BRERORE

Sekreti është të jetuarit rrezikshëm!

Ky është mësimi i Nietzsche-s nëpërmjet të cilit vetëm në pamje të parë do të mund ta bashkangjisnim me shqiptarin para dhe pas-tërmet. Në fakt, një bashkangjitje e tillë do të ishte një gabim i pafalshëm. Të jetuarit rrezikshëm ka të bëjë me përqafimin e rrezikut dhe jo me fshehjen nën një grushti parash që […]

Ç’na tha kjo gjëmë

Sikur të kish pasur gojë ky tërmet, do thonim se toka ulëriti, për tu përcjellë atyre që mban përsipër një të vërtetë lakuriqe. Tërmeti po aq sa ngjarje konkrete ishte dhe një kumtues metaforik, i plasave të sistemit, plasa që paralajmëruan mbërritjen e rrënojave konkrete, e bashkë me to edhe rrënojën sistemike që doli haptazi […]

Ndodhitë e Shqipërisë – nga një qytetar që e do vendin e vet

Para disa kohësh m’u desh të kthehesha në qytetin tim të lindjes, ku jam rritur dhe jetoj aktualisht, në Pogradec. Mbërrij rreth mbasdites. Ajo që më tërhoqi vëmëndjen ishin rrugët e boshatisura. Dola një xhiro te Kisha e Re aty ku vet banoj dhe i rashë rreth e rrotull gjithë qytetit. Mbizotëronte qetësia, ndihej fërshëllima […]

Keynes dhe tragjedia greke

Kur lexon titullin lexuesi mund te mendojë se po flasim për krizën greke dhe keynesianizmin. Dhe në fakt shumica e artikujve që përmbajnë fjalët Keynes dhe tragjedi greke për këtë gjë bëjnë fjalë. Por këtu do flasim për diçka tjetër. Keynes në rininë e vet ishte i fiksuar mbas tragjedive të lashta greke. Kjo për […]

Fishta, Interpret i Genit Shqiptar

Gjergj Fishta, ashtu siç ndodh dendur me shkrimtarët e periudhave të trazuara, kur shkrimtarit i kërkohet të jetë më shumë se shkrimtar, paraqitet në historinë e letrave shqipte si poet lirik dhe epik, dramaturg dhe përkthyes, piktor dhe arkitekt, publicist, politikan dhe orator, etnograf dhe pedagog. Është njëri nga shkrimtarët më polidimensionalë të letërsisë sonë. […]

Koha e Mishtë: Koncepti i kohës tek Migjeni

Ka dy kohë tek Migjeni. Njëra përfshihet në tjetrën, ashtu si njëra e thyen, e shqyen dhe e përmbys tjetrën. Tek Migjeni gjejmë kohën e të gjithëve, të njerëzimit, kohën kronologjike, të fillimit të ditës, të punës, të lodhjes dhe ndonjëherë gëzimit. Po ashtu, në vargjet e Migjenit na shfaqet me imponim një koncept tjetër […]

Dyzet Vjet Vetmi

Çfarë kanë të ngjashme hyrja e Gjermanisë në zonën Euro, politikat e normave të ulëta të interesit të BQE, lidhja e ekonomisë taivaneze me atë kineze, deflacioni i vazhdueshëm japonez, ngritja e vendeve si Malajzia, Indonezia etj dhe shumë ngjarje të tjera të tilla? Përveç faktit se janë probleme ekonomike? Në shikim të parë jo […]

Problemi i Skenës së Startupe-ve Shqiptare

Mbas suksesit të madh të Estonisë me dixhitalizimin e vendit, hapjen e startup-eve dixhitale, dhe në përgjithësi përmirësimin e ekonomisë, të gjitha  vendet e vogla e shohin Estoninë si një shembull që duhet ndjekur. Po në Shqipëri, në ç‘situatë është skena e startup-eve? Fjala startup u referohet kompanive të vogla të cilat përpiqen të hedhin […]

Mbi Rrezikun – Ernst Jünger

Ndër shënjat e epokës së sotme, spikat ndërhyrja e madhe e rrezikut në jetën e përditshme. Nuk ka asnjë aksident që fshihet pas këtij fenomeni, është vetëm një ndryshim gjithëpërfshirës I botës së brendshme dhe të jashtme . Këtë e shohim qartazi kur kujtojmë çfarë roli të rëndësishëm iu caktua konceptit të sigurisë në epokën […]

Keqkuptime mbi prejardhjen gjenetike të Shqiptarëve

Shumë shpesh dëgjojmë mite dhe marrëzira pseudo-shkencore në lidhje me prejardhjen e popullit Shqiptar; atë kulturore dhe gjenetike. Zakonisht këto përalla vijnë nga nacionalistët e shteteve që historikisht kanë pasur marrëdhënie të këqija me popullin Shqiptar. Shumë historianë dhe antropologë janë përpjekur të shkruajnë mbi përbërjen gjenetike të kombit Shqiptar, përbërjen kromozomale, autozomale dhe fenotipike. […]