta, zbulimi i botës së re i dha frymë një botëkuptimi të ri, botëkuptimit amerikan, ose idesë amerikane. Ideja Amerikane në vetvete ndahet në dy drejtime të ndryshme. Drejtimi i parë mbështetet […]

Tokë dhe Det: Dy rrëfenja të kundërta. Pjesa V

Për të ravijëzuar krizën “europiane” na duhet veҁ të studiojmë fytyrat e ndryshme që kontinenti i vjetër ka ndërruar përgjatë historisë. Njëherë e një kohë, Europa ka qenë zemra e botës. Ishin arritjet e Romës perandorake që vunë gurin e themelit për një Europë të ardhshme që sapo kishte filluar të ndërronte gjaqet. Pas rrëmujës […]

Tokë dhe Det: Dy rrëfenja të kundërta. Pjesa IV

Të flasësh për Atlantizmin nuk është e lehtë. Duke qenë se është ideja dominante sot në botën perëndimore, shumë nga tiparet e saj janë bërë pjesë e pandashme e mënyrës se si e perceptojmë anën tjetër të botës. Shqipëria në këtë rast nuk ka mundur të zgjedhë për arsye që dihen. Një shkarpë e vetme […]

Tokë dhe Det: Dy rrëfenja të kundërta. Pjesa III

Thamë në pjesën e dytë të kësaj eseje se Euraziatizmi gjysmë-zyrtar ka një histori të gjatë e jo shumë të hetuar mirë nga studiuesit tanë. Para së gjithash kjo histori duhet nxjerrë mirë në dritë, pasi edhe nëse do të dëshironim të ishte ndryshe, Alexandr Dugin nuk është koka e vetme e kësaj lëvizjeje e […]

Tokë dhe Det: Dy rrëfenja të kundërta. Pjesa II

Thamë në pjesën e parë, se Rusia angazhohet në një luftë mes të pabarabartësh me Perëndimin. Por ashtu si çdo luftë tjetër, edhe kjo ka rregullat e saj. Fuqia ekonomike për momentin, qendron tek aftësia e bllokut perëndimor për të vënë sanksione, me qëllim zvogëlimin e arsenalit veprues të një shteti apo një grupi shtetesh. […]