Plani Strategjik i Aleancës Ushtarake Regjionale Shqipëri-Kroaci-Kosovë

Nga: Rikard Berisha

Qëllimi: Ky dokument strategjik ofron një plan të detajuar për zhvillimin dhe konsolidimin e aleancës ushtarake rajonale ndërmjet Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës. Aleanca synon të përforcojë sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe të frenojë ndikimin destabilizues të Serbisë në rajon, duke ndërtuar një arkitekturë të përbashkët mbrojtjeje, logjistike dhe financiare.

I. Krijimi dhe Objektivat e Aleancës Ushtarake Regjionale

1.1 Qëllimi Strategjik: Qëllimi i themelimit të kësaj aleance është krijimi i një fronti të bashkuar për të përballuar kërcënimet që vijnë nga një Serbi gjithnjë e më agresive. Krijimi i aleancës përkon me nevojën për të mbrojtur integritetin territorial dhe sovranitetin e vendeve anëtare.

1.2 Objektivat Afatshkurtra dhe Afatgjata:

  • Afatshkurtra:
    • Harmonizimi i doktrinave ushtarake për të unifikuar mënyrën e reagimit ndaj kërcënimeve.
    • Krijimi i protokolleve të përbashkëta për reagim të shpejtë në raste të krizave kufitare.
    • Stërvitje të përbashkëta për ndërtimin e ndërveprueshmërisë mes forcave.
  • Afatgjata:
    • Integrimi i plotë i sistemeve të komandës dhe kontrollit për ndërhyrje të koordinuara.
    • Zhvillimi i teknologjive mbrojtëse rajonale (sisteme dronësh, radarë, AI për analizë të fushës).
    • Themelimi i një Komande të Përbashkwt Rajonale me rotacion drejtues.

 

II. Zhvillimi i Zinxhireve te Furnizimit dhe Prodhimit Ushtarak

2.1 Hartimi i një harte të burimeve ekzistuese: Si fillim duhet nisur analizimi dhe raportimi i kapaciteteve të tanishme të industrisë së mbrojtjes. Çdo vend anëtar do të përgatisë një raport kombëtar mbi kapacitetet aktuale të industrisë së mbrojtjes, përfshirë fabrikat e municioneve, impiantet e prodhimit të pjesëve të blinduara dhe strukturat e riparimit të pajisjeve ushtarake si dhe plane për zhvillimin e mëtejshëm të këtyre strukturave, ose krijimin e tyre në rastet kur ato nuk ekzistojnë. Hartat do përfshijnë:

  • Kapacitetet e prodhimit në kohë krize.
  • Specializimet sipas vendit (p.sh. Kroacia për automjete të blinduara, Kosova për dronë, Shqipëria për armë të vogla (small arms), pajisje mbrojtëse dhe uniforma).
  • Furnitorët e lëndëve të para dhe varësia ndaj importeve, për të shmangur importet ndaj vendeve armike në kohë lufte. Zhvillimi i masave ekonomike të përbashkëta kundër vendeve armike si dhe ndalimi i importeve nga këto vende do jetë gjithashtu në qendër të kësaj aleance.

2.2 Zhvillimi i qendrave prodhuese: Përcaktimi i zonave gjeografike për ngritjen e “Qendrave Rajonale të Prodhimit Ushtarak” që do të përfshijnë:

  • Një studim i fizibilitetit do të përcaktojë zonat gjeografike në secilin shtet, ku mund të nisë prodhimi i armatimeve. Fokusi do jetë kryesisht te këto armatime apo rezerva ushtarake: Automjete të blinduara dhe armatime të rënda, drone, artileri, armë të vogla (small arms), uniforma dhe rezerva të tjera ushtarake etj. Linjat e montimit dhe qëndrat për R&D do kenë sistem logjistik të integruar rajonal.
  • Armët më të sofistikuara, të cilat nuk prodhohen dot ne rajon (tanke të gjeneratës së fundit, avionë etj.) do blihen nga partnerët si Amerika, Izraeli etj.

2.3 Optimizimi i zinxhirit të furnizimit: Do të krijohet një platformë e përbashkët dixhitale për menaxhimin e zinxhirit të furnizimit në kohë reale. Platforma do të:

  • Monitorojë gjendjen e stoqeve ushtarake në secilin vend.
  • Koordinojë shpërndarjen gjatë krizave.
  • Lehtësojë bashkëpunimin me furnitorët ndërkombëtarë. Do të përcaktohen gjithashtu “Korridore të Gjelbra Ushtarake” për transport të shpejtë të materialeve përmes rrugëve të sigurta të kontrolluara nga aleanca.

 

III. Masat për Trajnim dhe Stërvitje të Përbashkët

3.1 Krijimi i Qendrave Rajonale të Trajnimit: Do krijohen tre qendra kryesore stërvitore:

  • Shqipëri, Kroaci, Kosovë

3.2 Harmonizimi i kurrikulave ushtarake: Në Akademinë Ushtarake të Aleancës që do themelohet në Prishtinë, do ofrohen:

  • Kurse dhe trajnim ushtarak për oficerë të rinj me diplomë të përbashkët.
  • Trajnime të avancuara për përdorimin e teknologjisë dhe logjistikës moderne. Gjithashtu, do të zhvillohen module për oficerë rezervistë dhe forcat e mbrojtjes civile.
  • Të tërë ushtarët e aleancës do trajnohen në këtë akademi, ku do jetojnë dhe studiojnë bashkë
  • Futje me detyrim e shërbimit ushtarak. Rezervistët që do trajnohen në këtë mënyrë do kalojnë një periudhë minimalisht 6 mujore në akademinë në Prishtinë. Pjesa tjetër, që do studiojë me kohë të plotë në akademi per tu bërë oficerë, do ketë një periudhë minimalisht 2 vjecare trajnimi dhe studimi.
  • Fokusi do vendoset te drone warfare, trajnimi i forcave ajrore (për momentin në Shqipëri inekzistente) dhe logjistikën.
  • Akademia do ofrojë dhe studime mbi sigurinë kibernetike.

3.3 Forcat Speciale: Njësitë speciale të përbashkëta do të krijohen me emrin “Komando Rajonale”, të trajnuara për:

  • Ndërhyrje të shpejtë në kufijtë e jashtëm.
  • Operacione depërtimi në prapavijën e armiqëve (ngjashëm me forcat parashutiste të vendeve të tjera si VDV ruse apo Fallschirmjäger gjermanë).
  • Mbrojtje kibernetike dhe ndalimin e operacioneve hibride. Stërvitja e tyre do bëhet në bashkëpunim me SAS britanik dhe njësi amerikane.

 

IV. Financimi i Aleancës përmes Bondeve Ushtarake

4.1 Struktura e bondit ushtarak:

  • Bonde me maturim 30-vjeçar dhe interes vjetor fiks.
  • Nominalisht të emetuara në monedhat e secilit vend të aleancës, dollarë dhe euro.
  • Do të lëshohen në faza (fillimisht 2 miliardë € për të tre vendet).
  • Në rast lufte me Serbinë pjesë e fitimeve të luftës do shkojë drejt pagesës së bondeve.

4.2 Tregu i bondeve:

  • Listim në bursat e Zagrebit, Tiranës dhe Prishtinës por dhe në bursat amerikane dhe europiane.
  • Mundësi për investim nga fondet e pensioneve, bankat investuese dhe diaspora.

4.3 Përdorimi i fondeve:

  • Ndërtimi i bazave ushtarake të reja.
  • Hapja e fabrikave për prodhim armatimi.
  • Ngritja dhe financimi i akademisë ushtarake në Prishtinë.
  • Bleje e teknologjisë së mbrojtjes nga vende partnere (SHBA, Izrael etj).
  • Financimi i kërkimit për inteligjencë artificiale, drone, luftë kibernetike dhe komunikime të sigurta.

4.4 Menaxhimi dhe garantimi: Do krijohet një “Fond i Posaçëm i Sigurisë Rajonale”, i menaxhuar nga një bord nga të treja vendet e aleancës. Cdo shpenzim, për sa kohë nuk dëmton sigurinë e vendeve përkatëse do jetë transparent në Website-in e fondit.

 

V. Kanale Alternativë të Financimit: Kriptomonedhat dhe Donacionet

5.1 Llogaria zyrtare për kriptodonacione:

  • Do hapen portofole zyrtare në platforma të certifikuara ose të krijuara nga vetë vendet anëtare te aleancës.
  • Monedhat e mbështetura: BTC, ETH, USDT.
  • Do lejohet anonimitet i plotë për të tërë donatorët.

5.2 Siguria dhe transparenca:

  • Do kryhen auditime mujore dhe raportime publike, për sa kohë publikimi i shpenzimeve nuk dëmton sigurinë kombëtare te vendeve anëtare te aleancës.
  • Do hartohen ligje specifike që përjashtojnë përdorimin e këtyre fondeve për qëllime personale ose jopatriotike.

5.3 Fushata promovuese:

  • Platformë “Dono për Mbrojtje” me storytelling të personalizuar për çdo kontribut në të treja vendet.
  • Mundësi për individë, kompani dhe organizata jofitimprurëse të sponsorizojnë sektorë të caktuar (drone, stërvitje, transport, etj.).

 

VI. Perspektiva Politike dhe Strategjike

6.1 Bashkëpunimi me NATO dhe BE:

  • Integrim gradual i strukturave të aleancës me rrjetin e NATO-s përmes programeve të ndryshme.

6.2 Zgjerimi i mundshëm i aleancës:

  • Në fazën e dytë, ftesë për Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë për t’u bashkuar.
  • Mundësi për bashkëpunim me vendet e Visegradit.

6.3 Diplomacia strategjike:

  • Krijimi i “Këshillit Diplomatik të Aleancës” për të ndërtuar një strategji të përbashkët gjeopolitike dhe komunikimi.
  • Organizim i forumeve vjetore për sigurinë dhe mbrojtjen në Prishtinë, Tiranë ose Zagreb. Një mundësi interesante do të ishte zgjerimi i samitit të sigurisë së Zagreb-it në trojet shqiptare dhe te Kosovës me një rotacion vjetor.
  • Krijimi i një rrjeti lobues në Uashington dhe Bruksel për të mbrojtur interesat e aleancës dhe kërkuar financime të mëtejshme për sigurinë në rajon.

 

VII. Hapat e Radhës

  • Formimi i “Komandës së Përbashkët Rajonale” me strukturë drejtuese të rotacionit vjetor. Ky institucion do jetë dhe institucioni me forcën më të lartë komanduese të aleancës.
  • Publikimi i kalendarit vjetor të stërvitjeve dhe trajnimeve të përbashkëta.
  • Zgjerimi i samitit të Zagrebit në Shqipëri dhe Kosovë me strukturë drejtuese të rotacionit vjetor.