Shqipëria është një shtet i vogël ku sipas INSTAT, në vitin 2019 rezulton se jetojnë 2.862.427 banorë në të, pra përafërsisht 3 milion banorë. Karakteristikë e popullit shqiptar ka qënë emigrimi i banorëve në periudha të ndryshme historike kohore. Shqiptarë që mendohet se jetojnë në të gjithë botën flitet se janë diku te 19-20 milion banorë. Pra gati 17 milion qytetarë shqiptarë janë përhapur në vende të ndryshme të botës. Emigrantët shqiptarë janë pjesa më e diskriminuar e shoqërisë sonë, edhe pse më kontribuesja në krijimin e vlerave materiale dhe shpirtërore të kësaj shoqërie, në një kohë traumash dhe krizash kolektive, që po përjetojmë tani e njëzet vjet tranzicioni pa limit.
Që kur thyen muret e ambasadave dhe deri më sot, këta emigrantë kanë dhënë gjithçka për vendin e tyre, djersën, mundin, gjakun, pasionin dhe ëndrrën që vendi i tyre të ishte një vend i denjë në familjen e madhe europiane. Duhet thënë se standardet jetësore, kriza ekonomike dhe papunësia janë problemet kryesore, me të cilat ballafaqohen shtetet e BE-së dhe ekonomitë e tyre, ndërkohë që emigrantët e veçanërisht ata shqiptarë në këto vende ndihen dyfish të stresuar e në krizë të plotë. E para është mospërshtatja me jetën atje, e dyta është thyerja e pritshmërive, përballja e tyre me realitetin e hidhur, që Europa dhe vendet e tjera në botë nuk ishin për ta ashtu siç e kishin menduar, zhgënjimi nga ajo që prisnin se do gjenin dhe ajo që gjetën në të vërtetë. Megjithatë vështirësia më e madhe për shtetasit shqiptarë ka qënë e do mbetet emigrimi, në kuptimin e fazës së udhëtimit, rrugëtimi që këta shtetas ndërmarrin për tu ngulur në një shtet tjetër.
Ne vitet 90 shumë prej qytetarëve kryesisht për tu larguar nga mjerimi i tyre ekonomik disa edhe për tiu shmangur gjakmarrjes, për të shpëtuar kokën e tyre ndërrmernin udhëtime të rrezikshme ku kalonin kufirin në këmbë nga Shqipëria në shtetet fqinje si Greqia, Mali i Zi, Maqedonia, ose në rrugë detare me gomone nga Italia ku janë pësuar lloj lloj tragjedish mjafton të përmendim tragjedinë e Otrantos apo lloj lloj fatkeqësish të tjera ku me qindra shtetas shqiptarë kanë lënë kokën e tyre me qëllim që të largohen nga varfëria dhe jetesa e tyre skandaloze në Shqipëri. Megjithatë kemi plot raste ku shtetas shqiptarë janë vrarë nga vetë policia ose është lejuar vetvrasja e këtyre shtetasve kryesisht në shtetin grek.
Le të kujtojmë rastin e bujshëm të një shtetasi shqiptar, Albert Bako, i cili vuante dënimin në burgun e Kordhalosë në 14 janar të 2019 u masakrua nga dy shtetas grekë me thika në sytë e gardianëve të burgut dhe gardianët nuk bënë asgjë për të parandaluar këtë vrasje makabre të shtetasit shqiptar. Videoja e vrasjes së shqiptarit bëri shumë bujë në mbarë mediat dhe pati shumë reagime në shtetin shqiptar i cili nuk mbron të drejtat e shtetasve të saj. Çdo shtetasi shqiptar duhet ti mbrohen të drejtat e tij jashtë qoftë e nje të burgosuri. Le të kujtojmë një rast të ngjashëm rastin e Kostandinos Kacifas i cili u vra nga forcat Renea pasi shtiu i pari me armë zjarri kallashnikov kundrejt furgonit të policisë. Bujë e madhe u bë nga qytetarët greke për një grekofil ku u zhvilluan protesta gjigande nga Agimi i Artë grupi neonazist ku bëheshin thirrje madje për vrasje të shqiptarëve. Madje edhe mediat Greke e përcollën këtë ngjarje dhe e dënuan vrasjen e Kacifas pasi sipas tyre mund të parandalohej nga policia me anë të neutralizimit. Edhe pse policia shqiptare i bëri tre herë thirrje për tu dorëzuar, Kacifas i kundërshtoi e vazhdoi të qëllonte në drejtim të tyre nga ku edhe u vra.
Jo vetëm aq po opinioni publik e media jo vetëm që i dolën në krah por edhe e shpallnin hero, madje edhe nga qeveria greke e shteti grek u mbrojt dhe i dolën për zot saqë në varrimin e tij e përcollën me homazhe e nderime duke e konsideruar hero. Në varrimin e tij erdhën me mijëra shtetas grek në qytetin e Gjirokastrës madje edhe zyrtare e forca policore greke në mbështetje të Kacifas ku edhe dëgjoheshin thirrjet e tyre raciste. Nuk u desh shumë kohë që shteti grek të hakmerrej ndaj shtetasve shqiptarë në Greqi për vrasjen e Kacifas nga policia shqiptare. Jo më pak se tre javë më vonë vdes një shtetas shqiptar i cili qëllohet e vritet nga policia greke. Ai ishte shtetasi Altin Mullai një shtetas shqiptar i cili ishte me precedent penal. U qëllua nga policia greke në kohën kur po kryente një grabitje dhe në rezistencën që i bëri policisë greke duke iu shtënë me armë zjarri. I njëjti rast si vrasja e Kostandinos Kacifas nga policia ndodhi edhe me Altin Mullai, mund të konsiderohet njëfarë hakmarrje nga policia greke për rastin e Bularatit pasi periudha kohore me vrasjen e Kacifas ishte e freskët. Mirëpo shteti shqiptar, qeveria shqiptare pse s’reagoi?
Pse nuk i kërkoi llogari policisë greke edhe shtetit grek siç bënë grekët me vrasjen e Kacifasit?
Po mediat shqiptare pse nuk e bënë të bujshme këtë rast dhe të mbronin shqiptarin le më ta konsideronin hero ashtu siç e shpallën mediat greke, pse shteti shqiptar nuk kërkoi llogari pasi si në rastin e Kacifas edhe vrasja e Altin Mullai mund të ishte shmangur nga policia greke. Madje hakmarrja e shtetasve Grekë për Kacifas qe e menjehershme pasi jo vetëm në rastin e Altin Mullaj po vetëm në një javë kohë u vranë 4 shtetas shqiptarë. Pse shteti mëmë nuk iu foli për zot bijve të saj dhe të kërkonte drejtësinë për ta, pse shteti mëmë nuk ju del në krah dhe të mbrojë të drejtat e qytetarëve të saj anembanë globit qoftë qytetarë të ndershëm apo edhe të burgosur por i le në harrese?! Megjithatë rastet më të rënda kanë qënë vrasjet e shtetasve shqiptarë nga vet policia në përpjekje e sipër për të kaluar kufirin. Një ngjarje misterioze dhe shumë e dyshimtë është “vdekja” e shtetasit shqiptar nga qyteti i Pogradecit, Dorian Mançellari ku trupi i tij u gjet i pajetë në 13 Korrik të vitit 2018 poshtë një humnere në një plazh. Dorian Mançellari u arrestua nga policia kufitare greke për shkak të një gjobe 120 euro të papaguar dhe është mbajtur në burg rreth një jave.
Në ditën e tetë ky shtetas humbi kontaktet me familjen. Sipas ekspertizës në Tiranë të trupit arsyeja e vdekjes është policia greke e clia ka ushtruar dhunë dhe i janë shkaktuar të riut 50 fraktura në trup. Në mediat greke u aludua se i riu ka kryer vetvrasje edhe pse ky shtetas ishte një predikues i rregullt i besimit Islam. Para ditës së fundit që do dilte lajmëroi prindërit se do dal edhe do shkonte te një miku i tij i afërt. Mbas disa ditësh u gjend trupi i tij pranë një plazhi me idenë se ky shtetas ishte hedhur nga shkëmi dhe kishte kryer vetëvrasje edhe pse kishte shenja te dukshme dhune nga policia. Problemi qëndron se policia që e ka marrë trupin dhe mjeku ligjor bien ndesh me policinë e burgut pasi në formular është deklaruar se ka pasur shënja të forta dhune ndaj të riut. Shenjat e dhunës në teup, shenjat e hekurit të pistoletës të gjetura në trup, trupi i gjetur pranë një shkembi, të gjitha detajet çojnë të kuptohet se aty ka qënë një plan i thurur nga policia greke për të mbuluar të vërtetën e vdekjes së të riut shqiptar që është dhuna barbare deri në vdekje e ushtruar nga policia ndaj të riut në burg.
Duke dalë situata nga duart i riu nuk arriti ti rezistojë dhunës së ushtruar ndaj tij edhe vdiq, vrasësit e kanë marrë trupin e e kanë hedhur nga humnera për të krijuar idenë e një vetvrasjeje. Kjo ngjarje e frikshme u fsheh nga policia greke madje edhe zbardhja e kësaj masakre nuk është kryer akoma ku ka hije të forta dyshimi dhe përpjekje të mëdha që kjo ngjarje të mos zbardhet ose të zbardhet por jo duke u vendosur drejtësia. Për një njeri si Kacifas e gjithë Greqia u ngrit në këmbë si shtet, u bë gjithë ajo bujë e madhe në shtetin helen dhe i dolën përkrah të gjithë si qeveria, si shteti grek si populli për të kërkuar që për të të vihej drejtësia duke e dënuar rëndë rastin e vrasjes së tij nga policia shqiptare, po për Dorianin, djaloshin Pogradecar të vrarë nga policia greke pse s’ngrihet shteti, qeveria, të gjitha palët politike për të kërkuar drejtësi edhe të mbështesin vënien e drejtesisë?
Imagjinoni ç’do kishte ndodhur n.q.s Doriani do kishte qënë shtetas grek dhe të ishte vrarë nga policia shqiptare, imagjinoni n.q.s Doriani do kishte qënë shtetas Amerikan, Anglez, Gjerman apo Suedez ç’do kishte ndodhur, si do ishte reagimi i këtyre shteteve. Po për gjithë qytetarët e tjerë shqiptarë të vrarë jashtë shtetit pse s’ngrihet shteti ynë ti mbështesë e të kërkojë drejtësi. Pra, të gjitha këto raste që përmendëm më sipër tregojnë se, shteti shqiptar nuk ju del për zot fëmijëve të saj, bijëve e bijave të saj duke mbrojtur të drejtat e tyre kudo ndodhen por i le në mëshirën e fatit.
This blog post has been Digiproved © 2019