Organizmi qe mund të konsiderohet me të vërtetë si establishment është Bashkimi Europian. Lëvizjet anti BE janë forcuar shumë kohët e fundit, dhe jo pa shkak.
Kriza e refugjatëve, mosmenaxhimi i duhur i pasojave të krizës së 2008, kthimi i BE-së në një fole për çdo lloj „majtizmi kulturor“ (të cilin e kemi përmendur dhe në pjesët e mëparshme të artikullit), ndarja veri-jug etj, e kanë bërë BE-në me të drejtë një nga organizmat ndërkombëtarë më të urryer në sytë e popujve europianë.
Interesant për tu përmendur është diskrepanca në qendër të BE-së. BE-ja përpiqet të krijojë ndjenjën se është projekt demokratik i popujve europianë. Se nuk ka deficite demokratike dhe se tërë kohës e kam mendjen te hallet e europianit të thjeshtë. Defiçitet demokratike të BE-së janë të mëdha. Përveç fuqisë së Parlamentit Europian, shumica e pushtetit qëndron në duart e Komisionit Europian dhe Këshillit Europian. Parlamenti Europian ka fuqi votuese në miratimin e disa ligjeve (jo të gjithave), por nuk ka të drejtën e iniciativës.
Pra ekzekutivi i vendeve anëtare barazohet me pushtetin kryesor dhe në çështjet e BE-së. Në një kohë normale, ku besimi i popullit në partitë kryesore është i lartë, kjo mund të jetë e justifikueshme. Në momentin që besimi i popullit bie te partitë kombëtare dhe te përfaqësuesit kombëtarë, delegimi i sovranitetit kombëtar në një instancë supranacionale të dominuar nga po këta përfaqësues, nuk bën sens. Por gjithsesi, mos të nxitohemi dhe të gjykojmë BE-në padrejtësisht, çështjet duhen trajtuar një nga një.
Fillimisht problemi i drejtuesve të BE-së dhe defiçitit demokratik.
Përveç problemit që përmendëm më sipër, ka, për mendimin tim, një problem dhe më të madh në strukturat drejtuese të BE-së. Përtej defiçiteve formale demokratike ka dhe defiçite joformale. Nominimi i Annegret Kramp-Karrenbauer nga hici, papritur dhe kundër procedurave formale normale tregon fytyrën e vërtetë të BE-së. Vërtet ka procedura formale por ka dhe procedura jo formale për marrjen e pushtetit.
Përveç Barroso-s, një figurë e ndyrë e kthyer në ultrakapitaliste nga ultrakomunist që ishte dikur, rallëherë ka patur kryetarë te Komisionit Europian që nuk kanë ardhur nga Europa Veriore. Secili në BE ka mbështetje financiare nga banka, investues spekulatorë apo figura të ndryshme jo shumë të pastra.
Thuajse pa përjashtim. Duhet të kujtojmë thjesht WikiLeaks dhe implikimet e shumë funksionarëve europianë me Soros-in apo faktin se Barroso merr rol drejtues te banka Goldman Sachs mbasi pushon së qeni kryetar i Komisionit Europian, për të kuptuar se sa thellë të korruptuara janë elitat europiane.
Normalisht jo aq sa ato amerikane, pasi prapë del ndonje ligj pro popujve tek tuk, por prapë të korruptuara. Mund të themi se një pjesë e mirë e llumit njerëzor zotëron pushtet në BE. Vetëm fakti se një person si Vlahutin arrin të mbajë një post ambasadori në BE tregon dekadencën e ketij institucioni. BE-ja është kthyer në një moçal ku vetëm çereku i moçalit nuk është plot me gjarpërinj helmues.
Kalojmë te problemet ekonomike. Kriza e 2008 shkundi tërë botën. Por Europën e shkundi më keq nga të tërë. Ndërkohë që Amerika kishte ringritur ekonominë dhe Kina po ashtu Europa mbështetej në mjete monetare për të pasur rritje minimale ekonomike.
Përdorimi i QE (Quantitative Easing), i cili mbahet si mjeti i fundit për shpëtimin e një ekonomie, vazhdoi të përdorej nga Banka Qëndrore Europiane deri para pak viteve.
Përqëndrimi i fuqisë ekonomike tek Gjermania, deri diku Franca dhe vendet veriore çon në pakënaqësi në vendet jugore. Pyetja që duhet bërë është: A është BE-ja neoliberale? Nëse do pyesnim a është Amerika totalisht neoliberale, përgjigja do ishte një po e fortë.
Kjo thjesht për shkakun se 99% e vendimeve ekonomike që merren nga shteti amerikan janë neoliberale. Në rastin e BE-së pyetja bëhet më e vështirë. Politikat fiskale? Po, janë. Politikat monetare? Jo dhe aq. Friedman do ishte tmerruar nga normat e ulëta të interesit të vazhdueshme të BQE. Nga ana tjetër mund të themi se „përqëndrimi i parasë“ dhe dëshira që paraja të rrjedhë për nga „sipër“ nuk janë aspak mendime keynesiane.
Gjithashtu mosqarkullimi i parasë dhe financializimi i ekonomive. Politikat sociale? Këto janë të lidhura me politikat fiskale. Në momentin që ka kufizime ndaj të parës dhe të dytat do kenë kufizime.
Ky është austeriteti i shumëpërmendur. Pra po. Kemi dhe këtu neoliberalizëm. Politikat e lëvizjes së kapitalit? Absolutisht po. Politikat bankare? Pa asnjë dyshim. Politikat tregtare? Po. Kjo nuk do të thotë që nuk ka asnjë përpjekje për të bërë diçka.
Rasti me bursën zvicerane, përpjekja për të taksuar ndërkombëtarët si Apple etj tregojnë se në BE edhe bëhet ndonjë gjë. Nga ana tjetër ama, rasti grek tregon se i vogli në BE hahet nga i madhi. Ndjenja anti-establishment është shumë e kuptueshme kur sheh nga njëra anë imazhin e shenjtorit që BE përpiqet të krijojë ,dhe nga ana tjetër të vërtetën.
Një arsye tjetër, për mendimin tim, se pse ndjenjat anti-BE janë kaq të theksuara kohët e fundit është përhapja e mentalitetit të tipit: Nuk ka rrugë tjetër!
Kudo, sidomos në Angli mbas marrjes së vendimit mbi Brexit, ideja është se BE-ja ështe zgjidhja e vetme. Po, BE-ja mund të ketë probleme por duhet reformuar. Po, mund të jetë neoliberale por s’kemi çi bëjmë sepse tregtia duhet të vazhdojë pandërprerë. Është pikërisht kjo ndjesi që i inatos popujt europianë.
Shpëtimi i Euros dhe Bail Out grek me cdo kusht, ulja e normave të interesit me çdo kusht, marrja e emigrantëve me çdo kusht. Togfjalëshi „me çdo kusht“ është togfjalëshi më i gabuar nëse do të tërheqësh njerëzit e vendeve demokratike në anën tënde.
Kjo, sidomos në rastet kur je nën dyshim si një organizatë jo demokratike dhe e dështuar.
Gjeopolitikisht njerëzit gjithashtu ndihen të braktisur nga BE-ja. Tërë këto vite Kina ka bërë çfarë ka dashur ekonomikisht në BE. Deri diku vazhdon akoma të bëjë ç’të dojë. Rasti i fundit, ku BE-ja merr masa ekonomike ndaj Kinës është i parëndësishëm, i pamjaftueshëm.
Duhen kapur dhe dy çështje të fundit për të kuptuar ndjenjat anti BE. Ligjet e pafundme burokratike dhe deri diku të panevojshme. Ky sentiment ka qënë deri diku i përqëndruar në Angli deri kohët e fundit. Anglia tradicionalisht ka qenë „Anti- regulation“ por kjo ndjesi po përhapet dhe në Gjermani.
Direktivat mbi ngjyrën e lejuar të patateve të skuqura dhe direktivat mbi sasinë e lejuar të kripës në restorante normalisht do ti nxehin popujt europianë që po luftojnë me probleme shumë më të mëdha se këto. BE-ja është kthyer në një përbindësh burokratik që përpiqet të rregullojë dhe çështjet më pa rëndësi.
Për ta mbyllur do e mbyllim me problemin e fundit. BE-ja mund të mbijetonte, për mendimin tim, nëse nuk do kishte prekur çështjet „kulturore“. Kur bëhet fjalë për identitetin e tyre, për kombet e tyre dhe për kulturat e tyre, njerëzit bëhen të pabindur dhe më shumë se sa kur bëhet fjalë për ekonomitë e tyre.
Thjesht mjafton të shohim se sa i suksesshëm është Orbani në Hungari për ta kuptuar këtë fakt. BE nisi të degradojë fort kur filloi të predikonte për emigrimin masiv, korrektesën politike etj.
BE-së mund ti vijë fundi së shpejti. A do zëvendësohet me nje projekt tjetër më të pranueshëm apo a do ketë qeverisje kombëtare më të pranueshme në Europë, kjo mbetet për tu parë.
This blog post has been Digiproved © 2019