Armiku është tek porta!


Aktorët e dramës së fundit me refugjatët janë thjeshtësisht entitete të cilat kanë fuqi të veprojnë, dhe jo vende pësuese. Turqia, Greqia, Rusia dhe Siria. Një marrëveshje e shkuar dëm, një borxh i pashlyer, fabrikon një krizë politike botërore. Në kufi të Greqisë edhe njëherë qëndrojnë radhë të gjata. Po neve, ç’na u desh?

Kalvari është i gjatë. Europa në 2016n bëri një pakt me Turqinë. Turqia do të mbyllte rrugët e refugjatëve, kurse kjo e para do të mbante me para përpjekjen turke. Hidhemi para në kohë. Turqia ka nisur operacionin e saj të katërt ushtarak në Siri, më saktë Idlib. Synojnë të sigurojnë kufijtë e tyre ndaj ndonjë sulmi prej kurdëve, si dhe të mbështesin kukullat e tyre rebele në Siri. Rusia ndërhyn në ndihmë të Assad-it, Turqia i kërkon ndihmë Europës, por ajo hesht. Atëhere Erdogan hap digën e madhe njerëzore. Ku jemi ne në këtë mes? Askund. Ne jemi entiteti pësues, ai që duhet të respektojë ligjin ndërkombëtar, që duhet të tregohet mikpritës, thjesht një hallkë tjetër në zinxhirin e vendeve të prangosura. Tërmeti është akoma i freskët, një virus ndodhet para portës, por gjithsesi mund të luajmë rolin e shenjtorit. Prandaj do ta themi troç.
Refugjatët janë një rrezik për sigurinë kombëtare dhe të ardhmen e kombit tonë. Përgjegjësinë për mirëqenien e tyre, le ta marrë dikush tjetër, pasi një vend i vogël si i yni, me njëqind halle (por edhe pësues), nuk ka pse të mbajë barra që nuk i meriton!

Akuza për racizëm? Racën tonë e duam dhe nuk dëshirojmë t’a humbim për hir të kapriçiove të botës.

Po sikur të ishe ti para portës?

E vërteta është se ne nuk jemi ata, por ndodhemi në rrugë e sipër për tu bërë. Parashtrimi i skenareve të tilla hipotetike shenjon praninë e një empatie boshe. Këta  presin tjetrin e leckosur t’u shfaqet në derë, për të treguar njëherë e mirë sesa “mikpritës” janë. Në të njejtën kohë, hanë zjarr e hekur me fqinjin, veçse ndryshimi qëndron tek fakti se empatia më së pari duhet të praktikohet ndërmjet nesh, pastaj me botën mbarë.

E parë nga këndvështrimi i empatisë, kjo krizë e fabrikuar nuk lë vend për gjykime kaq të cekëta. Vendi jonë nuk ka pse të mbajë përgjegjësi për ata njerëz. Zinxhiri i përgjegjësisë përmban shumë hallka, e siç treguam më sipër, vetë vendi që hapi dyert drejt “parajsës” nuk ngurron t’i konsiderojë si kapital politik, tufë karkalecash, nëpërmjet të cilëve priret të kërcënojë Europën.

Kombi jonë përmban disa shtresa përbrenda, shtresa të cilat mezi presin ardhjen e refugjatëve, me qëllim arritjen e një katarsis-i. Janë këta pra, përziërësit e mëdhenj të gjaqrave. Ata kërkojnë që disa të ikin, e ca të tjerë të vijnë. Kërkojnë të ziejnë çorbë mbi tokat shqiptare. Teksa bota ndërron gjaqet nëpërmjet luftrave dhe katastrofave, këtyre klikave u hyn në punë që shqiptarët, shenjtorë të rilindur e të pajisur me një empati si ajo e vetë Krishtit, të presin në kufi krahëhapur, këta njerëz pa atdhe e pa rrënjë. Ata duan që ne ta përqafojmë gjendjen tonë të nderë kombëtare.

Duke e cilësuar statusin e refugjatit shqiptar si gradë normale të të qenit shqiptar, kërkojnë të na mbajnë shtrënguar duke na ofruar një tjetër ekzotik. Shpagimi sipas tyre do të arrihet kur shqiptarët, pasi të kenë qëruar çdo lëvozhgë që i bën të tillë, më së fundi do bëhen “njerëz”, me taktikën e vjetër të të qenit banor i botës para të banuarit të botës tënde.  Sorosianë, komunistë, fanatikë të fesë e jo të atdhesë, këta janë ata që do t’i presin me krahëhapur refugjatët. Secili me busullën e tyre absolute. Sorosianët kërkojnë të paqtojnë shqiptarët, komunistët mirëprësin kaosin, fanatikët e fesë shikojnë tek ata njeriun, teksa në të njejtën kohë kanë përçarë njerëzit e tyre për shekuj me radhë.

Një qeveri që nxiton të respektojë “ligjin ndërkombëtar” në kurriz të vetë popullit të saj, nuk është qeveri e askujt. Ata të cilët përgatisin buqetat me trëndafilë, për të shtypurit e globit, nuk duan t’ia dinë për askënd.

Nga ana tjetër, qasja ndaj këtyre njerëzve që vijnë të lemeritur nga diku tjetër, një qasje që i mvesh ato me mantelin e shenjtërisë absolute, në fakt i degradon në një shkallë më të keqe se ajo e kafshës. Ata që po vijnë nuk janë shenjtorë. Janë të arratisurit nga bota e tyre. Janë njerëzit pa rrënjë, nomadët që do të shkelin mbi çdo gjë për të kapur veten e tyre pas themeleve të qëndrueshme – ekonomike. Pasi asgjë nuk ekziston për ta, përveç mbijetesës. Fikja në luftë i tmerron, kapja e armëve ua mbush kokën me frikë. Ata janë po aq të aftë për ligësi sa edhe çdokush tjetër, prandaj edhe trajtimi që ne po u bëjmë këtu, është dinjitoz. Po i cilësojmë si të rrezikshëm për mënyrën tonë të jetesës.

Shqipëria edhe njëherë është kapur në vorbullën e intrigave ndërkombëtare, por kësaj here me një këmbë në varr. Shqiptarë, hapni sytë! Shikoni e ndjeni sesi kohët po ndryshojnë, e sesi duhet ta vini vetëdijen në punë. Kohët e reja kërkojnë veprim dhe jo këmbëkryqëzim. Prandaj veproni, ose një ditë do ta shikoni kombin tuaj në faqe të librave historikë, por jo më mes nesh.

Digiprove sealThis blog post has been Digiproved © 2020