Nevoja për Aleatë Qytetërimorë në Europë

Autori: Samuel Samson
Këshilltar I larte I Byrosë për Demokraci, Të Drejtat e Njeriut dhe Punën (DRL)

Marrëdhënia e afërt ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Europës tejkalon afërsinë gjeografike dhe politikat transaksionale. Përfaqëson një lidhje të veçantë të farkëtuar në përbashkësinë kulturore, fetare, familjare, ndihmese të ndërsjellë në kohëra të vështira, dhe mbi të gjitha një trashëgimi qytetërimore Perëndimore.

Partneriteti ynë transatlantik nënvizohet nga një traditë e pasur Perëndimore e ligjit natyror, etikës së virtytit, dhe sovranitetit kombëtar. Kjo traditë rrjedh prej Athinës në Romë, nëpër Krishtërimin mesjetar, tek ligji zakonor anglez, dhe përfundon tek dokumentet themeluese të Amerikës. Pohimi revolucionar I Deklaratës së Pavarësisë, që njerëzit janë “të pajisur nga Krijuesi I tyre me të drejta të patjetërsueshme” I bën jehonë mendimit të Aristotelit, Thoma Akuinit, dhe Europianëve të tjerë të rëndësishëm që njohën të drejtat natyrore të njerëzve, të drejta të pamohueshme dhe të panegociueshme nga asnjë qeveri.

Kjo lidhje midis Europës dhe Shteteve të Bashkuara është gjithashtu arsyeja pse flasim hapur kur nuk biem dakord ose jemi të shqetësuar – është arsyeja pse Administrata Trump ka ndezur alarmin në Europë. Zv. Presidenti JD Vance I bëri të qarta këto arsye në fjalën e mbajtur në Konferencën e Sigurisë të Mynihut këtë vit.

“Shqetësohem për kërcënimin që vjen nga brenda, tërheqja e Europes prej vlerave të saj më themelore – vlera të përbashkëta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”

Në vazhdën e përfundimit të dy luftrave shkatërruese botërore, kombet Europiane synuan të shmangin katastrofat e ardhshme duke krijuar struktura mbikombëtare, që do t’i lidhnin kombet së bashku duke mundësuar angazhime diplomatike & ekonomike substanciale.

Idhtarët e këtij rendi të ri, duke përfshirë këtu parti dashamire të Krishtera dhe pro-demokracisë, kërkuan një shndërrim tërësor – një botë që do e tejkalonte përçarjen në baza kombëtare dhe fetare, me qëllim shtyrjen para të një epoke të paqes së paprecedentë.

Mbizotërimi ndaj spirancave ekzistenciale të kombësisë, kulturës dhe traditës, liberalizmi global premtoi ate që Fukuyama quajti “Fund I Historisë”, risia përfundimtare e jetës politike.

Sot ky premtim është shkërmoqur nën peshën e vet. Një fushatë agresive kundër qytetërimit Perëndimor I ka zënë vendin. Nëpër Europë, qeveritë I kanë shndërruar institucionet politike në armë kundër qytetarëve të tyre dhe trashëgimisë sonë të përbashkët. Në vend se të forcojë parimet demokratike, Europa ka degraduar në një çerdhe të censurës digjitale, emigrimit masiv, ndalesave mbi liritë fetare dhe sulmeve të tjera ndaj vetëqeverisjes demokratike.

Këto prirje shqetësuese vetëm sa janë rritur vitet e fundit. Në Mbretërinë e Bashkuar, policia po arreston të Krishterët – porsi Adam Smith-Connor dhe Livia Tossici-Bolt për arsye se luten afër klinikave të abortit. Në vitin 2023, mbi 12.000 qytetarë Britanikë u arrestuan për postime online, përfshirë këtu komente që kritikonin krizën migratore të Europës – komentë të cilat autoritetet I cilësuan si “jashtëzakonisht ofenduese”

Në Gjermani, qeveria ka themeluar sisteme të elaboruara të monitorimit dhe censures së fjalës online, nën fasadën e luftës ndaj dizinformacionit dhe parandalimit të ofendimeve. Sapo qytetarët Gjermanë shprehin shqetësime legjitime mbi impaktin shoqëror dhe ekonomik të globalizimit apo kritikojnë politikanët e tyre, ata rrezikojnë gjobën, etiketohen si radikale, bile u shkon policia në shtëpi. Akti I Shërbimeve Digjitale I shkruar nga Bashkimi Europian, I konceptuar për të mbrojtur fëmijët nga përmbajtjet e dëmshme online, përdoret për t’ua mbyllur gojën zërave të ndryshëm nëpërmjet moderimit Oruellian të përmbajtjeve. Rregullatorë të pavarur tashmë monitorojnë kompanitë e mediave sociale, përfshirë platformën e shquar, X, dhe kërcënojnë me gjoba të stërmëdha këdo qe refuzon rregulloret e tyre mbi fjalën e lirë.

Ky mjedis kufizon proceset zgjedhore në Europë. Siç u theksua nga Rubio, partia popullore AfD u etiketua organizatë “ekstremiste” nga inteligjenca Gjermane, gjë e cila mund të ç ojë në përjashtimin e partisë prej procesit elektoral. Kandidatja franceze Marine LePen u përball me akuzën e përvetësimit të fondeve, dhe me një devijim nga procedura standarde, iu ndalua pjesëmarrja në zgjedhje. Ndalesa të këtilla kanë ndodhur në Rumani dhe në Poloni ndaj politikanëve ose partive specifike. Në të njejtën kohë, kombet e Krishtera si Hungaria etiketohen padrejtësisht si abuzues të të drejtave të njeriut dhe qeveri autoritare.

Amerikanët I dijnë mire këto taktika. Një strategji e ngjashme e censurës, demonizimit dhe luftës burokratike u përdor ndaj Presidentit Trump dhe mbështetësve të tij. Kjo zbulon që projekti liberal global nuk po e mundëson lulëzimin e demokracisë. Ky projekt po e shkel me këmbë demokracinë dhe trashëgiminë Perëndimore, në emër të një klase dekadente politike e cila I druhet popullit të vet.

Shqetësimet tona nuk janë të veçanta por parimore.

Shtypja e fjalës së lirë, lehtësimi I emigrimit masiv, shënjestrimi I shprehjes së lirë fetare, dhe nëpërmkëmbja e zgjedhjeve të lira, kërcenon vetë themelin e partneritetit transatlantik. Një Europë që zëvendëson rrënjët e saj shpirterore dhe kulturore, që trajton vlerat tradicionale si relike të rrezikshme, që qendërzon pushtetin në institucionë pa llogaridhënie, është një Europë e paaftë për të qendruar kunder kërcënimeve të jashtme dhe kalbjes së brendshme. Mbërritja e paqes në Europë dhe nëpër botë kërkon një përtëritje të vlerave tona të përbashkëta kulturore, të trashëgimisë sonë të përbashkët.

Sekretari Rubio e ka bërë të qartë që Departamenti I Shtetit do të veprojë gjithnjë në të mirë të interesit kombëtar të Amerikes. Rrëshqitja për së prapthi e demokracisë Europiane, jo vetëm që prek qytetarët e Europës, por edhe lidhjet ekonomike, sigurinë Amerikane, dhe të drejtat e fjalës së lirë të kompanive dhe qytetarëve Amerikanë.

Shpresojmë që Europa dhe Shtetet e Bashkuara – së bashku do të ri-përkushtohen ndaj trashëgmisë Perëndimore, dhe që shtetet Europiane do të ndalojnë së luftuari qytetarët dashamirë me mjete qeveritare. Nuk do të biem dakord përherë me taktikat dhe qëllimet, mirëpo Europa duhet të ndërmarrë vepra konkrete që garantojnë mbrojtjen e fjalës së lirë politike & fetare, kufij më të sigurt dhe zgjedhje të drejta e të lira.

Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj një partneriteti të fortë me Europën, dhe një pune të përbashkët përsa I përket politikës së jashtme. Sidoqoftë, ky partneritet duhet të themelohet mbi trashëgiminë tonë të përbashkët dhe jo mbi konformizmin globalist. Marrëdhëniet tona janë shumë të rëndësishme, historia jonë shumë e vlefshme, dhe zotërimet ndërkombëtare shumë të larta për të lejuar nëpërkëmbjen e këtij partneriteti.

Pra, në të dyja anët e Atlantikut, duhet të ruajmë të mirat e kulturës sonë të përbashkët, dhe të garantojmë që qytetërimi Perëndimor do të mbetet një burim I virtytit, lirisë, dhe lulëzimit njerëzor, për brezat e së ardhmes.