Maurice Bardeche – Karakteristikat e Fashizmit

 

Karakteristikat e fashizmit janë të diskutueshme. Për pasojë vetëm një numër i vogël syresh ruhet në përkufizimin logjik të fashizmit. Sistemi njëpartiak, shteti policor, propaganda, çezarizmi, thjesht e vetëm prania e një fuhreri, nuk janë tipare të domosdoshme të fashizmit; aq më pak një aleancë me krahun reaksionar, apo mospranimi i anëtarësisë popullore, pashmangshmëria e operacioneve të prestigjit, ose  bastisjet ushtarake.

Një trajektore e sigurt dhe e qëndrueshme kombëtare, interesi kombëtar para atij privat, domosdoshmëria e një disipline besnikërisht të pranuar nga kombi, këto janë themelet e vërteta të fashizmit, të cilat nxirren nga vetë përkufizimi i tij. Në shtetin fashist, pushteti mund të ushtrohet nga një komitet qëndror, një këshill, një juntë ushtarake apo një udhëheqës; ky lloj sundimi nuk ka pse të jetë brutal dhe abuziv. Mund të jetë tolerant dhe i përkulshëm. Instrumenti politik thelbësor i fashizmit është roli që i jep një pakice të përkushtuar e të ç’interesuar militantësh, të aftë për të drejtuar, për të shpalosur mesazhin e një politike të drejtë, besnike, dhe të ndershme. Metodat e famshme fashiste pra, rivlerësohen vazhdimisht e në mënyrë të paepur. Më tepër se mekanizmat, rëndësi kanë idetë fashiste për njeriun dhe lirinë.

Imazhi fashist i njeriut, i kundërvihet atij demokratik, ashtu siç konceptimi i lirisë fashiste, e mohon lirinë demokratike deri më sot të mburrur në të katër anët.

Demokracia nuk i vendos kufinj lirisë përtej ndalesës për të dëmtuar tjetrin. E megjithatë demokratët zbulojnë shpejt se dikush mund ta dëmtojë qeverinë pa dëmtuar të tjerët, e që kodet e tyre janë të mbushura me shkelje politike. Veçse kurrë nuk e kanë pranuar që edhe pa i dëmtuar të tjerët individualisht, prapësëprapë mund të dëmtohet kombi në tërësi nëpërmjet abuzimit të lirisë.

Fashizmi e kundërshton këtë koncept anarkik të lirisë nëpërmjet një konceptimi shoqëror të saj. Nuk lejon asgjë që dëmton kombin. Lejon çdo gjë tjetër. Pra të pretendosh se shpirti i fashizmit ngushton lirinë e individit ose lirinë e mendimit, është një gjë e gabuar. Asgjë nuk ndryshon në jetën e përditshme të nje kombi pasi bëhet fashist.

Në të njejtën kohë fashizmi nuk lejon gdhendjen e perandorive vetjake nëpërmjet pushtimit të mendjeve të budallenjve. Publiku nuk është një pellg ku mund të peshkosh ngahera, e ku piratë të mirëpajisur kanë të drejtë të rrëmbejnë pasuri në rrjetat e tyre. Gjithkush mund të thotë e të mendojë ç’të dojë. Por në një shtet ligjor, devijimi i vullnetit popullor duhet ndëshkuar, ashtu siç ndëshkohet vjedhja e rrymës elektrike. Nuk është e arsyeshme që ligji mbron qentë e macet por jo mendjet tona.

Liria anarkike e demokracisë, jo vetëm që lejon devijimin e vullnetit popullor dhe shfrytëzimin e tij për interesa private, jo, ka pasoja akoma dhe më të rënda. Ajo i shqyen horizontet e jetës duke i lënë në mëshirë të çdo përmbytjeje, miazme, çdo stuhie të ndyrë, pa asnjë barrierë ndaj dekadencës, shfrytëzimit dhe mbi të gjitha, mediokritetit.

Na vendos në një stepë që mund të pushtohet nga çdokush. Ekziston një cilësim për rendet tërësisht negative, janë rende që vetëm “mbrojnë lirinë” . Por kjo liri është si një drogë, e provon njëherë e nuk ngopesh më. Pastaj njeriu braktiset në stepë, i pambrojtur. Përbindësha të ndryshëm ndërtojnë foletë e tyre në këtë stepë: minj, thithëlopa, gjarpërinj, duke e kthyer në gjiriz.

Liria lejon gjithçka. I gjithë pisllëku që njerëzit duan të heqin qafe gjen vendin e tij në stepë, ku ka të drejtë të flasë, t’i drejtohet ligjit, e gjithashtu të përziejë gjakun tonë me ëndrra negroide, duhma shtriganësh, makthe kanibalësh – lule të përbindshme që shpalosin vizione e mendje të huaja. Shfaqja e një race të përzier në një komb, është genocid i vërtetë modern, demokracitë moderne sistematikisht e promovojnë këtë model.

Sa për mediokritetin, ai shtohet si një helm i kobshëm, në ato njerëz që janë “shkolluar” por nuk kanë përftuar synime dhe ideale. Kjo është lebroza shpirtërore e kohëve tona. Nuk ka më kauza të mëdha, çdokush frikësohet nga tjetri. Shteti demokratik nuk pajis askënd me një synim. Ai ofron vetëm një zë të zbrazët, një liri pa përmbajtje, pa fytyrë, të cilën e shpërdorojmë në kënaqësi të shfrenuara. Çdokush është i prangosur nga egoizmi. Çdokujt i neveritet reflektimi i tij dhe i lumturisë së përçudnuar që përjeton.

A mund të jetë fashizmi një religjion? Kjo është fjalë shumë e madhe. Religjionet tona po vdesin: ato janë zbehur, njeriu pret mbërritjen e zotave të rinj. Në fakt asnjë imazh i qytetit nuk mund t’i zëvëndësojë zotat. Por destini i njeriut mbetet gjithsesi një arsye e mirë për të jetuar. Nëse jetët tona i janë blatuar natës, haresë së ndërtimit, të devotshmërisë, të dashurisë, të ndjesisë së përmbushjes së diçkaje madhore brenda jetëve tona njerëzore, atëhere na mbetet qoftë edhe një spirancë e vetme ndaj së cilës mund të kapemi. Këto sipërmarrje që kemi përvijuar, i kanë shpëtuar burrat e kohëve tona që nuk rrëshqitën në mediokritet.

Ëndrra fashiste i konsideron këto shtigje hareje të hapura për të gjithë. Nuk ka fashizëm të vërtetë pa një ide që vendos në perspektivë një vepër madhore. Fashizmi i vërtetë kërkon përfshirjen e mbarë kombit në këtë vepër, kërkon ta mobilizojë në tërësinë e tij, kërkon t’a bëjë çdo punëtor një pioner e ushtar të kësaj detyre, duke e pajisur atë me krenarinë e pjesëmarrjes sipas prirjes vetjake. Shpirti i fashizmit përbëhet mbi të gjitha nga pajisja e secilit me madhështinë e përmbushjes së një vepre të madhe, duke i ofruar të gjithëve një lumturi të brendshme, një angazhim të thellë, një synim vital i cili ndriçon dhe shndërron jetët e tyre.

Të mendosh se kjo ide duhet shprehur nëpërmjet një politike pushtimesh, është gjë e gabuar. Kjo është forma e thjeshtuar dhe vulgare e ndërmarrjeve të mëdha që nuk i përkasin më kohëve tona. Krijimi i një infrastrukture kombëtare, realizimi i një rendi të drejtë shoqëror, i një populli të shëndetshëm, shndërrimi i jetëve tona sipas modelit të botës moderne, përhapja e influencës e shembullit tonë, janë detyra të bukura dhe të vështira për të cilat çdokush mund të japë kontributin e tij.

Sipërmarrja aventureske përçon shpirtin e aventurës. Të shndërrosh një moçal, mund të jetë po aq emocionuese sa të organizosh një shërbim të transportit ajror, por injektimi i këtij shpirti aventuresk është i domosdoshëm. Fashizmi e njeh rëndësinë e kësaj mistike të pazëvëndësueshme të arritjeve. Kur kryerja e një detyre zëvëndësohet nga adhurimi i një njeriu, kur një komb ushqehet vetëm me fjalë, autoritet pa vizion, portrete të maskuara si parime, atëherë mund të flasim për një degjenerim të përgjithshëm. Kombi kështu s’është tjetër veçse një gomar që çapitet duke pasur një polic nga mbrapa.

Kështu pra, fashizmi na shpie në një moral shoqëror të ndryshëm, ai kërkon të zhvillojë një lloj njeriu të cilin demokracitë e injorojnë ose e luftojnë.

Demokratët besojnë se njeriu është i mirë për nga natyra, besojnë që progresi përbën rrjedhën e historisë. Ata mendojnë që çdo pjesë e personalitetit meriton zhvillim të njëllojtë. Për demokratët, shteti nuk i bën njerëzit të moralshëm, thjesht u mëson atyre si të lexojnë: shkollimi trajtohet si një ilaç mrekullibërës. Demokracia nuk ndërhyn për të themeluar një imazh të sajin njerëzor. Ideali i saj i përkryer nuk ekziston askund. Demokracia merret vetëm me diploma. Demokracia shpërndan çmime ekselence. Ajo i vendos nxënësit e saj më të mirë në Panteon. E megjithatë, përgjatë një shekulli mbarë, ajo nuk ia arriti të prodhojë asnjë hero.

 

 

Digiprove sealThis blog post has been Digiproved © 2020