Malësorët

Nga: Eduard Kola Kohët e fundit në hapësirat Shqiptare po qarkullon një gënjeshtër. Është një gënjeshtër e shëmtuar, që sulmon një nga shtyllat e identitetit dhe historisë Shqiptare, që kërkon të mbjellë përçarje mes vijave fetare. Mjerisht, gënjeshtrat i kanë këmbët e shkurtra, pra nuk të çojnë larg. Në shkurt të vitit 1913, Mbreti Nikolla […]
Nick Land – Kritikë e Mjerizmit Transhendental

Ekziston një prirje ndërmjet neomarksistëve për t’i varrosur njëherë e mirë të gjitha aspiratat drejt ekonomizmit pozitiv (‘çlirimi i forcave të prodhimit nga marrëdhëniet kapitaliste të prodhimit’) dhe për t’i zëvëndësuar me një dëshpërim kozmik të pakufijshëm. Kujtojeni kërcënimin që Hrushovi i bëri Perëndimit gjysmë-kapitalist – “do t’ju varrosim”. Apo premtimin e Maos, që Hovi […]
Nassim Nicholas Taleb – “Intelektual Porse Idiot”
Shkëputur nga libri “Skin in the Game” me autor Nassim Nicholas Taleb Në mbarë botën ka plasur një kryengritje. Vërehet prej Indisë e deri tek Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-të. Kundër rrethit të brendshëm të atyre politikëbërësve kalemçinj, që ngurrojnë të rrezikojnë lëkurën, kundër gazetarëve-insajdera, kundër asaj kaste ekspertësh gjysmë-intelektualë dhe paternalistë, të pajisur me […]
Bruno Filippi – “E kam të domosdoshme të jetoj”

Nuk besoj tek e drejta. Jeta, që është mishërim i forcave të shkrifëta, të panjohura dhe të panjohshme, e mohon artificën njerëzore të së drejtës. E Drejta, u lind sapo jeta na u hoq me përdhuni. Në zanafillë, njerëzimi s’pat të drejta. Thjesht jetonte dhe aq. Në vend të kësaj, sot kemi mijëra të drejta; […]
Zanafilla e Euraziatizmit: Aleksandr Dugin dhe Rrethi Iuzhinski

Shënim: Teksa hija e zezë e Rusisë vazhdon të bjerë mbi Ukrainën, gjeopolitikani Aleksandr Dugin është shndërruar në objekt studimi të parapëlqyer për gazetarë dhe analistë kureshtarë. Ky shkrim i papublikuar ndonjëherë, dhe i shkruar në gjysmën e parë të vitit 2018, synon të gjurmojë zanafillën filozofike të ideologjisë Euraziatiste, e zhytur në errësirë dhe […]
Me rastin e 77 vjetorit të ekzekutimit të Aqif Blytës dhe Ahmet Dacit

Nga Ismet Azizi “Unë do të kthehem në Pazarin e Ri, le të bëhet si të bëhet!” “Mos Aqif, do të vrasin komunistët!” – i kishte thënë Biko; “Nëse jam fajtor, le të më vrasin, unë nuk ndihem fajtor, as para Zotit, as para popullit!” Pas ndërprerjes së sulmeve çetnike ndaj Pazarit të Ri, në […]
Simptomatika e një Referendumi

Nëse “Zoti në qiell dhe Amerika në tokë”, ka ndonjë vlerë përtej ftesës për tu përulur, atëhere kjo vlerë duhet të marrë trajtën e një vështrimi të thellë mbi rrjedhën e ngjarjeve që na sollën deri në presionin e pesëshes ndaj vendimit të Qeverisë Kurti për të mos lejuar mbajtjen e referendumit të një shteti […]
Prekja e vrazhdë

“Maja e gjilpërës i sëmboi në shpirt. Tashmë e dinte që nuk kishte më kthim mbrapa. Ishte çapitur deri në qendër të vaksinimit me gjysmë-zemër, dhjetëra herë kishte menduar të kthehej dhe të përballej me katër muret, ose të përpiqej me “armikun” e padukshëm si kafsha e plagosur në prag të vdekjes. Asgjë s’është e […]
Procedurat e Akilit

Shkëputur nga libri “Takohemi në Purgator” me autor Pol Milon Agimi i një Gimi -Sa i trashë që je more Gimi! – i kishte thënë dikur mësuesja e klasës së parë fillore, gjatë orës së abetares. Ndaj edhe ky mediokritet për të, i cili gjatë viteve u kthye në zakon, nuk krijoi aspak probleme […]
Søren Kierkegaard – Një leksion ekstatik

Përktheu: Adri Kalaja Nëqoftëse martohesh, do pendohesh; nëqoftëse nuk martohesh gjithashtu do të pendohesh; nëqoftëse martohesh ose nuk martohesh do pendohesh për të dyja. Qesh me marrëzirat e botës do të pendohesh, qaj për to, gjithashtu do të pendohesh; qesh me marrëzirat e botës ose qaj për to do të pendohesh për të dyja. Besoji […]
