BRERORE

FAQ – Brerore

Këtu gjeni përgjigje për pyetjet më të shpeshta rreth faqes Brerore, mënyrës së funksionimit, përmbajtjes dhe qëllimit të platformës. Nëse nuk e gjeni informacionin që kërkoni, mund të na kontaktoni për sqarime të mëtejshme.

Pyetje të shpeshta

Çfarë është Brerore?

Më shumë se një portal. Më së pari Brerore është një grupim prej të angazhuarish, të shqetësuar për të tatëpjetën që kombi shqiptar po merr. Së dyti, Brerore është një projekt, dhe si i tillë kërkon të përmbushë disa objektiva. Këto objektiva qendërzohen rreth idesë së rindezjes: rindezja e shkëndijës kombëtare.


A mund të publikoj përmbajtje dhe krijime tek Brerore?

Nëse dëshironi, sigurisht. Barra e shpalosjes së mozaikut shqiptar nuk na përket vetëm neve. Prandaj jemi të ndërgjegjshëm se nevojiten përvoja të shumëllojshme, copëza të tjera që shërbejnë për të plotësuar dhe forcuar kornizën e projektit tonë.


Çfarë synon Brerore?

Brerore ka dy shtylla themelore:

  • Ndërtimi i mozaikut shqiptar politik/kulturor
    Energjitë kombëtare nuk kanë shteruar, ato vetëm kanë rrëshqitur nëntokë. E shohim si detyrë tonën nxjerrjen dhe pasurimin e tyre.
  • Lehtësimi i vuajtjeve shpirtërore të kohës
    Jemi të bindur se tranzicioni i dytë shqiptar vetëm sa ka nxitur e thelluar krizën shpirtërore të nisur nga vendosja e regjimit komunist. Prandaj, duke mos dashur ta privojmë njeriun shqiptar nga një dimension transhendental, kërkojmë të shërojmë plagët e vjetra.

Si mund të publikoj tek Brerore?

Shkrimet, sugjerimet dhe idetë tuaja mund të na i çoni me email; një anëtar i stafit tonë do t’ju kontaktojë. Në çdo kohë këto shkrime mund t’i aksesoni, pasi do të integroheni në portal si user i veçantë. Gjithashtu keni të drejtë të zgjidhni username-in tuaj unik, dhe nëse doni të mbeteni anonim. Username-i juaj do të përmbajë edhe disa gërma të veçanta për të qartësuar rolin tuaj si kontribuues dhe jo si anëtar i stafit.


Si mund të lidh kontakt me Brerore?

Mund të na kontaktoni tek faqja jonë në Facebook, Instagram ose tek emaili ynë: brerore@outlook.com


Si mund të kontribuoj tek Brerore?

Me shkrime, ide, sugjerime ose art. Vetëfinancohemi, kështu që nuk kemi nevojë për donacione.