Harresa ndër Shqiptarë

Një nga faktorët më të rendësishëm për ruajtjen e palcës së një kombi është kujtesa kombëtare. Nëpërmjet kujtesës kombëtare një komb rigjeneron kapacitetet e tij për të ardhmen, brenda saj përmblidhen të gjitha veprat e mëdha, përpjekjet për tia dalë mbanë, si dhe njerëzit e mëdhenj që kanë lënë gjurmët e tyre në histori për […]
Koka pa krye

Në tridhjetë vjet tranzicion në një mënyrë krejt jopolitike përsëri spikat ai fenomen që njihet si të pasurit koka pa krye, në krye të vendit. Kokat pa krye për së prapthi arrijnë të përkufizojnë klimën politike në vend. Klima shpërfaqet në formën e një lavjerrësi, një lavjerrës që lëkundet ngulshëm sa në një anë e […]
Kundër përtacisë dhe pandershmërisë intelektuale.

Pandershmëria intelektuale nuk është e njejtë me hajdutërinë. Kjo e fundit ka të bëjë me përvetësimin e pronës intelektuale. Shembuj të hajdutërisë intelektuale kemi plot, që nga plagjiaturat e doktoraturave e deri tek librat e shkruar copy-paste nga interneti e të përkthyera atypëraty, automatikisht. Pandershmëria intelektuale nga ana tjetër është një fenomen me pasoja shumë […]
Një “krodhe buke”….

Shqiptari ka parime për jetën e tij vetjake, për jetën familjare po nuk ka dhe nuk çmon parime për atë që thuhet “interes i përgjithshëm”. Kjo gjë rrjedh edhe nga fakti se Shqiptari përmes kaq shekujve robërie u mbyll në veten e tij, në familjen e tij dhe nuk pati raste që ta derdhë këtë […]
Kina dhe Plani Morgentau: Mësimet që nxjerrim nga këto dy ngjarje.

Pas mbarimit të luftës së dytë botërore, dy ishin planet kryesore se çfarë do bëhej me Gjermaninë: Plani Marshall dhe plani Morgentau. Plani Marshall nuk ka nevojë shumë të shpjegohet. Amerika ndihmoi rindërtimin e Europës me anë të kredive që i dha shteteve europiane. Europa ishte nën mburojën amerikane për sa i përket ushtrisë dhe […]
Në kufijtë e ekzistencës: Sëmundja Moldaviane dhe Shqipëria

Në pamje të parë Moldavia është një shtet normal, i gjendur në skaje të Europës Lindore, afër me Rusinë, vetëm Ukraina e ndan nga kontakti i menjëhershëm. Megjithëkëtë, Moldavia përfaqëson me plot të drejtë, një të ardhme hipotetike për të gjitha vendet e Rajonit Tranzicional. Kjo e ardhme ka për karakteristikë, mospërfundimin e famshëm të […]
Toka midis tre deteve

Në rajonin tranzicional të Europës kontinent, përbashkohen disa faktorë historikë dhe kulturorë që përbëjnë tragjedinë më të madhe të kontinentit. Rajoni përkufizohet si tranzicional, sepse përbën anën tjetër të ish Perdes së Hekurt, pra ky rajon, përveç së qenit krijesë historikisht e flijuar për interesat e Perëndimit apo Rusisë, kërkon edhe të futet në Perëndim, […]
Formë-e-jetës – Giorgio Agamben

Huazuar nga helioslux.al 1. Grekët nuk kishin një term të vetëm për të shprehur atë që ne kuptojmë me fjalën jetë. Ata përdornin dy terma semantikisht dhe morfologjikisht të dallueshëm: zoe, që shprehte faktin e thjesht të të jetuarit të përbashkët me të gjitha gjallesat (kafshë, njerëz, zota) dhe bios, që shenjonte formëën ose mënyrën […]
