Përse nuk flitet për Iliridën?

Le të flasim për Iliridën, krahina lindore e Shqipërisë Natyrale e cila sot është e pushtuar përkohësisht nga Republika e Maqedonisë Veriore.

Koncepti i Iliridës i thellon rrënjët e saj tek Ilirët dhe konkretisht tek fisi ilir i Dardanëve për shkak të lidhjes që Iliridasit kanë me Dardaninë e lashtë si dhe me atë të sotmen: mjafton të kemi parasysh se emri i krahinës Shqiptare e pushtuar nga shteti fqinj është i kompozuar pikërisht nga fjalet Iliri-Da(rdani). Republika Shqiptare e Iliridës lind më 6 Prill 1992 kur në Strugë Nevzat Halili, kryetar i PDP, deklaron pavarësinë e shtetit Shqiptar të Iliridës.

Ky akt vjen pas një referendumi që mbahet disa muaj më përpara ku mbi 75% e atyre që kishin të drejtën e votës zgjodhën alternativën e autonomisë së Shqiptarëve. Shteti Maqedonas e refuzoi kategorikisht referendumin dhe po ashtu deklaratën e pavarësisë. Lexuesi mund të kryejë një hulumtim të shpejtë për të kuptuar se si bashkatdhetarët tanë iliridas u detyruan të fillonin luftën e armatosur gjatë kulmit të ngjarjeve të vitit 2001.

Ky shkrim në fakt nuk është bërë për të shpjeguar historinë e vështirë të Iliridës por ka një qëllim tjetër: a e meriton Ilirida vëmendjen e opinionit publik tani pavarësisht problemeve të thella që ekzistojnë në Shqipëri e Kosovë? Përgjigja është po!

Maqedonia e Veriut sot po përjeton një fazë shumë delikate të politikës së saj, ku Kryeministri Zaev është angazhuar fuqishëm në projektin e Ballkanit të hapur, ose më mire Jugosllavia e Re. Ky projekt ka për Zaevin rendesi madhore, për shkak se ndër të tjerat arsye, bashkë me Vuçiçin shpreson se duke eliminuar kufijtë me Shqipërinë, serbia dhe Maqedonia do mund të kontrollojne çdo tension lidhur me kërkesat natyrale dhe të arsyeshme për autonomi dhe pavarësi që mund të shfaqen në vitet në vijim nga Kombi Shqiptar. Në praktikë duan të imitojnë strategjinë e BE-së për të krijuar paqen duke ua hequr rëndesinë kufijve siç ndodhi në rastin e  Francës dhe Gjermanisë.

Por ka një dallim të madh mes serbisë dhe maqedonisë: ndërsa serbia synon pushtimin ekonomik (dhe në disa raste edhe atë politik) te Ballkanit dhe e shikon si arritje dytësore dobesimin e levizjes për pavarësi të Shqiptarëve, Zaevi eshte i gatshem te sakrifikoje sovranitetin e maqedonisë në të mirë të serbisë per të mbajtur të palëvizshme situatën e brendshme, dhe për të mbajtur pushtetin pa asnjë pengesë, me mbështetjen e serbisë. Zaevi e ndjen rrezikun Shqiptar më shumë se sa Vuçiçi. Në qoftë se lexuesi mendon se qendrojnë disa ngjasi të dukshme me veprimet që zoti Rama po bën, atëhere ai e kupton shumë mirë se çfarë loje e rrezikshme dhe e pacipë po luhet me Kombin tonë.

Një nervozizëm në pallatet e pushtetit në Shkup u shfaq i shoqëruar me një ndjenjë tmerri disa muaj më parë kur u mbajt censusi i parë që prej vitit 2001, pra pas 20 vitesh. Por ja që censusi u ndalua me arsyetimin se pandemia nuk garanton ushtrimin e këtij procesi në kushte sigurie dhe është marrë vendimi i shtyrjes së procesit deri në shtator, por realiteti është tjetër: qeveria e maqedonisë e kupton shumë mirë se cili është realiteti i hidhur të këtij pseudo-shteti.

Pra koha po kalon, dhe një zgjidhje duhet prodhuar për të parandaluar daljen në dritë të së vërtetës së dhimbshme, me të cilën maqedonasit refuzojnë të përballen.

Shikohet pra qartazi në këtë tablo, se Ilirida rezulton të jetë mjedisi më i pjekur për të vazhduar një hap më tej në procesin e Bashkimit Kombëtar.

Çfarë i mungon pra popullit tonë që të bëjë një kryengritje shpirtërore për ta rizgjuar dëshiren e përfundimit të veprës së Nevzat Halilit? Popullit Iliridas i mungon mbështetja e bashkatdhetarëve jashtë kufijve! Vellezërit nga maqedonia ankohen shpesh për një mungesë vëmendjeje dhe konsiderate nga pjesa tjetër e Kombit duke thënë  se ndihen të harruar nga politika, dhe në fakt duket sikur për shumicën e popullit Shqiptar me arritjen e pavaresisë kosovare, misioni i Rilindjes Kombëtare u përmbyll.

Pra, çfarë mund të bëjmë ne si patriotë të angazhuar në kauzën e pavarësisë dhe të bashkimit kombëtar për të mbështetur Iliridën?

Informohu: nuk ka asgjë më të rëndësishme se njohja sa më mirë historinë e çështjes. Dija është fuqi e madhe.

Trego afrimitet: Iliridasit kanë nevojë të ndihen të afërt me bashkatdhetarët e tyre në çdo aspekt të mundshëm, që të marrin zemër dhe të rindezin shkëndijen e revoltës. Populli nuk i ka harruar, politika i ka të gjitha fajet.

Ndërgjegjëso njerëzit mbi çeshtjen e Iliridës: behu motor i lëvizjes kombëtare duke kontribuuar në shtimin e vëmëndjes mbi situatën e vëllezërve tanë.

VEPRO: si njerez të veprimit duhet të veprojmë në çdo mënyrë të mundshme, madje dhe me jetën tonë, për ta plotësuar deshiren e baballarëve të kombit tonë për një Shqipëri të Bashkuar.

Aktivizmi politik është e vetmja rrugë që rindez Shkëndijen Kombëtare, Veprimi është zgjidhja e vetme, përkushtimi është ushqimi i Lëvizjes Kombëtare, revanshi kundra historisë është misioni ynë , një ditë mbase do provojmë atë gëzimin e ëmbël që është përjetuar nga mbarë Europa e shekujve të kaluar, admirimi i Kombit të lirë dhe të bashkuar, larg nga ky makth shekullor. Deri atëhere do punojmë fort.

Digiprove sealThis blog post has been Digiproved © 2021