Shënjat e para té njëj moskënaqësie intelektuale mbi Shqipërinë e Zogut u çfaqën që në vitin 1928. Një grup mendonjësish t’udhëhequr nga Vangjel Koça zunë të trumpetonin neoshqiptarismën në “Demokratinë” e Gjirokastrës. N’esencë këta kërkonin një bashkim të forcave intelektuale të djalërisë për realizimin e ndërgjegjshëm të rilindjes shoqërore. Shqipëria qe bërë shtet, por duhej shqiptarizuar për t’u bërë komb i denjë n’Evropë. Duhej çkëputur njëherë e mirë nga një e shkuarë e zezë për të gjetur ideale të rinj me mjete të ri. Kjo ideollogji e re ish një paralajmërim i greminës ku Zogu po shpinte ndërgjegjen kombëtare. Sekretari i Entit Kombëtar që deri atëherë botonte vjersha dhe novela zuri të këndoj me kujdes artikujt e Demokratis. Në një proces të rrëmbyer q’ish në natyrën e tij filloj të bëhej plotsisht i ndërgjegjshëm mbi forcat e ndryshme të Tiranës që drejtonin fatin e Shqipërisë. Kjo ish një e kthyer e madhe në jetën e tij. La mënj’anë studimet dhe talentin letrar për tu marë me problem të ndryshme shoqërore dhe sidomos me organizimin e djalërisë në të cilën ay punonte.
Ndërkaq idea e neoshqiptarismës qe hedhur në shesh dhe po punohej. N’artikullin “Administratë e trashëguar”, n’Arbëni-n e 8 majit 1930, Mehmet Konica shkruante: “…Neve shqiptarët jemi trashëgimtarët e Turqisë së vjetër. Kuadrat e degëve të ndryshme të administratës s’onë janë përbërë: l) prej një pjese të nëpunësve të Turqisë së vjetër, shumica e të cilëve janë të korruptuar,, të pazotët dhe papanikë; 2) prej disa elementëve prap po ashtu të korruptuar dhe me një sasi pothuaj analfabetësh; 3) prej një pakice të rinj të stërvitur, me vullnet të mirë, po pa eksperiencë.” “Nuk shërbejnë as një qëllim duke dashur të gënjejmë veten tonë dhe të besojmë se përparojmë ose mund të përparojmë me një administratë të tillë… .Ç’mund të presë njeriu nga një makinë e bërë me vegla të ndryshme, të shtrëmbëra dhe këtu atje ndonjë vegël e re?”
Pikërisht kur grupi i Gjirokastrës po botonte numrin e parë e të fundit të revistës “Neoshqiptarisma’, Ismeti duke përparuar në konkretizimin e këtyre ideve n’artikullin “Feja Neoshqiptare”, t’Arbënis së korrikut 1930 shkruante:
“. . ..Pas gjashtë vjetësh qetësie të plotë, shteti ynë është i detyruar të marë një rrugë të freskët për ndërtimin e tij edhe nga pikëpamja morale e shpirtërore, që të mundë t’ecij me çape më të mëdhej e më të shpejtë, iduhet një shpirt i ri, një vullnet që përherë të përtëritet. Pas gjashtë vjetësh qetësie dhe çlodhje, trupi i shtetit t’onë është i detyruar nga ligjet e natyrës të bëjë një lëkundje, të shkundë pluhurin nga supat dhe me një energji të re të filloj ecjen më me rrëmbim e me më tepër rëndësi për përfundimin.”
Me një entuziazmë që s’pati shëmbëll u fut vetvetiu në radhët e para të kësaj lufte idesh. Në shtator po t’atij viti çfaqej haptaz:
“ Po të kishim në krye të disa nëpunësive njerëz modern e të lirë në mendime, njerëz jo t’etikës së rafmuar por të punës, njerëz q’u dhëmbët gjëndja e vajtuarshme e katundarit tonë, më në funt njerëz dinamikë që s’kanë frikë të marën mbi vete përgjegjësin kur e kërkon detyra, atëhere do t’ishim më ndryshe nga ç’jemi.”
Atë kohë Zogu kish një farë guximi dhe bënte ndo një shëtitje jashtë mureve të Pallatit. Vizitonte sidomos dëndur zyrat e komandës së djalërisë, ndofta për të treguar enmziasmën që kish n’atë çështje. Në një nga këto raste në ditorin e tij personal Ismeti ka treguar admirimin e sinqertë që kish për të. S’ka dyshim se për djalin 25 vjeçar që shkruante me pseudonimin “Borealis”, Zogu ish m’i madhi shqiptar. Këtë bindje e tregoj me këmbëngulje në gjithë shkrimet e shumtë t’asaj kohe, që i shërbyen Zogun më tepër se armët e gjithë Matjanëve Prandaj lufta në të cilën kish hyrë ish vetëm kundër klasës orientale që duke verbuar Zogun kish marë fuqit e Shtetit në dorë.
“Na kemi nevojë të rritet një brez i ri kryelartë, i lirë me karakter dhe dinamik për të përjetësuar idealet t’ona të shënjta. Një i tillë qëllim nuk arrihet po nuk lamë që ky brumë i ri dhe i fuqishëm me plot guxim dhe vullnet të gatuhet….”
Në Tetor po t’atij viti ndënë titullin “Misticizmi Neoshqiptar” sulmonte dhe më tepër:
“Këta bashkëatdhetarë q’është dashur të vihen e të përdoren në punët e Shtetit janë të plogët, të dobët nga çdo pikëpamje. Skeptikë gjer në palcë. Në mbrëndësirën e tyre s’gjejnë as një fuqi. Në çdo punë q’u është vënë përpara ata përdorën masa gysmake, për një regullim provizor në çdo gjë. Janë mësuar të punojnë për të huajt dhe jo kurrë për Shqipërinë. Guxim dhe dinamizmë nuk mundet të pretendojmë prej tyre se është absurditet. As transformim as përmirësim ka sot për këto plaçka të vjetra e të grisura më çdo anë.”
Duke jetuar gjithëmonë në mes të të rinjve, zuri t’i rritej një besim i thellë në fitoren e ardhëshme të djalërisë. Nga entuziazmi i këti besimi ay mori vet vetiu në dorë flamurin e luftës q’ish ndezur, të cilin e mbajti lart të valojë deri në çastet e fundit të jetës.
Ndërkaq plaçkat e vjetëra si kundërveprim zunë të çimentosin një ndërgjegje klasi. Në fakt mbas pak muajsh, në vitin 1931 grupi i Besaxhijve filloj botimin e fletores kuçedër. Them kuçedër sepse kjo duke mos u ngopur kurrë, donte të hante të gjallë gjtihë patriotët Shqiptarë q’u rebeluan kundër tiranisë së Zogut. Abdurahman Krosi, Dibra, Fiqiri Rusi, Hiqmet Delvina dhe shumë Baballarë të tjerë të Kombit ishin shtyllat e Besës. Sidomos Teki Selenica përfaqsonte inteligjencën e saj. Tani me arogancën e Besës në dorë mjer ay që do të ngrinte zërin kundër atyre. Nga ana tjetër në grupin e Neoshqiptarëve numuroheshin në ballë Borealisi, grupi i Gjirokastrës që kish fllluar së fundmi të heshtij. Nebil Çika dhe në rashë të dytë Çekrezi dhe Mehmet Konica. Por këtyre, si dhe disa djemve të tjerë që çkëmbenin letra me Ismetin, u mungonte pothuaj krejt bashkimi. Më në funt, të luftoje haptas Besaxhijt, munt të vdisje sokaqeve për bukë ose edhe të burgoseshe. Duke goditur ata, arësyetohej, nuk goditej vetë Zogu? “Kush është kundra nesh”, kish proklamuar Besa, “është kundër regjimit dhe atdheut!”
Kundër këtij bllokut të Besaxhijve duhej guximi i një fanatiku. Në fletoren “Ora” të 26 Tetor 1931 me titullin kërcënonjës, “Le t’i trëmben historisë se e ardhmja është tona”. Borealisi me një violencë të jashtëzakonshme vazhdoj luftën e ndërprerë:
“U bënë tre vjet që na po çojmë zënë se reckat e vjetra plot sëmundje, që trashëgojmë nga Turqia imperiale janë një element i rrezikshëm për makinën qeveritare dhe për shoqërinë tonë. . .Shqipëria s’do të mundet të drejtohet kurrë nga kontinenti i qytetërimit perëndimor duke patur në krye të punëve efendilerët. . ..Ndërkaq na shohëm se të vjetrit duan të gjejnë një mbështetje në djalërinë, duan të jetë e mundur t’e marën ndënë sqetull këtë fuqi të madhe që një ditë do të fitojë. Por besimi i tyre për një punë të tillë është qesharak. Djalëria punon sot me sa i mundet si mbas direktivave që i ka caktuar Udhëheqësi i Kombit. Fjalët e Mbretit ‘Ecni përpara se fitimi është i juaji, rrinë të shkruara në zëmërat e ngrohta të djalërisë..”.
Ky guxim djaloshar i Ismetit, i cili kish dhe detyrime të mëdha familjare, ish për shumicën një fenomen i pa shpjeguar. Ndër sa skeptikët kujtonin si kur Zogu i kish dhënë patjetër letër të bardhë, Ismeti në vetvete dyshonte se fuqia e pendës së tij do të çkëpute ndonjë ditë Zogun nga ay rreth i kalbur dhe prapanik. Ky dyshim i pushtoj mëndjen për shumë kohë. Vetëm në çastet më tragjike të jetës së tij, kur Zogu po e mbyte me një sadizmë tmerronjëse në kalanë e Gjirokastrës, ay pa Matjanin të gjallë sikundër ish në të vërtetë. Ndërkaq kundërshtimet e Besës po bëheshin t’ashpërt: “Gjithashtu Borealisit luftëtarit kalorës të dinamizmës, sekretarit politikan të milicis paraushtarake gati duke marë frenat e qeveris, duke vazhduar në sakrificat e tij të zakon shme ia tregonin lakuriq opinionit se një tip i tillë nuk mund të përfaqsonte dhe të fliste n’emërin e rinisë, e cila qëndron në sfera shumë më të larta morale dhe intelektuale.” Me këtë stil të çkatëruar, Besa i referohej një artikuli tjetër të mëparshëm, në të cilin katandisej çështja sikur gjoja Neoshqiptarisma ish një luftë qesharake midis djemve të ri dhe moshës së mplakur, atakohej personalisht Ismeti dhe kërkohej më në funt që të ndërhynin autoritetet e sigurimit publik Si duket kuçedra ish plagosur rëndë prandaj zuri të përdorë çdo armë. Si djalë i ri pa eksperiencë gazetari dhe me një sedër delikate, polemika personale e emocionoj tepër. Kish mbetur pothuaj i vetëm në fushë. Nebil Çikës ja kishin mbyllur Arbënin. Vetëm Çekrezi, i cili zihej me Besën, i dha mundësinë të mbrohet në fletoren “Ora”. Kaloi disa çaste hamletiane ditë me radhë, por me kurajon e të dëshpëruarit siç ish në natyrën e tij, vendosi të “..vazhdojë me rythmë më të nxituar. .”.
“…Me fjalën njerëz të mplakur na s’kemi ndër mënt njerëzit e kaluar nga mosha. Njerëz të mplakur mund të këtë dhe midis të rijve dhe se mund të ketë pleq, sa do të pakë, do të kenë shpirt të ri dhe një dinamizmë shëmbëllore. Kriteri i ynë nuk është mosha e një njeriu por shpirti i sakrificës, karakteri dhe sasia e fuqisë për të vepruar dhe prodhuar. . .në këtë rindërtimin e vëndit t’onë“
Dhe me mendime që ngrihen çuditërisht nga shpirt’i tij i ndezur, kërkon të bëjë një mbrojtje fisnike kundër akuzave të verdha të Besës.
“…Na helmojnë mëndjen dhe shpirtin e djalërisë? Na jemi të rrezikshëm për avenirin dhe ekzistencën e kombit? Na jemi ata për të cilët qeveria duhet të marrë masa? Në qoftë se njerëzit e Besës kërkojnë muametera noteriale që të na njohin të drejtën të flasim si djalëri na do t’u themi atë që s’kanë mundur kurrë dhe kurrë s’do të mundën të kuptojnë: Zemra dhe shpirti është gjithë ç’kemi…Për ndërgjegjen e kombit arbëror na kemi vendosur të sakriflkojmé me buzëqeshje të vetëmen pasuri; Jetën t’onë. . .”.
Me të vërtetë për Ismetin, jeta e tij guximtare ish gjithë ç’kish t’i falte Shqipërisë. Në të tilla çaste në thellësin e zemrës së pastërt ay parandiente çuditërisht mbarimin heroik të djalëris së tij.
Në këtë kohë Et-hemi si prefekt dhe Qark-komandant në Kosovë, u fut në një pozitë të vështirë. Me gjith’atë i preu me një herë ndonjë marëdhënie personale që kish me njerëzit e Besës. Atëhere duke u çfaqur armik i qeveritarëve, filloj të mbështetej dhe më tepër sinqerisht në simpathin makiaveliane që Zogu kish zakon të çfaqte për veprat e nderçme. Po në një kohë lajmëronte Ismetin që të pushonte polemikën. Sikur të mos ish kjo influencë e të vëllajit, Ismeti me një tufë fëmijë do qe nxjerrë sigurisht prej pune dhe ndofta internuar. Duke parë dhe keqësimin e pozitës së të vëllajit në Kosovë, pranoi të heshtij. Besaxhijt nga gëzimi nxuarrnë dhëmbët e tyre të verdhë, sepse kush ish kundër tyre ish kundër atdheut.
Dhe kur organizoj me ca shokë të tjerë intelektualë shoqërinë e bukur “Miqt’e Artit”, Besa me një sadizmë të tepëruar nuk pushoj së shari iniciativën e tij. I dëshpëruar, e vetmja rrugë shpëtimi për të ish të largohej fare nga Tirana. Ndofta me qëllim që të ndronte udhë, Zogu i dha një bursë të mirë për të studjuar statistikë n’universitetin e Romës. Por studimet e ftohta në Romë nuk ishuan aspak idet e tij. Përkundrazi mërgimi e bëri të ndizej dhe më tepër. E vërteta duhet përsëritur, kish thënë Goethe-ja, sepse dëndur përsëritet edhe gënjeshtra. Në “Minervën” e 15 Marsit të 1933, Borealisi boton një dialog energjik midis të vjetërit e të riut: “Kështu foli i vjetri”. “ Një analizë e nxehtë” komentonte drejtori i revistës – mentalitetit që kanë të vjetërit në punën dhe drejtimin e shtetit. Borealisi çfaqet pikërisht në lartësinë e mendimeve e të ndjenjave në të cilën ndodhet.” Dhe me të vërtet i goditi mu në zemër:
“…..Kini 30 vjet që shërbeni çdo mbretëri që na ka zaptuar. Ju prishni shqiptarët. E ç’na duhet Shqipëria pa Shqiptarë?…Për juve Shteti është arkë për neve është një shpirt, një ideal..”
“Kështu foli i vjetëri” është një kryevepër që tregon pjekurinë e mendimeve dhe të stilit të tij. Pati kritika dhe kundër kritika të gjata nga armiqtë dhe shokët. Në Romë që nga gërmadhat e Çezarëve, Zarathustra hodhi zjarm në vëndin e tij. Kur pa se lufta e pushuarë u ndez përsëri, nga gëzimi i gufoi zëmra.
Më 1934 u kthye nga studimet. Zogu nuk e futi aspak në zyrat e statistikës. Duke e lënë rrugëve ay ndofta kujtonte sc rebeli do ndronte më në fund mëndje Por gjëndja e mjerë ekonomike i dha më tepër guxim të lëftojë. Si flamur i zjarrtë i mendimit të lirë. nisi një luftë kundër klerit, që nderoj botërisht kulturën e tij, Kjo luftë u vazhdua paprerësisht më vonë prej gjith’atyre që kujtonin se duke luftuar religjionet e ndryshme do fuqizohej vetvetiu ndërgjegja kombëtare. Por kryevepra e kësaj përpjekje intelektuale ish pa dyshim botimi i së përjavshmes “Illyria”. Atë kohë Branko Merxhani ish keq për bukë në Stamboll, Ernest Koliqi studjonte letërsi në Padova. Vangjel Koça ish noter në Gjirokastër, Tajar Zavalani i papunë. Odhise Paskali. Anton Logoreci dhe shumë bashkëpunëtorë të tjerë ishin zyrtarë të vegjël. Më një të tillë gjëndje financiare duhej guximi i Ismetit që të dilte revista. Duke çfaqur që në fillim një pasuri te pashoqe letrare dhe sidomos spiritën e saj luftëtare, revista pati një sukses që habiti edhe më optimistin.
Në këtë kohë një gazetar englez shkrojti në “Time” se nxjerrja e një së përjavëshme serioze si “Illyria” ish një nder për regjimin e Zogut. Në fakt “Illyria”u quajt botërisht më simpathikja revistë q’u botua gjatë atij regjimi. Kryeartikujt e bashkëpunëtorëve që merreshin me problemet themelore të vëndit janë edhe kryevepra letrare. Lufta e dëshpëruar e aq vjetëve t’ashpër kundër plaçkave të vjetra që me aq heroizmë udhëhoqi Ismeti kish gdhëndur më në funt në djelmërinë intelektuale një ndërgjegje klasi. Për të parën here në historinë e vëndit t’onë nga një bashkëpunim i zellshëm patriotik djalëria shqiptare çfaq një njësi të lartë ndjenjash dhe mendimi.
Si kontrast Besa kish filluar të marë damkën e më t’urrejturës fletore të shekullit. Te ndërgjegjëshëm në poshtërsitë e tyre njerëzit e Besës nuk guxuan kurrë t’atakonin “Illyrin”, me gjithë se ishin të plotfuqishëm. Dhe kur shanë Mehdi Frashërin, Ismeti lejoj vetëm që ky të mbrohej me një stil karakteristik n’lllyrin e 15 Prillit:
“. . .Mor lumëzez! Pak së paku lypset t’a dini se rrojmë në një kënd t’Evropës dhe se me mentalitetet e juaja para Tanzimatit Shqipëria në vënd që të vejë nga Oksidenti, kthehet nga Semerkandi dhe Buharaja..”
Besaxhijtë ishin katandisur si kërma të gjalla, prandaj “Illyria” nuk guxoj t’i prekij më. Qëllimi kryesor i saj ish t’i tregonte Zogut vuajtjet dëshpëronjëse që i kish sjellë shqiptarëve qeverimi prapanik i tij. Vëndi ynë arbëror mblodhi më në funt në gjirin e tij djem me pregatitje serioze dhe thellësisht të ndërgjegjëshëm mbi realitetin e hidhur të vëndit. “Illyria” ish protesta e tyre.
Deri kur do të vazhdonte Zogu të mëshihej mbrapa Murit Kinez? Deri kur do «t’u linte në dorë fuqitë e shtetit njerëzve të korruptuarë dhe të pa skrupulla? Ndënë titullin kërcënonjës “Halt” n’lllyrin e 29 Prillit me një stil të fuqishëm Ismeti çfaq shpirtin e tij të rebeluar:
“Nuk jemi na ata që do të mëshehim me fjalë të bukura e me mënyra të ndryshme nga njëherë qesharake, ndjenjat dhe gjëndjen shpirtërore të popullit ose sidoqoftë t’asaj klase njerëzish q’është e ndërgjegjëshme kundrejt problemeve të mëdha të shoqërisë shqiptare. Kjo revistë që ka ruajtur dhe do të ruajë ngjet në funt, indipendencën e plotë të parimeve që frymëzojnë botonjësit e saj përsa përket çështjet e ndryshme të jetës kolektive, do të çdukte arësyen themelore të qënies së vet, po të mos kish guximin të shtronte përpara këndonjësve pikëpamjen e saj të sinqertë dhe të matur rreth pjesëve të ndryshme të problemit Shqiptar. Prandaj është rasti t’a përsëritim se “Illyria” ose do të dalë e tillë ose nuk do të dalë fare.”
Duke ju referuar një artikulli të mëparshëm të një bashkëpunëtori ku analizohej mizerja shqiptare, vazhdon me një stil kryengritës.
“Na nuk e mohojmë këtë gjëndje. Mjerë kush mundohet të bëjë kështu. Nuk është hera e parë që ndjehemi ngushtë, që parandjej më tragjicitetin e jetës Por as q’është hera e fundit që grushti i Shqiptarëve të mirë dhe mbrapa tyre tërë populli të çfaqë vullnetin dhe trimërin e jetës kur çastet bëhen kritike. Fjala jonë sot është një “Halt” i fortë. Kjo rrymë shpirtërore e sotme duhet të ndrrojë udhë. Dhe jo me masat gjysmake të idare-masllahatit dhe me një mendësi të ndryshkur…Është koha të tërheqim disa vija të trasha mbi të cilat do t’ecij e nesërmja e jonë. Këto janë kohë që duhet vepruar me trimëri dhe heroizmë, Duhet ringjallur shpresa, enthuziami kombëtar, instikti i përpjekjes kolektive dashuria e forcës dhe nostalgjia e ditëve të 1912 e të kaq datëve të mëdha të historisë t’onë. Fati historik i atdheut inponon sot, të gjithë Shqiptarëve të mënçëm të çdo klase qofshin një unitet spiritual, një kompaktési dhe njësi veprimi si ajo e kohëve të vjetra kur këndoheshin këngët ngjethëse “Ja vdekje ja liri”
Artikulli bëri një bujë të madhe. Musa Juka i tmerruar dhe me një herë urdhër ti mbyllet revista. Mirëpo Zogu për të çfaqur simpathin e tij të zakonshme në çështjen e djalerisë urdhëroj përsëri nxjerrjen e revistës, sepse me pak çensurë dhe me mungesë fondesh ajo do të shteronte vetvetiu. Në fakt mbasi kaluan dy muaj, Ismeti idëshpëruar lajmëron Branko Merxhanin, Ernest Koliqin dhe Vangjel Koçën se revista për arësye të ndryshme do të mbyllej. Në të vërtetë donte t’u thosh se ‘lllyria’ ish per Zogun një zë në shkretëtirë. I lodhur dhe i keputur nga një përpjekje që s’dha frute në numurin e fundit të revistës l dedikon një shokut “Edhe disfaten’:
“Une jetoj vetëm ne çastet e perpjekjes, të luftës, të fitores ose të disfatës.. .. Kush perpiqet kush lefton dhe do te thyhet nga një herë. Bukuria është të dish t’e shijosh edhe disfatën. Të shikosh me sy të qeshur shkaqet e thyerjes, t’i studjosh me ftohtesi gjykimi. të kuptosh nullitetin e fuqis dhe mjeteve që përdore për fitoren dhe në funt të realizosh se nën ato kondita thyerja ish e pa ndaluarë. Ketë punë t’a bësh po me atë qejf që do keshë në kryerjen e fitores. Vetëm njerëzit e këtillë janë të aftë të fillojnë një luftë të re me gaz në buzë me zjarr në gji. Mbas një të thyerë të fortë.”
Dhe vazhdon t’i tregojë shokut esencën e shpirtit të tij guximtar me mendime që buçasën si ujë të kulluar që çkëputet nga lartësia e ndonjë shkëmbi:
“Kam patur dhe unë disa çaste gëzimi. Kam parë me sy të mia se shpesh herë shigjeta e goditi shënjën. Por sot u turbullua koha. Nuk e shoh më shënjën time as di ku bie shigjeta ime drithmërake. Lëftoj në tym dhe ndiej se ndënë këmbë më lëviz toka. Kam parandjenjën e thyerjes. . .Por unë do të qëndroj deri në fund. Dhe kur të më pushtojë mundja, do të di se kam lëftuar dhe lufta është e bukur kur ke shpresë të lëftosh prapë. Nuk është jeta luftë, lufta është jetë. Nuk e shënjtërojnë njerëzit luftën. Lufta shënjtëron njerëzit…”
“Jeta është shumë e shkurtër për të qënë e Vogël. E vlen të rrojë njeriu si një shqiponjë ose të mos rrojë fare. Lufta, përpjekja, dashuria, urrejtja me një intensitet gjithëmonë më të madh: ja jeta. Unë jetoj vetëm në çastet e përpjekjes, të luftës, të fitores ose të disfatës.” Për të patur një të tillë kuptim dinamik mbi jetën ay ngrihet shpirtërisht si një shqiponjë e vetmuar në majën e ndonjë mali të lartë. Në të tilla çaste frymëzimi Ismeti nderonte dhe letërsinë e varfër të vendit t’onë.”
Viti 1935 e gjeti pa punë. Zogu e tallte me premtime të kota. Përveç të tjerave por dhe gjëndja e keqe ekonomike familjare i rëndonte mbi supe. Atë kohë Et-hemi ish prefekt në Shkodër. Duke kënduar një biografi të Mustafa Qemalit i shkruan rastësisht të vëllait mbi dobinë e një vepre të tillë në gjuhën shqipe. Nga ana tjetër duke u marë me veprat e një burri të madh që i tregoj udhën e shpëtimit popullit turk ish edhe një ngushëllim për Ismetin… atë që s’gjente në realitet të paktën t’a gjente në libra. ‘Gaziu’ i tij u shit përnjëherësh dhe u komentua gjërësisht. Shqipëria e 1935-ës mbante akoma erën e një krahineje të humbur t’imperatoris turke dhe që të rimëkëmbej nevojiteshin ngushtësisht reforma rrënjësore shoqërore si të Turqis Kemaliste. Këto gjëra duhet t’i kuptonte Zogu.
Kjo dëshirë e patundur për t’i treguar Zogut ç’duhet të bënte çfaqet dhe në stilin e rëmbyer në të cilin është shkruar vepra. Libri përfundon duke përmendur burrat e mëdhenj të fisit arbënor: “Dhe na që sundojmë buzëdetin lindor të Adriatikut të kaltërt, na që prodhuam Mehmed Aliun e Misirit, Krispin e Italis, Çlirimtarët e Greqisë, Skënderin, Pirron e Justinianin e Konstadinin e Lekën e Madh, na bijt e shkabës dykrenore luftëtarë të rreptë t’Osmanllijve të dikurshëm, kemi të drejtën e shënjtë të përmëndim se Ali Riza beu dhe Zybejde hanëmi folnë shqip dhe në gjakun e tyre lëvriu gjak i kulluar Arbëror.” Në këtë apoteozë Zogu s’përmëndet , sikundër nuk përmendet as më ndo një anë tjetër të veprës. Kur e thirrën në Pallat për të marë përgëzimet që i dërgonte “Mbreti” njëri nga adjutantët i dha të kuptojë se do ç’përblehej jashtëzakonisht po të shkruante aq bukur “jetën e ndo një Shqiptari të madh të sotmë“. Por Neoshqiptari i trishtuar ish lark nga ato mendime. Vetëm Gazijve u shkruhen libra të mira.
Shkëputur nga revista “Shkëndija” – Korrik 1940 XVIII Nr 1. Faqe 17-22
This blog post has been Digiproved © 2020