Maurice Bardeche – Ç’është fashizmi

Unë jam një shkrimtar fashist. Meqë e pranova, duhet të më falenderosh, sepse të paktën i vura themelin kësaj temë sa famëkeqe aq edhe gjarpërushe.

Padyshim, askush nuk pranon se është fashist.  Rusia Sovjetike, e cila gjallon nën një shtet policor njëpartiak, nuk është një vend fashist – në fakt, duket sikur është krejt e kundërta. Qeveria Hungareze që dërgon tanqe kundër punëtorëve dhe sabotatorë grevash nuk është një qeveri fashiste. Thjesht po mbron pushtetin popullor. Një qeveri e përkohshme që përdor terrorizmin për t’ia imponuar vullnetin e saj prej një fraksioni aktivistësh mbi shtetin mbarë nuk është një organizatë fashiste. Është një lëvizje nacional-çlirimtare. Pra forma e institucioneve nuk është karakteristikë themelore e fashizmit, por diçka tjetër.

Njëzëshmëria mbi synimet apo metodat nuk ekziston më. Komunistët thonë që nëse mbron kapitalizmin, domosdoshmërisht je fashist. Por opinioni publik nuk dakordësohet. Shtetet e Bashkuara, Anglia dhe Gjermania e Adenauer-it janë shtete fashiste sipas delegatëve Sovjetikë dhe ndihmësve të tyre. Edhe në Francë, ku krizat politike sollën në pushtet njëfarë sistemi presidencial, njeriu i zakonshëm tund kokën me skepticizëm nëse i thua që po jeton në një diktaturë fashiste. Nuk mjafton të dëgjosh me respekt kokat e bankave dhe korporatat e mëdha për të shmangur damkosjen si “fashist” pa qenë nevoja për diskutim të mëtejshëm.

Megjithatë, kriteri që na arratiset, mund të gjendet nëpërmjet disa shembujve, nëse zotërojmë një ndërgjegje të patundur. “Ka disa vende fashiste”, çirret ndërgjegjia e patundur “dhe ju e dini mirë cilat janë”. Diktaturat ushtarake të Amerikës Latine, shtetet ku politikanët janë thjesht e veç menaxherë të shitësve të lëngjeve, qeveria e Franco-s në Spanjë, këto i quajmë vende fashiste. Përkufizimin që kërkojmë, le ta nxjerrim nga analizat tona: një regjim fashist mohon të drejtat e liritë e popullit në mënyrë që t’u japë privilegje disa të paktëve. Mos luaj lojra fjalësh. Fashizmi është kombinim i një metode dhe synimi: ai shtyp liritë, në mënyrë që të sigurojë pabarazi sociale dhe varfëri, kështu e quajmë ne.

Ekziston vetëm një kundërshtim mbi këtë përkufizim, por është pak sikletosës. Thotë se asnjë fashist nuk është i gatshëm të pranojë se diktaturat ushtarake të Amerikës Latine, çifligjet e shitësve të lëngjeve, apo Spanja e Franco-s janë me tërë mend shtete fashiste. Fashistët refuzojnë ta gjejnë veten aty ku intelektualët, gazetat dhe partitë politike rrëmojnë për të gjetur fashizmin. Ata shkojnë e më larg: duke i dënuar këto shembuj që në të vërtetë, i kundërvihen fashizmit. Por çfarë është pra ky fashizmi që shohim e dëgjojmë kudo nëpër shtyp e radio?

Nëse do isha i vetmi në llojin tim, ky sqarim nuk do t’ia vlente barra qiranë. Por ndodh një mrekulli: shkrimtari fashist, intelektuali fashist, nuk gjendet askund: qeverive që u bie fati i keq të damkosen me fjalën “fashizëm”, ekzistojnë në krahun e kundërt, dhe janë po aq arkaike sa ndonjë mbret me ngjyrë. Por, nga ana tjetër, ekzistojnë grupe fashiste të dukshme; janë fashistë të rinj, dhe e deklarojnë; ekzistojnë oficerë fashiste, dhe ndokush mund të dridhet para këtij fakti; si përfundim, ekziston një shpirt fashist, dhe mbi të gjitha ekzistojnë mijëra njerëz që janë fashistë pa e ditur. Nën një tjetër kapele që mbajnë mbi kokë, për të cilët fashizmi ashtu siç ne e interpretojmë dhe jo ashtu siç përshkruhet, do të ishte shpresa e tyre e vetme nëse do t’u shpjegohej në mënyrë të qartë. Të paktën armiqtë tanë duhet të kuptojnë kundër kujt po luftojnë. Era që drejton velat tona, na ka bërë të lundrojmë përtej Kepit të Gënjeshtrave. Dheu i Gënjeshtrave zhduket nëpër mjegull. Dhe tashmë, midis erërave që fryjnë me shpejtësi të madhe, nuk është më e nevojshme të kemi frikë nga fjalët.

Digiprove sealThis blog post has been Digiproved © 2020
  • Post author:
  • Post category:Huazime